Wall Street Journal e ka përzgjedhur një prej këtyre fotove të
realizuara nga fotografi i Reuters, Arben Çeli, për të qenë foto e
ditës.
Janë foto spektakolare të rivierës shqiptare, që vijnë në këto ditë
jashtëzakonisht të nxehta vere. Janë foto që tregojnë Shqipërinë e
bukur, jo atë të mbushur me vrasje, shpërthime, aksidente, dhunë verbale
dhe padrejtësi.

Magjia e ujërave të kristaltë të Dhërmiut ka qenë një nga fotot e ditës
në gazetën prestigjoze e me famë ndërkombëtare, Wall Street Journal. Mes
fotove të tjera që shënonin ngjarje nga vende të ndryshme të botës,
gjendet edhe “shkprepje” e fotografit shqiptar Arben Celi për agjencinë e
lajmeve Reuters.Diçitura e fotos është: “COOLING OFF: A girl
stood on a beach in Dhërmi near Vlorë, Albania, Wednesday. Hot weather
has gripped Albania, with temperatures reaching 102 degrees Fahrenheit.
(Arben Celi/Reuters)” (FRESKIM: Një vajzë qëndron në një plazh në
Dhërmi, pranë Vlorës, Shqipëri, të mërkurën. Moti i nxehtë ka shtrënguar
Shqipërinë me temperatura që shkojnë deri në 102 gradë Fahrenheit)

Nessun commento:
Posta un commento