I rrethuar nga nje mjedis ekzotik, dhe
pamje piktoreske, “Shtepia e Pushimit” Divjake garanton freskine absolute ne
ditet e nxehta verore, qetesine dhe relaksin e deshiruar nga te gjithe.
Kompleksi yne ka per qellim percjelljen tek vizitoret te argetimit, zbavitjes, komoditetit
qe gjate monotonise se diteve te zakonshme mungon pothuajse plotesisht.
Lulishtja eshte nje gjerdan dekorativ,
gjelberimi i te ciles gershetohet me ate te natyres dhe krijon nje ambient
c'lodhes per nje kafe, pije …paradite ose mbasdite magjepese.
Kende lojerash per femijet dhe te
rriturit, bar, restorant, ambiente mahnitese, muzike live cdo fundjave ,sherbim
i kulturuar, gjithcka ju nevojitet...
Per rezervime ju lutem kontaktoni :
Visualizzazione ingrandita della mappa
Plazhi i Divjakës

Plazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore të ruajtura më
mirë në Shqipëri. Deti është i cekët dhe është i shkëlqyer për pushime
me fëmijë dhe familjen. Plazhi i Divjakës ka një shtrirje prej 15 km,
rëre të bardhë e kufizuar nga pylli me pisha, dhe është një destinacion
popullor ane e detit për mijëra pushues nga Shqipëria qendrore dhe ajo
jugore. Plazhi me rërë është i madh (250 m i gjerë nga ana e pyllit deri
tek uji në disa zona). Edhe gjatë kulmit të sezonit është e mundur që
të ecni lart e poshtë dhe të gjeni pak privatësi.

Dunat e rërës ndodhen në pjesën veriore. Sistemi i dunës është 15 km i
gjatë dhe mesatarisht 40-50 m i gjerë. Dunat e rërës nuk janë të
zhvilluara mirë, lartësia e tyre varion prej 1 deri në 2.5m.
Pylli me pisha i Divjakës mbulon një sipërfaqe prej 1100 ha, 700 ha
prej të cilave janë Park Kombëtar (që prej 1966). Nga ana lindore pylli
kufizohet me toka bujqë sore dhe laguna e Karavastasë dhe në perëndim nga rripi me rërë i bregdetit. Ekosistemi brenda pyllit është i shumëllojshëm.
Plazhi i Divjakës ofron mundësi të shumta për sportet ujore, eko-turizmin, dashamirësit e natyrës dhe të zogjve.
Pamje nga kompleksi "Shtepia e Pushimit" Divjak,Albania
Nessun commento:
Posta un commento