18 maggio 2012

Butrinti, Albania

Butrinti

butrint5

I shpallur Park Arkeologjik Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.82, dt.02/03/2000.















butrint4

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, rreth 18km në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Me çfarë është zbuluar deri më sot,  gjurmët e para të këtij qyteti me përmasa mitologjike  datojnë në shek. VIII p.e.s, ndërsa mitet e lidhin origjinën e themelimit të tij me   Trojanët.

butrint3

Formën më të plotë si një qytet i rëndësishëm dhe i fortifikuar mirë, Butrinti e mori rreth shekullit të IV p.e.s, duke ju dedikuar e njëkohësisht sinjifikuar me kultin e perëndisë Asklep. Ndërsa më vonë, në periudhën romake perandori August themeloi një koloni në Butrint duke funksionuar deri në shekullin e VI e.s si një qytet - port i vogël.
Historia e mëpasme mesjetare e qytetit është e trazuar. Qyteti përfshihet fillimisht në luftërat midis perandorisë Bizantine dhe Normanëve, si dhe Anzhuinëve e Venecianëve, e më pas në konfliktet midis Republikës së Venedikut dhe perandorisë Otomane. Nga fillimi i shek.XIX qyteti përfundoi në një fshat të vogël peshkatarësh pranë një kulle mbrojtëse të ndërtuar nga Venecianët.
butrint2

Gjatë gjithë periudhave shumëshekullore, kulturat dhe dominimet e ndryshme kanë lënë moumentet e tyre në Butrint. Ndër monumentet kryesore përfshihet teatri elegant i periudhës Greke të shek.IV p.e.s, me kavenë e tij të bukur dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempulli i Asklepit në perëndim të teatrit, grupi i shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit. Më tej ndodhen rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister i madh i periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI e.s, si dhe bazilika e ruajtur mirë e po këtij shekulli (e rikonstruktuar në mesjetë). Gjithashtu rrënojat e Nimfeut të shek.II, të vendosur pranë bazilikës dhe kilometra të tëra muresh antike mbrojtëse që datojnë në periudhat Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.
butrint

Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.
Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një bimësie sub-tropikale me dafina dhe pemë të larta që dominojnë zonën.     



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate