09 luglio 2012

banorët e zonës turistike në Malin e Robit nuk furnizohen me ujë të pijshëm ujësjellësi nuk i përballon dot


Durrës - 
Prej disa ditësh banorët e zonës turistike në Malin e Robit nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Mungesa ka shkaktuar reagime tek pushuesit, të cilët kanë filluar të lënë përgjysëm prenotimet e bërë më parë. Ata theksojnë se uji  është një nga kushtet kryesore që kërkohet për të pasur sezon të mbare turistik. Shtimi i numrit të pushuesve në këtë zonë duket se ka sjellë probleme, të cilat kërkohen që të zgjidhen urgjentisht.

Zona turistike e Golemit dhe Malit te Robit furnizohen me uje te pijshem nga ujësjellësi i Manskurisë prej tre vitesh, por situata e krijuar tregon se ky ujesjellës nuk garanton furnizimin e gjithë zonës me ujë të pijshëm. Po ashtu problem mbeten humbjet në këtë rrjet dhe përdorimi i ujit të pijshëm nëpër lavazhe apo për vaditje. 
 Publikuar: Korrik 09,2012 - 13:17 http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/42070

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate