Rrethi i Permetit, Territori
http://www.visitpermet.com/al
Rrethi i Përmetit (me rreth 39.000
banorë) është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe
prej 929 km². Përbëhet nga dy bashki, bashkia Përmet dhe bashkia
Këlcyrë si dhe nga 7 komuna si : Sukë,Ballaban, Çarshovë, Piskovë,
Frashër, Petran e Dëshnicë. Ky komunitet mund të përkufizohet si
Komunitet Malor. Qyteti i Përmetit, qendër administrative e Rrethit,
përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa
përshkon 58 km të Rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat
hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka
kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në
rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçkë 2485 metra,
Dhëmbel 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra.
Rrethi ndërtohet nga tre njësi fiziko -
gjeografike (zinxhiri malor Qarisht - Dangëlli - Postenan; Lugina e
lumit Vjosa dhe zinxhiri malor Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërckë). Në
antikitet lugina e Përmetit banohej nga fisi Iliria e Parauejve. Shumë
emra te kulturës, artit dhe shkencës shqiptare e kanë origjinën nga kjo
tokë. Ndër këta mund të përmendim: vëllezërit Frashëri, skulptorët
Paskali e Paço, këngëtarët Xhemali e Koço, shkencëtarin Nikolla Çasko,
historianët Pollo e Frashëri, linguisti Kostallari, shkrimtarët Bulka e
Malëshova si dhe akoma banor i Përmetit, klarinetisti Laver Bariu,
fitues i shumë cmimeve nacionale dhe internacionale.
Rrethi i Përmetit
shtrihet ne gjirin e luginës dhe rrethohet nga male me një florë dhe
faunë të vecantë të zonës. Nuk mungojnë parqet me një interes të madh
natyror si Bredhi i Hotovës dhe burime termale me ujë sulfurik në
luginën e Langaricës, të cilat formojnë pishina natyrale dhe të
përdorshme. Gjithashtu janë të shumta monumentet me ineters të madh
historik ndër të cilat numërohen shumë kisha, manastire të periudhës
bizantine, rrënoja arkeologjike të mbetura nga pushtimi turk
(kështjella, ura etj). Itenerareve religjioze kristiane, ju
bashkangjiten dhe ato myslimane dhe në veçanti lëvizjet Bektashiane që
gjenden në fshatrat Frashër e Ali Postivan, zonat më të zhvilluara dhe
të pelegrinazhit.
Edhe muzika popullore e folkloriste meriton të citohet
pasi është e njohur në të gjithë Shqipërinë. Një tjetër aspekt që e bën
të famshme këtë luginë janë dhe produktet tipike agro - ushqimore.
Produktet agro - ushqimore tipike dhe me një kualitet të lartë të zonës
janë rrushi, në veçanti lloji i veçantë dhe autokton, Debinë e bardhë si
dhe Merlot i zi, vishnje, kajsi, fiq, bimë aromatike dhe medicinale.
Produkte të cilat kanë një kualitet të admirueshëm janë dhe produktet e
mishit; mishi i qengjit, mishi i dhisë etj.
"Festivali Internacional Multikulturor, "Festa e verës", gara
me rafting, kanotazh dhe rally.
FESTA E VERËRAVE DHE PRODUKTEVE AGROUSHQIMORE TË PËRMETIT
Festat kulturore dhe fetare në rrethin e Përmetit
Data
|
Vendi
|
Festa
|
25 mars | Përmet | Festa e Sulltan Novruzit |
14 maj | Piskovë – Ali Postivan | Festa e Ali Postivan |
20 maj | Ballaban | Festa e Bektashinjve |
21 maj | Piskovë – Lipë | Festa e Shën Elenës |
25 maj | Përmet | Dita Naimiane |
25 maj | Frashër | Dita e vëllezërve Frashëri |
2 -15 qershor | Përmet | Festa e verërave dhe festivalit Multikulturor |
20 korrik | Piskovë – Bual | Festa e Shën Ilias |
26 korrik | Carshovë – Kanikol | Festa e Shën Pandelimonit |
5 shtator | Frashër | Festa e Bektashinjve |
21 nëntor | Petran – Bënjë | Festa e Shën Marias |
6 dhjetor | Këlcyrë | Festa e ShënKolli |
Monumente dhe Kulturë
Monumentet historike dhe kulturore të njohura zyrtarisht- Guri i qytetit të Përmetit.
- Kalaja e Bolëngës (fshati Lipë).
- Kalaja e Këlcyrës (qyteti i Këlcyrës).
- Kalaja e Limarit (fshati Limar).
- Shpella e Bënjës (fshati Bënjë).
- Mulliri i Lëngaricës (fshati Bënjë).
- Ura e Katiut (fshati Bënjë).
- Ura e Limarit (fshati Limar).
- Ura e Bënjës (fshati Bënjë).
- Pusi i Mehmetit (fshati Kajcë).
- Çezma e Paçomitit.
- Kisha e Shën Premtes (qyteti i Përmetit).
- Kisha e Shën Mërisë (fshati Leusë).
- Kisha e Shën Mërisë (fshati Seran).
- Kisha e Shën Mërisë (fshati Kosinë).
- Kisha e Shën Sotirit (fshati Tremishtë).
- Kisha e Shën Mërisë (fshati Bënjë).
- Kisha e Shën Mërisë (fshati Ogdunan).
- Kisha e Dëllisë (fshati Buhal).
- Teqeja e Frasherit (fshati Frasher).
- Banesa e Riza Sakos (fshati Çorogunjë).
- Banesa e Lumo Pavarit (fshati Pavar).
- Banesa e Leftel Çullurës (fshati Buhal).
- Banesa e Nuro Selfos (fshati Çorogunjë).
- Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri (fshati Frashër).
- Banesa e Jani Jorgjit (fshati Odrican).
- Banesa e Konstandin Londos (qyteti i Përmetit).
- Salla e Kongresit të Përmetit (qyteti i Përmetit).
- Zbukurimet dhe gdhendjet në banesën e Leko Karafilit (fshati Buhal).
- Banesa e Ylli Imamit (qyteti i Përmetit).
- Zona e mbrojtur e gurit të qytetit (qyteti i Përmetit).
- Ura e Limarit (fshati Limar).
- Rrënojat e Urës së Muços (fshati Mezhgoran).
![](http://www.visitpermet.com/images/stories/permet5.jpg)
Një ndër afreskët e kishës së Leus-ës
Detaj i teqes së Ali Postivan-it
SHBR "Pro Përmet"
Organizata CESVI, në bashkëpunim me partnerët e saj institucionalë dhe lokalë ( Bashkia Përmet, DBUMK,Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore) në përmbushje të objektivit të projektit“Vlerësim turistik-ambiental i zonës së Përmetit dhe produkteve tipike të tij” - SHQIPËRI, ka bërë të mundur krijimin e një Shoqërie me Bashkëpunim Reciprok (SHBR) “PRO PËRMET” i cili është një bashkim vullnetar i personave fizikë, prodhues agroushqimorë dhe subjekte aktivë në sektorin turistik të pritjes dhe akomodimit, si dhe subjekte me aktivitet artizanal që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e bashkisë Përmet, bashkisë Këlcyrë, dhe ne disa komuna te rrethit.
Anëtarët e SHBR “PRO PËRMET”, janë të angazhuar kryesisht në promovimin territorial, zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agroushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes dhe akomodimit, në ruajtjen e ambientit.
Nëse doni të lexoni më shumë mbi këtë Shoqëri mund të shkarkoni më poshtë:
- Statuti i Shoqerise "Pro Përmet"
- Prezantimi në Power Point
Nessun commento:
Posta un commento