21 giugno 2012

“Flaka që bashkon historinë”, promovohen kalatë e Tiranës e Durrësit



"Flaka që bashkon historinë" 21 Qershor 2012, është një kujtesë për objektet më të mëdha të trashëgimisë sonë historike. Në skenën gjigande vendosur në Ndroq, vetëm 4 km nga Tirana, pishtari udhëtoi në 13 komuna. Nga Ndroqi në Petrelë, në Ishëm, në kalanë e Pezës për të sjellë para publikut të gjërë dhe të ftuarve të nderit rëndësinë e këtyre mureve të vjetër që kanë një kujtesë, një rëndësi dhe një histori brenda tyre.

Aktiviteti i organizuar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë nga Vatra kulturore Ndroq, nën kujdesin e presidentit të saj z. Ylli Ndroqi ka sjellë në qëndër të kësaj komune një atmosferë ku gjendeshin të gjithë për të lënë një shenjë të pazhdukshme, projektin e kalasë së Ndroqit që brenda 2 viteve do të ketë një tjetër imazh nga rehabilitimi ku ndërthuret modernja me të shkuarën.

Moderatorët Genta Rreshka dhe Aulon Kalaja, me origjinalitetin e tyre përcollën festën e jashtëzakonshme.Të pranishëm personalitete të njohura të politikës, artit, kulturës vlerësuan projektin, që për studiuesin Neritan Ceka është një rikthim i dinjitetetit historiko-kulturor.
“Është kënaqësi e madhe. Kalatë janë një portë e rëndësishme për të kaluarën për të tashmen dhe unë jam i bindur edhe për të ardhmen historike të Shqipërisë. I uroj fat kreut të bashkisë së Durrësit si një rojtar i mirë i këtyre vlerave të vendit tuaj”u shpreh Wollfarth.

Dhe një falenderim i vecantë për ata që i dhanë jetë kësaj nate me praninë e tyre ka qënë nga presidenti i Vatrës Kulturore Ndroq, Ylli Ndroqi.

“Jam krenar që ndodhem sot para jush duke ju falenderuar në mënyrë modeste. Në këtë vit historik dhe jubilar për vendin tonë, sot në promovojmë së bashku lashtësinë dhe bukuritë e Tiranës dhe Durrësit, ku 13 kalatë e këtij qarku janë vlera e vërtetë e jo vetëm e qarkut Tiranë dhe Durrës, por e të gjithë Shqipërisë,” tha ai.

Ky eveniment me përmasa kaq të mëdha u organizua për herë të parë, për të bashkuar jo vetëm kalatë e Tiranës e qarkut Durrës, por për të bërë bashkë historinë e një kombi.

Skenës dhe evenimentit që zgjati deri pas mesit të natës nuk i munguan këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, të cilët ndezën në cdo çast atmosferën festive. Vatra kulturore Ndroq vlerësoi me cmime 13 krerët e komunave nga ku vjen historia e këtyre kalave. Ndërsa si ëmbëlsira që vjen gjithmonë e fundit, Artisti i Popullit Reshat Arbana emocionoi me recitimin e tij.

Dhe gjithcka u mbyll në një atmosferë festive, kur ora kishte kapur mesin e natës.
Evenimenti ka gjetur një pasqyrim të gjerë në mediat vendase, që e kanë vlerësuar aktivitetin si një event të rëndësishëm në respekt të kulturës e në prag të kremtimit të 100- vjetorit të pavarësisë.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047253697/titulli/Flaka-qe-bashkon-historine-promovohen-kalate-e-Tiranes-e-Durresit 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate