15 maggio 2012

Muzeu i Pavarësisë, Vlorë , Albania

Muzeu i Pavarësisë, Vlorë

muzeu-i-pavarësisë,-vlorë

.
Tel. 0(33)29419
Orari i vizitave:
Çdo ditë :
9°°-13° dhe 17°°-20°°
Pushim: E diel.


Muzeu  i Pavarësisë, u përurua më 28 Nëntor të vitit 1962.

Ai është i vendosur në ndërtesën ku gjatë vitit 1913, u vendos dhe punoi Qeveria e parë shqiptare.  Kjo ndërtesë ruan vlera arkitekturore të një banese dykatëshe qytetare vlonjate dhe është shpallur monument kulture.

Muzeu ka tetë dhoma të pajisura me orendi origjinale të shek. të XIX.  Në këtë muze janë të ekspozuara me dhjetra objekte dhe relike autentike, dokumente, botime, vepra arti etj.

Ndër mjediset më të rëndësishme të muzeut përmendim kabinetin e punës të Kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemali, dhe sallën e mbledhjeve te Qeverise Provizore. Vlen të përmendet fakti se në godinën e Muzeut të Pavarësisë, ka funksionuar për 6 muaj qeveria e shtetit të parë shqiptar. Në mjediset e këtij muzeu, janë ekspozuar shumë dokumente dhe objekte origjinale të kohës si flamuj, letërkëmbime origjinale të periudhës para shpalljes së pavarësisë dhe shumë objekte të tjera me vlera kulturore dhe historike.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate