Workshop Evropian
Jun 6, 2012
Qëllimi i Workshop-it ishte të mblidhte qytete dhe territore nga Shqipëria, Franca dhe Evropa mbi temën e planifikimit të trashëgimisë urbane dhe peizazhit. Workshop-i u përqendrua në rastin e qytetit të Beratit duke studiuar aspektet më poshtë:
- Hapësirat e rëndësishme në territor: Hapësira urbane dhe natyrore të ruajtura dhe hapësira të tranzicionit
- Dimensioni i peisazhit dhe lidhja ndërmjet instrumentave të planifikimit urban
- Rritje të ndërgjegjësimit tek banoret për jetesën e tyre.
Workshop-i u hap me fjalët e përshëndetjes së Kryetarit të Bashkisë Z. Fadil Nasufi I cili u fokusua në rëndësinë e përfshirjes së Beratit në Rrjetin e Qyteteve Historike të Evropës, duke përmendur vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore në qytetin e Beratit dhe sfidat për t’a menaxhuar atë si dhe në prezantimin e iniciativës së qyteteve historike të Shqipërisë për krijimin e Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë. Më pas përshëndeti Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francës në Shqipërie cila theksoi edhe bashkëpunimet e ndërsjellta ndërmjet Ambasadës Franceze dhe Bashkisë Berat konkretisht projektin për sistemimin e lumit Osum dhe bashkëpunimin ndërmjet Universitetit Politeknik të Parisit dhe studentëve të Universitetit të Tiranës për Qendrën e Qytetit të Beratit.
Znj. Marylise Ortiz, Drejtore e Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historisë prezantoi programin e dy ditëve dhe u shpreh se jemi në Shqipëri për të krijuar një Shoqatë homologe Shqiptare.

Ky event u shoqërua edhe me një takim të përfaqësuesve të Bashkive të Qyteteve Historike të Shqipërisë: Berat, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër, ku u lançua krijimi I Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë.
Pjesë e Programit të Workshopit ishte edhe një tur studimor në Sitet Historike dhe Kulturore të Qytetit të Beratit dhe Muzeun ‘’Onufri’’, I cili u prit me mjaft interes nga të pranishmit.
Gjatë seancave të Workshop-it u diskutuan temat mbi legjislacionin mbi termat e urbanizimit dhe trashëgimisë në Shqipëri nga Znj. Irida Hasa- Drejtore e Planifikimit Urban në Bashkinë Tiranë, politikat e urbanizimit në territorin e Beratit nga Luçiano Bojaxhiu- IMK, ruajtja e qendrës historike dhe rigjenerimi urban në Berat nga Marius Qytyku – Bashkia Berat, dimensioni i peizazhit dhe integrimi i tij në planet urbane nga Antoine Bruguerolle – arkitekt për trashëgiminë (Francë) dhe Frédéric Auclair-arkitekt për ndërtesat Franceze, Ministria e Kulturës (Francë).
Gjithashtu u trajtuan tema të lidhura me trajtimin e zonave të tranzicionit nga Jacky Cruchon, Drejtori Planifikimit Urban – Bashkia Bayonne (Francë),ndërtimi i një projekti urban nga Donka Koleva, arkitekt – Veliko Turnovo (Bullgari), integrimi arkitekturor në qendrën e vjetër të qytetit dhe zonat e mbrojtura nga Doina Petrescu-arkitekte (Rumani), si dhe prezantimet e N/Kryetarit të Bashkisë së Bastijës ( Francë) Z. Jean-Baptiste Raffalli dhe Znj. Sandrine Daureil – Veprimet e ndërmarra ne kuadrin e etiketës “Qytetet e artit dhe historisë‘’.
Pjesë e eventit ishin edhe dy ngjarje kulturore të cilat vijuan pasditen e datës 4 Qershor, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”ekspozita me piktura të autorit Arben Golemi dhe promovimi i katalogut me fotografi “Berati” i fotografit Leon Çika, si dhe koncertin me muzikë tradicionale të Beratit “Dasma e Beratit” të organizuar nga Qendra Kulturore, evente të cilat u ndoqën me shumë interes nga pjesëmarrësit e Workshop-it.http://www.bashkia-berat.net/?p=2968
Nessun commento:
Posta un commento