02 giugno 2012

"Shqiptare, tani s’duhet te gaboni me turizmin!”


"Shqiptare, tani s’duhet te gaboni me turizmin!”


Gerd Hesselmann prej dy vjetesh ka punuar si konsulent prane GTZ per turizmin shqiptar, pas pervojave te ngjashme ne Gjermani, Mal te Zi etj. Ne Gjermani ai ka vepruar edhe nepermjet shoqates te cilen drejton: Hesselmann–Associates. Gjate punes se tij ne Shqiperi ai ka nismuar disa projekte, ku se fundi me i rendesishmi eshte krijimi i nje shoqate te perbashket te te gjithe faktoreve qe perbejne turizmin shqiptar. Para largimit te tij nga Shqiperia, ai jep disa mendime rreth asaj çfare ai konstaton per potencialin turistik te vendit tone.
Gjate kohes se kaluar ne Shqiperi, si vezhgues dhe ideues tek GTZ per turizmin shqiptar apo dhe rajonal, si e keqyrni gjendjen e saj ne lidhje me zhvillimet turistike qe pretendohen prej saj?
Per mua, personalisht, eshte nje gje terheqese nese udhetoj ne nje vend qe nga pikepamja turistike ka potencial, por ka infrastrukture jo shume te zhvilluar. Kjo duhet te vleje dhe per turiste te tjere. Shqiperia ka nje shans gjigant, sepse eshte akoma e panjohur, ka shansin per te qene nje destinacion ndryshe nga te tjeret dhe ketu dalim tek tema e autenticitetit, te qenit i veçante.
Ne viziten tone te pare ne Shqiperi une pashe Muzeun Historik Kombetar, per te krijuar njefare njohjeje mbi historine e panjohur per mua te shqiptareve. Dhe kjo ka pasur nje ndikim shume te madh me pas ne perjetimet e mia kur kam udhetuar ne kete vend. Kur krahasojme Shqiperine si prodhim turistik me vende te tjera ajo ka shume probleme te medha. Nga njera ane, probleme te infrastruktures, te cilat jane mjaft te ndjeshme, dhe nga ana tjeter, plehrat qe bien ne sy ne shume zona. Problemi tjeter eshte copezimi i zonave te banuara. Copezim ne kuptimin qe ndertohet pa nje koncept urban, qofte ne zona urbane, qofte ne zona rurale, ku secili nderton per vete, pa nje koncept kolektiv, duke ndikuar negativisht ne pamjet qe sheh ngado. Problem i madh eshte edhe ai i legalizimit; ne Shqiperi jane 200 mije shtepi te palegalizuara dhe ndertime pa leje vazhdojne te ndertohen edhe sot ne zona turistike. Ndertimet e sotme ne bregdet te zhgenjejne, te vrasin pamjen qe ke perballe. Shembulli me i mire dhe i keq eshte Saranda.
Per momentin ne bregdet eshte me mire Dhermiu, por dhe atje kjo situate mund te ndryshoje per keq. Por ndertime te palegalizuara ka dhe ne Budva perballe bregdetit, sapo futesh ne qytet, nuk jeni vetem ju, ne fakt.
Kam pare nje raport per bregdetin ne Veri te Shqiperise, me biodiversitet interesant, qe po zhduket per sheshe parkimi. Ne vend te 12 muaj biodiversitet, aty do te kemi 12 muaj me sheshe parkimi.
Nje tjeter rrezik shume i madh qe i kanoset Shqiperise eshte humbja e autenticitetit, se ato ndertesa me vlera historike qe ajo ka po shkaterrohen, nuk mirembahen dhe ne vend te tyre ndertohen te reja.
Por, nga ana tjeter, besoj dhe mendoj se pikat kulmore te turizmit jane mikpritja dhe natyra shqiptare, te cilat mbulojne nje sere problemesh qe ka ky vend.

Po situata si ajo ne Velipoje, ju nuk mund te nderhyni per t’i frenuar, ne bashkepunim me pushtetin vendor apo qendror?


GTZ eshte perpjekur ta frenoje, por kryetaret e pushteteve vendore nuk kuptojne. Sepse nje miku i kryetarit ne Velipoje menaxhon parkinget...

Se fundmi, nje muaj me pare, ju keni ndikuar drejtperdrejt ne ngritjen e nje shoqate te perbashket per te gjithe faktoret e turizmit ne Shqiperi.
Bashke me projekte te tjera te meparshme dhe te ardhme deri ku synon te shkoje GTZ ne turizmin shqiptar?
Qellimi i turizmit eshte zhvillimi i qendrueshem, jo i tille qe ka nje pike kulmore e pastaj gjithçka shkaterrohet. Nje bashkepunim per te ruajtur autenticitetin dhe zhvillimin. Kjo qendrueshmeri ka si kusht ekzistencen e ndergjegjesimit nga te gjithe faktoret, shteterore dhe private. Presupozohet ketu edhe ekzistenca e faktoreve mbeshtetes, rajonal, kombetar, vendor. Struktura apo institucione qe jane te ndergjegjesuara per rolin dhe per te kontribuar si ne sektorin publik dhe ate privat. Deri tani ne sektorin privat ka pasur 3 shoqata.
Por qe te treja nuk kane pasur struktura ekzekutive, zyre, e per rrjedhoje, njerezit, duke qene te angazhuar me bizneset e tyre private, nuk kane pasur kohe.
Per kete arsye, GTZ ka krijuar nje vit me pare Assosation of Tourisem in Albania, ndryshe ATA, te cilen ne e kemi mbeshtetur dhe do ta mbeshtesim gjithmone. Ne kete koncept, ne kemi menduar te ruhet identiteti i secilit sektor turistik (hotelet, restorantet, agjencite e udhetimit dhe transportit), por tanime nen nje ombrelle te perbashket, nen forcen e kesaj industrie. Me kuotat e anetareve te ofroje sherbime, trajnime per personelin e bizneseve anetare, formime profesionale. Pergjegjesi baze eshte shteti, ndersa thellimi i metejshem i veprimtarise i takon vete bizneseve, shoqatave etj. Nje prej detyrave te shoqates eshte bashkepunimi me Ministrine e Arsimit dhe te Turizmit per edukime profesionale ne kete fushe. Nje nga detyrat eshte krijimi i lobingut. Duhet te arrihet qe curriculat te mos miratohen vetem nga MA, por te perfshihet industria e sektorit. Ka rendesi dhe bashkepunimi me shoqata te tjera per te pare ne fushen e trajnimit. Ne fund te fundit, shoqata duhet te perpiqet per cilesi ose te marre masa per nje marredhenie me personale. Informacioni ne turizem eshte shume i rendesishem, sinjalistika tursitike, qe duhet respektuar sipas standardeve nderkombetare. Kete vit di qe jane dhene mjaft fonde, por procesi eshte zvarritur.  
Ne kuadrin e pjesemarrjes se Shqiperise ne Panairin e Kelnit per udhetimet me autobusa ne do te bashkepunojme per trajnime me Entin Kombetar te Turizmit. Se me çfare temash do te paraqiten ne kete panair; natyre, ngjarje historike, si sektor privat dhe si publik.
Kemi bere broshura per liqenin e Shkodres, Prespes.

Perveç ketyre projekteve qe sapo thate, a mund te kete projekte nderkombetare, qofte te GTZ-se apo institucionesh te tjera ndervepruese, me investime edhe me madhore per zhvillim me hapa me te shpejte te turizmit shqiptar?

Kjo varet nga Qeveria Shqiptare, kerkesat duhet te vijne prej saj.  
Ne kemi krijuar kete shoqate per t’u paraqitur si force ne qeveri, per t’i thene edhe se duhet nje master-plan per turizmin, sepse vetem me projekte konkrete qeveria mund dhe duhet te kerkoje fonde nderkombetare.
Ekzistojne shume plane qe perfshijne disa fusha e disa zona, por letrat sherbejne kur ka institucione qe jane te afta te kontrollojne respektimin e rregullave te percaktuara. Nje master-plan do te kishte vlere nese do te zbatohej ne nivel kombetar, vendor dhe te perfshije ne proces pergjegjesi konkrete, ndryshe nuk ka kuptim. Kam qene ne nje seance kuvendore te KE-se me teme “Zhvillimin e turizmit”. Dhe te gjithe perfaqesuesit vune ne dukje rendesine e burimeve natyrore. Ne fjalen time thashe qe keto mund te jene koncepte te mrekullueshme, por nese nuk ka institucione, struktura, keto mbeten veç letra.
Ne kete drejtim jemi duke punuar me ATA-n, e duke pritur te krijohen struktura te tjera. Deri kur kryetaret e bashkive te thone se ne administratat e tyre do te kene njerez pergjegjes per turizmin.
Ne do ta mbeshtesim ATA-n, sa kohe GTZ te jete ne Shqiperi, duke zvogeluar kontributin ne kohe, kur ajo te fuqizohet nga kontributet e anetaresise qe do te vije duke u rritur. Por deri tani ne po mbeshtesim gjithçka. Por njerezit nuk e kuptojne kete. Ne tani po punojme me bashkite ne Tirane, Shkoder, Korçe per krijimin e zyrave te turizmit ne nivel bashkie, sepse mungojne. Nje tjeter aktivitet eshte mbeshtetja per produktin turistik ne Korçe apo Veri te Shqiperise. Duam te ndikojme se ku duhen orientuar investimet per turizmin, por ne Jug te vendit nuk ka ende nje plan se ku do te ndertohet. Nje tjeter aktivitet eshte se ne merremi direkt me agjenci te ndryshme shqiptare per pjesemarrje ne panairin e Kelnit, ku ka seminare, kontakte, promovime te turizmit etj. Eshte mundesia per te sjelle dhe tur-operatore gjermane. Nje tjeter kontribut yni ka qene financimi i broshurave promovuese me pamje nga Shqiperia. 

Meqe ju keni pervoje dhe ne vende te tjera ballkanike ne lidhje me turizmin, si e shihni Shqiperine ne raport me to?
Duhet thene se Mali i Zi eshte 5-6 vjet para ne turizem, por ky s’ka perse te jete problem, sepse shume turiste qe qendrojne ne Mal te Zi vijne me eskursione ne Shqiperi. Nese do te flisnim me gjuhen e agjencive, Mali i Zi eshte nyja e tranzitit dhe nga kjo perfiton edhe Shqiperia. Shqiperia ka shansin qe eshte ende e panjohur siç duhet. Ka qene nje vend i izoluar per 50 vjet qofte per fqinjet, qofte me gjere, nje kuti e zeze ku askush nuk dinte çfare ndodhte. Kesisoj jane krijuar dhe imazhe qe nuk i pergjigjen realitetit. Por deshmi te ketij izolimi eshte mire te ruhen. Ketu kam parasysh nje mori bunkeresh qe duhet te perdoren per turizem, duhet te ruhen si element shume i vlefshem per turizem. Numri prej 735 mije bunkeresh eshte unikal ne Bote dhe perben shume kuriozitet, qe duhet promovuar. Ne Berlin, kur ra muri, per fat te keq nuk u ruajt asnje cope mur, kur duhet te ishin ruajtur pjese per vlerat historike te tij. Sot askush nuk mund te shohe se si ka qene muri.
Nje pike tjeter e rendesishme jane kalate qe keni; ato duhen shfrytezuar dhe lidhur me pjesen tjeter te qytetit. Te rindertohen disa pjese si vende argetimi dhe shlodhjeje per qellime turistike, por duke ruajtur autenticitetin. 
Nese do te ringjallej ajo legjenda qe kalate shqiptare percillnin zjarrin te njera-tjetra, do te ishte nje specifike e paperseritshme.


Tani qe po largoheni, per t’u rikthyer ne shtator ne Tirane, çfare emocionesh do te merrni ne valixhen tuaj nga udhetimi i gjate neper Shqiperi?


Kur diskutoj keto probleme, nuk nenkuptoj se kudo tjeter eshte persosur. Dhe ne Gjermani ka zona si ne Velipoje, zhduken ne te njejten menyre zona qe kane nje identitet historik. Si perfundim, mendoj se eshte çeshtja e imazhit qe duhet krijuar, se eshte nje vend qe ka histori, me peizazh te bukur, ku ke mundesi te besh turizem 10 muaj. Frika ime eshte se ka rrisqe te medha per turizmin ne bregdet per uje, energji, ujerat e zeza qe derdhen ne det.
Por Shqiperia ka shansin qe te mos beje me gabime, nuk eshte nje vend i pashprese, ka qytete e zona si Shkodra, Korça, Bregu ende me natyre qe duhet te shfrytezohen me mire se te tjerat ketej e tutje. Por kjo natyrisht lidhet me nevojat e njerezve qe duan shtepi, makine, e s’ka rendesi se ku e kane. Une e kuptoj çfare ndodh, vihem ne poziten e njerezve, por nga pikepamja e potencialit turistik ndihem i prekur, se gjerat e potencialit turistik jane te paperseritshme.  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate