Durrës - Agjensia Rajonale e
Mjedisit në Durrës ka ndërhyrë për bllokimin e derdhjes së ujrave të
zeza në det në pikat kritike të Shkëmbit të kavajës. Sipas drejtuesve te
ARM-së, janë konstatuar tre pika që shkarkojnë ujërat e zeza në det.
Kreu i kësaj Agjensie, Ramazan Kalia, është shprehur se nuk ka gjetur
bashkëpunimin që priste nga komuna e Rrashbullit dhe Bashkia Durrës.
Pushuesit që frekuentojnë plazhin e Shkëmbit të Kavajës janë shprehur tepër të indinjuar për ndotjen e detit.
Te njëjtat pika që kanë qenë problematike vitin e kaluar, edhe këtë vit shkaktojnë ndotje të ujit të detit në këtë zonë. Pavarësisht ndërhyrjeve të ARM-së, duket se zgjidhja përfundimtare do të jetë përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në këtë zonë, investim i cili pritet të përfundojë në muajin tetor të këtij viti.
Publikuar Korrik 12,2012 - 16:34
Aleks Kalemasi

Nessun commento:
Posta un commento