09 maggio 2012

Ndërtohet rruga e Hotolishtit, hapësirë për turizmin malor 2012

Ndërtohet rruga e Hotolishtit, hapësirë për turizmin malor

Pak vite më parë udhëtimi drejt komunës Hotolisht në Librazhd, ishte thuajse i pamundur për shkak të infrastrukturës tepër të amortizuar. Për të vizituar edhe më tej Parkun Kombëtar të Shebenikut është dashur që të kryhen një sërë investimesh në rrugë dhe ura, duke e kthyer zonën në nëj potencial për turizmin malor. Banorët e shohin këtë ndryshim si një mundësi për të zhvilluar më tej ekonomitë e tyre. Mbështetja që buxheti i shtetit i ka dhënë investimeve në këtë zonë ka ndikuar në transformimin e dukshëm të infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së banorëve.
Komuna Hotolisht përbëhet nga tetë fshatra. Ajo ka një popullsi prej 7 mijë banorësh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 152 kilometrash katrorë në kufi me Maqedoninë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate