03 luglio 2012

Investimi, “elektrifikohet” pas 22 vitesh plazhi i Semanit,Fiere-Albania 2012

FIER – Pas më shumë se 22 vitesh më në fund në plazhin e Semanit rikthehet elektriciteti. Vajtja e energjisë elektrike në lokalet provizore për herë të parë pas viteve ‘90 ka bërë që tashmë plazhi i Semanit të mbipopullohet. Investimi prej rreth 4 km linjë elektrike e kryer nga komuna Seman ka bërë që ky plazh të mos gjallërohet vetëm ditën, por edhe në mbrëmje vonë. Tashmë jo vetëm banorët e Fierit, por edhe të zonave përreth si Roskoveci, Patosi, Ballshi etj i janë shtuar listës së frekuentuesve të bregdetit të Semanit.

Falë rrugës së shtruar, vlerave kurative për të cilën shquhet rëra e këtij plazhi si dhe qytetarizimit të ambientit buzë detit pranë pishave tashmë edhe Semani mund të renditet fare mirë ndër plazhet më të kërkuara. Sa i takon ujit të detit, ai është klasifikuar si një ndër detet më të pastra pasi aty nuk ka ndërtime, ujërat e zeza të të cilave të derdhen në të.

Ndërsa, problemi i naftës së dikurshme tashmë nuk ekziston më, kjo falë masave të marra nga qeveria dhe gjobat e vendosura firmave shtetërore e private kanë bërë që këto të fundit ta shohin më me seriozitet problemin. Nga ana tjetër, komuna ka ngritur një postbllok ku veturat paguajnë një taksë simbolike prej 100 lekësh, taksë e cila shkon në komunën Seman për punëtorët e pastrimit të plazhit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
 

Plazhi i Semanit 

Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth 2 km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rërë e imët dhe pyjet e bukur me pisha. Deti është i cekët dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë. Ka shumë restaurante fast food të shpërndara përgjatë plazhit, dhe që kryesisht ofrojnë byrek, sufllaqe, prodhime të freskëta deti dhe pije. Ata punojnë vetëm gjatë muajve të verës dhe janë hapur prej orës 07:00-19:00. Shumica e tyre ofrojnë shezlongë plazhi dhe çadra me qera (2 shezlongë dhe një çadër plazhi për 200 lekë për një ditë). Gjithashtu ato ofrojnë me qera edhe varka me pedale për një çmim prej 400 lekë për një orë.

Për të shkuar në Seman

Gjatë verës ju mund të shkoni në Seman me makinë private, taksi, furgon apo autobus:
  • Makinë: ka një tarifë hyrëse prej 50 lekësh për makinë. Tarifa paguhet vetëm gjatë muajve të verës.
  • Taksi: Merrni një taksi nga çdo stacion Taksish në qytetin e Fierit. Udhëtimi do të zgjasë rreth 20 minuta dhe çmimi është përafërsisht 600 lekë.
  • semaniAutobus: Autobusat shkojnë çdo ditë prej Fierit për në plazhin e Semanit. Ata nisen në ora 07:00 dhe kthehen rreth orës 14:00. Çmimi është 200 lekë për person (vajtje-ardhje).
  • Furgonë: Furgonat udhëtojnë çdo ditë prej Fierit për në plazhin e Semanit. Gjatë muajve të verës ata nisen gjithe kohën prej orës 07:00-14:00 dhe çmimi është 150 lekë (një drejtim)
 
Kryetari                        http://bashkiafier.gov.al
Mirë se vini në  Fierin e luleve!
Fieri, qyteti ynë i përbashkët, është sot vendi që na bën të ndihemi krenar. Ky qytet me vlera unike, i pasur me histori, kulturë, etnografi, arkitekturë dhe natyrë të bukur, na ka obliguar të gjithëve për ta kthyer në destinacion të së ardhmes, në kreacionin dhe avenirin e një qyteti që flet me gjuhën e zhvillimit. Fieri i luleve  karakterizohet nga bashkëjetesa fetare dhe harmonia e kulturave, plazmohet nga tharmi më i mirë i simbiozës etno-kulturore, duke u kthyer në shembullin e qytetërimit.
Në vitin 1925, në librin e tij “Ekonomia dhe kultura e Apolonisë”,  profesori i  Universitetit të Vjenës, Karl Pasch, ndër të tjera, do të  shprehej:  “Prodhimet e shumta natyrore, pasuria e vendit, e popullit, e fiseve ilire, po ashtu edhe puna e dorës e popullsisë së kujdesshme, u tërhoqën vëmendjen tregtarëve të huaj për të ardhur në Apoloni”.

Kjo dëshmi është një ballinë autenticiteti, një memorial panprezantues për qytetin tonë të dashur.  Fieri i ka themelet në antikitet dhe, kohë pas kohe, është mbrujtur  me një larmishmëri vlerash materiale, kulturore dhe shpirtërore. Kjo nyjë e rëndësishme është kthyer tanimë në frymëzimin dhe orientimin e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Sot, Fieri ka një plan strategjik zhvillimi afatgjatë, që e bën lider në fushën e planifikimit. Sot, Fieri ka një strategji zhvillimi për turizmin kulturor, historik, arkeologjik dhe bregdetar, si një mekanizëm që sjell mirëqenie, impakt pozitiv ekonomik, indicie shoqërore dhe mjedisore. Fieri është vendi i mikpritjes, i fjalës së urtë dhe të mençur, i atributeve dhe potencialeve të padiskutueshme krijuese e njerëzore. Fieri është vendi i harmonisë, i begatisë, i dashurisë së përkorë njerëzore.
Në Fier, të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse Fieri është shtëpia e të gjithëve!
Kryetari i Bashkisë
Baftjar Zeqaj


TRANSPORTI I UDHETAREVE NE LINJE TE RREGULLT RRETHQYTETESE

FIER – RROSKOVECE – FIER
Oraret e nisjes : 0600 0700080009001000110012001300140015001600 1700 1800
Oraret e kthimit : . 0630 0730 083009301030113012301330143015301630 1730 1830
FIER-LIBOFSHE-FIER
Fieri-Libofsh: 600;700;800;900;1000;1100;1200;1300;1400;1500;1600;1700;1800
Libofsh-Fier : 630;730;830;930;1030;110;1230;1330;1430;1530;1630;1730;1830
FIER-PATOS-FIER
Oraret e nisjes :600:0700:0800:0900:1000:1100:1200:1300:1400 :1500:1600 1700:1800:1900:2000:2100:2200
Oraret e kthimit :0630:0730;0830;0930;1030;11301230;1330;1430;1530 ;1630;1730;1830;1930;2030;2130:2230;
FIER – SEMAN – FIER
Oraret e nisjes : 0600 0700 0800 0900 1000 1100 1200 [...]

Vendqëndrimet e autobusëve urbanë

Këshilli i Bashkisë miratoi vendqëndrimet e shërbimit urban në territorin e Bashkisë:
Linja 1: Vendqëndrimet
1.      Rruga “Teodor Muzaka”, pranë urës
2.      Rrethrrotullimi i Sheqit
3.      Përballë shkollës “Pinallopi Pirro”
4.      Pranë barit “Rinia”
5.      Pranë Teatrit “Bylis”
6.      Rruga “Ramiz Aranitasi”, fundi i rrugës
7.      Rruga “Aulona”, pranë shinave
Linja 2: Vendqëndrimet
1.      Sheq i Madh
2.      Rruga “Skënderbeu”, pranë shkollës  “Kristaq Shtëmbari”
3.      Kryqëzimi i [...]

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate