Parqet Kombetare te shqiperis, Albania |
http://www.moe.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=57&Itemid=70
Parku Kombëtar “Dajti”
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka nje siperfaqe prej 29,216.9 ha.
Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në
lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Tipike
e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate . Ky park është
një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet
"Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit .
Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience
te veçante.
Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.
Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specia e rrezikuar
Parku Kombëtar “Lura”
Ka
një siperfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit
"Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të
Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të
parkut ndodhet "Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka
bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë
shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e
ekoturizmit.
Parku “Mali i Tomorrit”
Ka
një sip 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të
ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një
kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente
në çdo stinë.
Parku Kombëtar “Divjake-Karavasta”
Ka një sipërfaqe prej 22,230.2
ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të
Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e
Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të
Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të
rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku
përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të
popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij
shpendi ne europe.
Parku “Llogarasë”
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, me nje siperfaqe 1,010 ha në
kufirin hapesinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë
takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet
ndikimi i korenteve.
Parku "Bredhi i Hotoves-Dangelli"
Bredhi
i Hotovës-Dangelli është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë
pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkeria
natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 34,361 hektarësh
dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi
Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të
Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në
dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të
shijosh freskinë e tij.
Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij. Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem, pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë. Flora dhe fauna Bredhi i Hotovës-Dangelli konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas. Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedër etj. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.
Parku "Qafe Shtama"
Ka
një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të
qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe
mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës
Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë
mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që
ajo ofron
Parku Kombëtar Zall Gjocaj
Ka
një sipërfaqe prej 140 ha dhe ndodhet afro 40 km në verilindje të
qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e këtij parku është mjaft
piktoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa burimeve dhe e rrjetit
të përroskave.
Parku Kombetar "Prespa"
Ka
një sipërfaqe prej 27,750 ha, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun
Kombetar me te madh te Shqiperise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të
Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së
Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë
është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat
eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël,
kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit
në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë
përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të
kryeministrave të të dy vendeve.
Parku Kombetar "Butrinti"
Ky park perfshin një sipërfaqe prej 8,591.2 ha. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.
Lugina e lumit të Gashit
Me nje siperfaqe prej 3,000 ha, kjo
zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më
verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis
Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili
derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit.
Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë. Shpatet e luginës janë të veshura me pyje dushku, ahu dhe sidomos me halorë. Kjo zonë është strehë edhe për kafshë të egra si ariu i murrmë, dhia e egër, ujku, ketri, shqiponja e malit etj. Zona e luginës së lumit të Gashit shquhet për reshjet e dendura të dëborës. Një ndër atraksionet më të bukura të kësaj zone janë edhe prezenca e kompleksit të liqeneve akullnajore të Dobërdol - Sylbicës, ku gjenden 8 liqene të tilla.
Lagunat e Kune - Vainit - Tale
Me nje siperfaqe prej 4393.2 ha, ky
sistem lagunor dhe njëkohësisht zonë e mbrojtur gjendet në
grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë shpendë ujorë dhe gjenden dy
laguna, ajo e Cekës me sip 235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. Surpriza më e
këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sip prej 125 ha
në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i mbuluar me
një bimësi të harlisur hidrofile. Aty rriten shkurre të gjelbërta
mesdhetare, liane, shelgje, Frashëri etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje
bimësh. Përsa i takon faunës nga shpendët përmendim rosat e egra,
fazanët, qukapikët, karabullakët, çapkat, rosën e madhe krye kuqe etj.
Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh,
22 reptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6 lloje amfibësh nga 15 që ka
Shqipëria dhe disa lloje gjitarësh. Aktivitet kryesore që mund të
zhvillohen janë observimi i shpendëve dhe eko turizmi.
Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” |
Nessun commento:
Posta un commento