16 luglio 2012

Gjiri i Grames ( Karaburun - Albania )


Hiking, Camping & Beach @ Gjiri i Grames ( 15-17 March 2012 )

Nisja:
Nga Llogaraja deri tek Gjiri i Grames, kaluam 7 ore ecje ne kembe ( 13.3 km )
Kthimi:
Nga Gjiri i Grames deri tek Plazhi i Palases, kaluam 6.50 ore ecje ne kembe (15.6km )

Information:

Gjiri i Grames ( Karaburun - Albania )


Gjiri i Grammatas ( ose i Grames, sic thirret nga vendasit), ndodhet ne rreze te shpatit perendimor, shume te thikte te Karaburunit. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne kohe te keqe...
Ky gji ka sherbyer fillimisht si nje zone e shfrytezimit te gurit lokal, ne gurore te medha, gjurmet e te cilave duken & sot ne te dyja shpatet.
Emri i Grames eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet, mbishkrimet shkembore kane qene te shumta ne gjirin e Grames, aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta & u takojne shekujve te fundit para eres sone, te pasuara nga disa mbishkrime latine te periudhes perandorake, perpara se greqishtja mesjetare te behet mbizoteruese me mbishkrime qe ne te shumten e hereve i drejtohen Jezu Krishtit.
Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskurve, Kastorit dhe Poluksit, qe jane hyjni shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Formula e perdorur sakteson qe autori i mbishkrimit i kerkon ndihme Dioskureve per njerez te ndryshem, anetare familjeje, bashkeudhtare, bashkeskllever etj. Prania e emrave latin te perkthyer ne greqisht flet gjithashtu per lidhjet e ngushta midis dy brigjeve te Adriatikut dhe detit Jon, ne ate shkalle sa emrat latine perdoren nga banore te bregut lindor..
Mbishkrimet mesjetare, te shkruara ne greqisht, jane lutje qe i drejtohen Jezu Krishtit, pergjithsisht duke perdurur formulen " Senjor, ndihmoje sherbetorin tend" . Dokumenti mesjetar me i cuditshem, i paraqitur tashme nga Henri Daumet, eshte ai qe tregon se me 1369, Mbreti i Romakeve Johani i V Paleologu ka ardhur ne gjirin e Grames, gjate nje udhetimi per ne Venedik, i njohur nga deshmite bashkohese.



SHTEGU I CEZARIT ( Llogara )

Gjurmët e Romakut të famshëm Jul Çezari, kanë bërë rrugë në Jug të Shqipërisë, aty ku u instalua para se të nisej drejt Romës për Kleopatrën dhe vendlindjen e dashur. Pak metra nën majën e Llogarasë, thuajse gjithmonë me mjegull, ndodhet një kalim i mahnitshëm mes pishash, që ende sot e kësaj dite e quajnë "Shtegu i Çezarit". Pas Qafës së Llogarasë, aty ku mali i Çikës me vesën e ujërave të veta lanë syrin e kaltër të Jonit, ushtritë e Çezarit ngritën garnizonet. Aty, sot i thonë Palasë, një fshat i mahnitshëm me emrin që e mori nga Pallati i Çezarit. Kështu kaluan rrugët prej andej- këndej, mes dy pjesëve të Mesdheut, në histori.

Në këtë ekspeditë morën pjesë :
Fation Plaku
Nentor Oseku
Gerti Sqapi
Leke Sina

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate