02 luglio 2012

Sezoni turistik, patrullim i përbashkët policor Shqipëri-Kosovë


Sot më 01 Korrik 2012 ka nisur zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit, e cila është nënshkruar para pak kohësh mes autoriteteve policore nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj.
Marrëveshja edhe këtë vit ka për qëllim që Policia e Kosovë t`i ofrojë mbështetje Policisë së Shqipërisë në sigurimin rrugor gjatë sezonit turistik veror deri më 30 gusht.
Sheremet Ahmeti, drejtori i Divizionit të qarkullimit Rrugor në Policinë e Kosovës ka thënë në një konferencë për media në Morinë - vendkalimi kufitar me Shqipërinë, se marrëveshja ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve dhe rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore.
Edhe drejtori i policisë rrugore, Vullnet Topalli, ka pohuar se kjo marrëveshje ka si synim kryesor parandalimin e aksidenteve.
“Pikërisht sot do të fillojmë planifikimin e shërbimeve dhe patrullimin e përbashkët ndërmjet policisë, pra punonjësve të policisë rrugore të shtetit shqiptar me punonjësit e policisë rrugore të shtetit të Kosovës. Patrullimi në bashkëpunim të këtyre dy policive, do të jetë në gjithë territorin e vendit, por kryesisht do të jetë në zonat ku fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë shtetin shqiptar në sezonin turistik veror”, ka pohuar Topalli.
Duke ditur se gjatë sezonit veror numri i qytetarëve të Kosovës që vizitojnë shtetin shqiptar është shumë i madh, zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u kanë bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047257315/titulli/Sezoni-turistik-patrullim-i-perbashket-policor-Shqiperi-Kosove

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate