Sipas statistikave të marra pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se gjatë fundjavës që sapo lamë pas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 34 mijë shtetas të huaj, ndërkohë që kanë dalë më shumë se 36 mijë të tjerë.
Numri i automjeteve që kanë kaluar përmes kufirit Kosovë-Shqipëri ka arritur në hyrje në më shumë se 7 mijë e në dalje në më shumë se 11 mijë automjete të ndryshme. I gjithë ky fluks i madh hyrje-daljesh është përballuar nga policia kufitare falë celjes së 9 sporteleve të cilat funksionojnë 24 orë pa ndërprerje.
Po sipas të dhënave të marra, pritet që gjatë fillimit të kësaj jave të rritet fluksi i hyrje daljeve pasi ndërron edhe 15 ditëshi i plazhit, por edhe mundësia e shfrytëzimit të bregdetit nga shumë kosovarë të cilët duket se pas fillimit të muajit të Ramazanit, do e braktisin plazhin për shkak të agjërimit.
Ndërkohë, fluksin në hyrje për në territorin e Shqipërisë po e përballojnë edhe punonjësit e Pikës Kufitare të Vërmicës, të cilët shprehen se rreth 500 mijë persona kanë hyrë dhe dalë perms kësaj pike kufitare që nga një qershori e deri sot.
Këto të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 20 për qind është shtuar numri i turistëve që i drejtohen Shqipërisë për të kaluar pushimet por edhe për të vizituar pikat e ndryshme turistike. Autoritetet policore thonë se brenda 24 orëve në këtë pikë kalojnë mbi 20 mijë udhëtarë.
(be.le/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento