18 giugno 2012

Masa për përmirësimin e sinjalistikës në zonën muzeale

Masa për përmirësimin e sinjalistikës në zonën muzeale

17 Qershor 2012
Masa për përmirësimin e sinjalistikës në zonën muzealeGJIROKASTER- Duke parë fluksin e madh të turistëve që vizitojnë qytetin muze, si dhe qarkullimin e mjaft automjeteve, drejtoria e qarkulimit rrugor në Gjirokastër po merr te gjitha masat per permiresimin e sinjalistikes, që ka mjaft mangesi.

"Ndersa nga dita ne dite Gjirokastra dhe vecanerisht zona muzeale, po mbipopullohet nga vizitore te ndryshem, sinjalistika ne qytet lë shume per te deshiruar", thote Xhemil Biraci, drejtor i njesisë se qarkulimit, i cili evidentoi edhe disa nga masat e policise per qarkullimin e lirshem dhe pa probleme brenda qytetit. "Se pari, po bashkepunojme me bashkine e qytetit dhe po koordinojme veprimet per nje sinjalistike moderne", beri te ditur kreu i qarkullimit, duke shtuar se krahas policise bashkiake ne rruget e qytetit do te kete edhe postblloqe te njesise se qarkulimit, te cilat do te kryejne sherbim 24 oresh, ndersa ne ndihme te tyre do te jete edhe policia e rendit.

Sipas Biracit, te gjitha automjetet qe do te parkohen ne vende te gabuara dhe do te pengojne levizjen e turisteve do te bllokohen.http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/masa-per-permiresimin-e-sinjalistikes-ne-zonen-muzeale-92922.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate