03 luglio 2012

Gjatë korrikut temperaturat do të shkojnë 40 gradë, nuk do mungojnë reshjet


Tiranë - Korrik 03,2012 - 17:39
Edhe pse korriku ka nisur me temperatura përvëluese që në orë të caktuar kanë kulmuar deri dhe në 38 gradë, në ditët në vazhdim ato do të fillojnë të ulen gradualisht. Sipas specialistes së motit pranë Meteoalb, Lajda Porja, çdo ditë duke nisur nga e mërkura dhe deri të shtunën temperaturat do të bien me një gradë. Megjithatë, sipas saj, java e dytë do të jetë më e nxehta e këtij muaji ku temperaturat pritet të kapin dhe vlerën e 40 gradë.

Rritja e temperaturave pritet të shoqërohet dhe me rrebeshe shiu, të cilat do të zgjasin deri dhe në tre orë. Ato konsiderohen normale nga sinoptikanët dhe do të jenë të përqendruara kryesisht në jug të vendit.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41660

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate