10 maggio 2012

Panairi i Turizmit I.T.B. Berlin, 07- 11 Mars 2012

Panairi i Turizmit I.T.B. Berlin, 07- 11 Mars 2012

 

Panairi ndërkombëtar i turizmit I.T.B Berlin është pothuajse panairi më i madh dhe me i rëndësishëm i turizmit, i cili zhvillohet në Europë dhe njëkohësisht, dhe njëri prej më të mëdhenjve në botë. Me 26 pavijone dhe me përfaqësimin e 182 vende të botës pa pëfshirë stendat e vendit mikpritës, Republikës Federale Gjermane, ai është një vend takimi i rëndësishëm dhe frutdhënës për biznesin e turizmit. Tregu Gjerman radhitet i shtati për nga numri i vizitorëve të huaj të cilët vijnë në vendin tonë. Duke parë profilin e këtij tregu i cili e frekuenton Shqipërinë, kryesisht për qëllime turizmi dhe biznesi, si dhe duke patur parasysh fuqinë ekonomike, Gjermania mbetet një mundësi mjaft e rëndesishme për thithjen e flukseve turistike. Pozita mjaft e favorshme e Gjermanise si urë lidhëse midis vendeve dhe tregjeve të zhvilluara të Evropës perëndimore nga njëra anë dhe vendeve të Evropës qendrore e lindore nga ana tjetër përbën një mundësi mjaft të mirë për kontakte të rëndësishme europiane e më gjerë.  Një punë intensive dhe koordinative është kryer në vijimësi me të dy shoqatat e bizneseve turistike, A.T.A dhe U.O.T.SH. për përcaktimin e subjekteve private pjesëmarrëse në këtë panair.
Panairi ndërkombetar I.T.B Berlin 2012  u zhvillua për pesë ditë nga 7 deri 11 mars 2012 në qendrën e panaireve “Messe Dam” te Berlinit. Vendi ynë u përfaqësua me anë të një stende me një sipërfaqe prej 117 metra katrorë, në forme ishulli, me orientim nga pjesa qendrore e hollit dhe dy magazina në pjesën e prapme, e cila përmbante 14 desqe promovuese dhe 12 tavolina takimesh. Gjithashtu në hapsirën e brendshme të stendës u ofrua shërbimi i barit nga ana e Aeroportit të Tiranës.

Pjesë e stendës së Shqipërisë, krahas Agjencisë Kombëtare të Turizmit ishin edhe një pjesë e rrjetit të agjencive tona turistike si dhe subjekteve private si Tirana Airport, Albtours D, Albturist Albania, Elite Travel, "Nord Albania" Tour Agency, ATHS Albania, Ventouris Ferries, Albania Private Tours, Europa Travel, Adria Ferries, Shkodra Travel, Attractive Travel, Onufri Voyage, Sondor Travel, Happy Tours dhe LAB Travel.

Stenda e Shqipërise ishte e vendosur në të njejtin pozicion, në e cilin gjendet prej disa vitesh. Pranë saj ishin stendat e vendeve të Kaukazit si ato të Gjeorgjisë, Armenisë,  Azerbajxhanit si dhe stendën e Bullgarisë i cili është vend i rajonit tonë të Ballkanit. Pranë stendës tonë gjendej pavijoni i Turqisë i cili siguronte një fluks të rëndesishëm vizitorësh edhe për stendën tonë.

Gjatë pesë ditëve të zhvillimit të panairit, të cilat ishin të konceptuara tre ditë për biznesin dhe dy ditët e fundit për publikun, në stendën tonë u vu re një interesim i lartë dhe i konsiderueshëm nga subjekte të ndryshme europiane, për të orfuar shërbime të specilalizuara për promovimin e vendit tonë si destinacion turistik në këtë treg. Fluksi i takimeve ndërmjet agjencive turistike shqiptare dhe atyre të huaja, ishte më i larti i katër viteve të fundit.

Gjate ditëve të panairit u realizuan në stendën e Shqipërise, rreth 30 takime midis A.K.T dhe subjekteve të huaja. Kontaktet ishin me kompani marketingu, përfaqesues PR, media të ndryshme të shtypura ose elektronike, menaxhere faqesh interneti si dhe agjenci të cilat shprehën interes për vendin tone si destinacion turistik.

Takimet e realizuara gjatë ditëve të këtij paniri ishin të shumëllojshme dhe përfshinin një gjeografi të pasur vendesh. Sidoqoftë mbizotërimi kryesor ishte nga ana e subjekteve gjermane, britanike, franceze, si dhe nga një numër i lartë vizitorësh individuale. Një rëndësi të veçantë paraqesin disa gazetarë indipendentë të cilët kanë shprehur interes për të njohur dhe publikuar artikuj për Shqipërinë.

Me një pjesëmarrje të gjatë në këtë aktivitet Shqipëria sidomos gjatë viteve të fundit ka arritur të krijojë një profil të vetin në panairin e I.T.B. Berlinit. Arritje pozitive ka shënuar imazhi i stendës së turizmit shqiptar, imazh i cili është përzgjedhur ndërmjet 20 projekt-propozimeve të ndryshme dhe ndjek të njëjtën linjë konceptuale me imazhin e paraqitur në panairin e Milanos së këtij viti. Organizimi i hapsirës dhe paraqitja e përgjithshme, e cila përmbante rreth 35 metra katrorë imazhe fotografike promovuese, mori vlerësime të konsiderueshme nga subjektet pjesëmarrëse, si dhe nga ekspertë të fushës së promocionit turistik. Gjatë pesë ditëve të panairit u vu re një interesim mjaft i lartë si nga ana e vizitorëve të biznesit, të përfaqësuar prej kompanive të ndryshme të marketingut, përfaqësuesve PR, mediave etj ashtu edhe nga ana e vizitoreve individuale të cilat shprehën interes për potencialet dhe produktet turistike shqiptare.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate