10 luglio 2012

Mali i Robit në Kavajë, pushuesit ankohen për ujin e pijshëm


më 09 Korrik 2012
Një nga zonat më të frekuentuara turistike në bregdetin e Kavajës, sic është Mali i Robit vazhdon të përballet me probleme serioze sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndonese kjo zonë ka fluksin më të madh turistik, në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare Durrës -Kavajë, asgjë nuk është bërë për furnizmin e rregullt me ujë të pijshëm.

Në këtë situatë të rënduar rrezikohet largimi i pushuesve, të cilët mbeten të befasuar kur shohin që në cezmat e tyre nuk rrjedh uji i pijshëm. Banorët e zonës dhe pushuesit shprehen të indijuar nga kjo situatë e krijuar.

Është folur shumë për zgjidhjen e problemeve me ujë të pijshëm në zonat turistike, por pranë Malit të Robit situata është krejtë ndryshe. Megjithate, pushuesit nga vendi, Kosova, Maqedonia e me gjere nuk e kane braktisur kete zone bregdetare me vecatitet e saj turistike.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260249/titulli/Mali-i-Robit-ne-Kavaje-pushuesit-ankohen-per-ujin-e-pijshem# 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate