BE, projekt për zhvillimin e turizmit në Dardhë të Korçës

Delegacioni
i Bashkimit Evropian po promovon nëpërmjet një projekti turizmin në
fshatin e Dardhës në Korçë dhe në tre fshatra në Maqedoni. Këto fshatra
janë përzgjedhur për karakteristikat e tyre të përbashkëta. Janë të
gjitha fshatra malore, me lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit,
kanë potencial për forma të ndryshme të turizmit alternativ. Gjithashtu,
fshatrat e përzgjedhur në këtë paketë turistike janë të kërcënuar nga
braktisja për shkak të të ardhurave të pakta financiare të banorëve.
Nessun commento:
Posta un commento