Durres, Keshilli Bashkiak miraton buxhetin 2012.
Keshilli
bashkiak ne Durres ka miratuar dje vone ne mbremje buxhetin e vitit
2012 me shumice votash. Buxheti ka vleren e 1 miliard e 720 milion lek
te reja. Debate ka pasur per menyren e detajimit te fondeve si dhe
investimet e mbetura pezull per shkak te mos/marrveshjeve qe ka bashkia
me drejtorine e hekurudhes.Miratimi i buxhetit i ka hapur rruge edhe
investimeve te ndryshme, pasi tashme levrohen fondet per turizmin, te
cilat jane 25 milion lek te reja. Bashkia e Durresit pritet te hape
zyrtarisht sezonin turistik ne daten 5 qershor.
Durres, Drejtoria Rajonale Tatimore garanton turizmin per bashkepunim.
Drejtoria rajonale tatimore ne Durres ka garantuar biznesin e turizmit se do te kete nje bashkepunim me te mire me ta ne dobi te ted y paleve.Ne takimin e mbajtur sot ne Durres me iniciative te drejtotriose rajonale tatimore drejtori I kesaj drejtorie Shkelqim Fortuzi tha se moto e punes tone pergjate sezonit turistik do te jete evidentimi I subjekteve problematike qe nuk paguajne detyrimet si dhe mosbesdizja me kontrolle te teperta e subjekteve te rregullta.
Ne takim ka qene I pranishem edhe kryetari I shoqates se turizmit shqiptar ATA Enver Mehmeti, I cili kerkoi qe sa me pare te licensohet tregu turistik. Zoti Mehmeti ka shtuar se licensimi I ketij tregu do te bente qe turizmi te kete nje zhvillim me te madh dhe biznesi I kesaj fushe te korre fitimet sipas kategorive dhe cilesise se sherbimit qe kryen.
Ai kerkoi qe te merren masa edhe per eleminimin e konkurences se pandershme, pasi ne sektorin e hotelerise ne zonen e plazhit ne Durres funkionojne edhe shume shtepi private dhe ambiente qe jepen me qira ne vere duke demtuar hotelet qe jane te rregullt dhe te licensuar.
Ne takim kane folur edhe perfaqesues te biznesit, te cilet kerkuan me shume pune ne drejtim te permiresimit te infrastructures.
Nessun commento:
Posta un commento