05 maggio 2012

Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, ne alpinistët e Shoqatës Dajti Alpino-Turistik Synojme te vendosim Flamurin Shqiptare ne Majen e Botes, EVEREST.


Qytetarë! Sportdashës! Institucione!
POSTER
Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, ne alpinistët e Shoqatës Dajti Alpino-Turistik i kemi hyrë muaj më parë punës stërvitore me synimin që të pushtojmë majën më të lartë të Planetit tonë, Everestin (8848 m).
Është pak të themi se ky është një detyrim sportiv dhe moral, kulmor për lëvizjen alpinistike shqiptare dhe më gjërë.
Janë të shumtë miqtë dhe të njohurit që po na mbështesin për të formësuar ekipin e nevojshëm prej tetë alpinistësh, por deri tani me mbështetjen financiare që kemi siguruar (duhen 35.000 dollarë për një alpinist) ekipi formohet me tre veta dhe kjo kryesisht falë sponsorizimit që na bëjnë kompanitë Vodafone, Raiffeisen Bank dhe fondacioni Besa.

Ja mëtuesit për krijimin e ekipit për ngjitjen e majës EVEREST (8.848 m)

Mateo Begeja, lindur në Tiranë më 9 korrik 1993 dhe banues në Tiranë.

Është maturant në gjimnazin “Sami Frashëri”
Ka ngjitur me sukses malet Mont Blanc dhe Kilimanjaro

Erlin Rudho, lindur në Tiranë më 4 tetor 1989 dhe banues në Tiranë.

Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë (Multimedia).
Momentalisht është artist elitar.
Ka ngjitur me sukses malet Kilimanjaro dhe Elbrus.

Iglin Shyti, lindur në Tiranë më 4 mars 1988 dhe banues në Tiranë.

Është dipliomuar në Teknologji ushqimore.
Momentalisht kimist ne kompanine Kraco.
Ka përvojë ngjitjesh në malet tona.

Menduh Zavalani, lindur në Korçë, më 15 qershor 1987 dhe banues në Tiranë 

Është student në prag të diplomimit për Master Shkencor si Arkitekt-Urbanist, në Universitetin Politeknik të Tiranës
Ka përvojë ngjitjesh në malet tona.

Gerti Pishtari, lindur në Tiranë me 17 shkurt 1987 dhe banues në Tiranë.

Ka kryer Master Shkencor ne Ing. Telekomunikacioni.
Momentalisht është bankier.
Ka ngjitur me sukses malet Kilimanjaro dhe Elbrus.
Gjergj Ramku, lindur ne Tiranë më 30 qershor 1986 dhe banues ne Tiranë. Eshte diplomuar per inxhinieri Mekatronike dhe punon si inxhinier për pajisjet mjeksore.

Florian Haçkaj, lindur në Tiranë më 17 Korrik 1983. Ka kryer Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Bielefeld- Gjermani si dhe PostMaster në Menaxher Turizmi në Universitetin Lucern-Zvicër.

Momentalisht është Menaxher Shitjesh dhe drejtor turizmi për firmën Air Prishtina në Austri.
Është ngjitur me sukses në malet Mont Blanc dhe Kilimanjaro.

Fation Plaku, lindur në Tiranë më 9 dhjetor 1975 dhe banues në Tiranë.

Është diplomuar në Shkenca Politiko-Administrative
Momentalisht punon me trupin e sigurisë dhe është shoqërues i ambasadorit të ShBA.
Ka ngjitur me sukses malin Elbrus.

Gjergji Bojaxhi, lindur në Tiranë më 28 mars 1974 dhe banues ne Tiranë.

Është diplomuar në filozofi dhe histori në shkencë dhe ka kryer Mastër në Mardhënie Ekonomike me Jashtë në John Hopkins University, USA.
Momentalisht i vetëpunësuar.
Ka ngjitur me sukses malet Mont Blanc dhe Elbrus.

Xhim Begeja, lindur në Tiranë më 1 prill 1965 dhe banues në Tiranë.

Diplomuar në Universitetin Bujqësor për administrim dhe manaxhim të zonave rurale.

Ibrahim Haçkaj, lindur në Tiranë më 18.11.1949, i diplomuar në vitin 1972 në Veterinari dhe në vitin 1988 në Ekonomik.

Momentalisht konsulent i jashtëm pranë zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Një nga 6 krijuesit e Shoqatës sonë si dhe ish kryetar i kësaj shoqate për 10 vite deri në 2009. Organizator dhe pjesëmarrës në ngjitje të ndryshme: në Kampin Bazë në Everest 2004, Mont Blanc 2008, Mount Kilimanjaro 2010.

Qytetarë! Sportdashës! Institucione!
Ju lutemi që të kontribuoni dhe të na ndihmoni, në mundësitë tuaja financiare, që kjo përpjekje stërvitore që po kryejmë, të kurorëzohet me një ekip prej tetë alpinistësh.
Ju mund të ndihmoni financiarisht Shoqatën tonë për ndërtimin e ekipit në numrat e llogarive tona bankare, por ju mund të ndihmoni edhe mëtues të veçantë të ekipit mbi bazën e simpative tuaja në të njëjtat numra llogarie.

Mos harroni që ndihma juaj do të kujtohet për një kohë të gjatë si kontribut në një sipërmarrje sportive madhore shqiptare.
Depozitimin e kontributit tuaj mund ta bëni në ProCredit Bank me keto Iban:
në Lek: AL9320911080000100908850001,
në Euro: AL17209111080000100908850302
dhe në Dollar: AL06209111080000100908850403.
Ne do Ju jemi thellësisht mirënjohës!
Me respekt
Shoqata Dajti Alpino-Turistik
Rr. Dibrës nr. 124 – Tiranë
www.shdat@org.al

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate