Apollonia, Albania
Oratori
i famshëm Ciceroni, i mahnitur nga bukuria e Apollonisë, e quajti magna
urbs et gravis –qytet i madh dhe hijerëndë. I ndërtuar në shekullin VII
para Kr. nga kolonë Grekë, të ardhur nga Korinthi dhe Korkyra, qyteti i
lashtë është i vendosur rreth 11 km në perëndim të qytetit të Fierit.
Gërmimet arkeologjike tregojnë se Apollonia arriti
kulmin e zhvillimit në shekujt IV-III para Kr. Në shekullin I para Kr.,
Oktavian Augusti studioi filozofi në Apolloni, deri kur dëgjoi për
vrasjen e Çezarit në Senat dhe shkoi të bëhej perandori i ardhshëm
Romak.
Qyteti ka një mur rrethues 4 km të gjatë dhe një sipërfaqe prej 137 ha. Gjatë fazave të zhvillimit të qytetit, numri i banorëve brenda mureve të tij të lartë, ka shkuar deri në 60.000. Disa nga monumentet më të vizitueshëm janë Buleterioni (Këshilli i qytetit), Biblioteka, Harku i Triumfit, Tempulli i Artemisës, Odeoni i ndërtuar në shekullin II para Kr., një Stoa dy katëshe 77 m e gjatë, një teatër me kapacitet 10.000 spektatorë, dhe Nimfeun (një depo uji monumentale me sipërfaqe rreth 2000m2), e cila është parë edhe nga Sulla, perandori Romak që vizitoi Apolloninë, sikurse tregojnë burimet antike.
Në shek IV-III pas Kr., Apollonia pësoi dëmtime të mëdha nga disa tërmete, të cilat zhvendosën lumin Vjosa drejt jugut. E privuar nga porti i saj dhe e dëmtuar nga tërmetet dhe dyndjet Gotike, Apollonia shkoi me shpejtësi drejt rrënimit, duke humbur gjithë madhështinë e saj. Në ditët e sotme, në këtë sit mund të shkohet me lehtësi nëpërmjet qytetit të Fierit, nga ku mund të shihen pamje të veçanta të detit Adriatik dhe prapatokës.
Nessun commento:
Posta un commento