EXPLORE-ALBANIA kryen udhëtime nëpër të gjithë Shqipërinë. Në këto udhëtime
njerëzit njohin natyrën tonë të virgjër, malet, liqenet malorë,
shpellat, pyjet, lumenjtë, historitë e legjendat dhe shijojnë ushqimin
BIO të zonave të ndryshme.
Jemi
një grup shokësh që merremi me sportin e alpinizmit që nga viti 1981,
duke kryer udhëtime dhe ngjitje nëpër male. Kemi lëvizur në të gjithë
Shqipërinë, me qëllimin e vetëm për të pushtuar majat e maleve të vendit
tonë. E kështu vit pas viti, deri sa menduam se kishte ardhur koha që
njohuritë dhe aftësitë tona t’i vinim në shërbim të të apasionuarve të
tjerë, që të gjithë të shijojnë dhe të
njohin bukuritë e vendit tonë të
mahnitshëm. Per me shume Info;
Nessun commento:
Posta un commento