20 maggio 2012

Turizmi, LËVIZJA SHQIPËRIA E RE NË ELBASAN.

"Welcome to Albania" këtë javë ka patur si destinacion qytetin e Elbasanit. Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarresve dhe partnerët e shumtë që mbështesin fushatën "Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë njerëz", ka përcjellë tek përfaqësuesit e pushtetit vendor, propozimet e mbledhura nga tryezat paraardhëse dhe ka mbledhur idetë e tyre konkrete se si mund të nxitet ardhja e sa më shumë vizitorëve në Shqipëri. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, e ka cilësuar fushatën përfshirëse, konstruktive dhe unike në llojin e vet. Ai ka theksuar se nuk duhet të pritet nga vendimarrësit, por secili duhet të japë propozime konkrete se si mund ta ndihmojë Shqipërinë në zhvillimin e turizmit. Z. Vlashaj ka informuar se idetë e mendimet e mbledhura në Elbasan, do të përcillen në tryezat e tjera të rrumbullakëta, siç është bërë deri tani. "Ne na interesojnë gjërat konkrete. Jemi të vetëdijshëm se turizmi në këtë vitet e fundit ka patur ritme të shpejta, dinamike, madje do të thoja që ka patur një zhvillim galopant, se turistët sot në Shqipëri numërohen me miliona. Nuk na interesojnë vetëm shifrat. Jemi në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë. Na intereson që Shqipëria të jetë e vizitueshme nga shqiptarët kudo që ata jetojnë, por edhe nga vizitorët e huaj", është shprehur Vlashaj. Ai ka theksuar se nëse sjellim më shumë vizitorë në Shqipëri, do të kemi më shumë vende pune, më shumë të ardhura e për rrjedhojë më shumë shtëpi, duke i dhënë zgjidhje kështu edhe një problemi social, atij të strehimit të çifteve të reja. Përfshirja e sa më shumë të rinjve në fushatën e promovimit të vlerave të Shqipërisë, përmes rrjeteve sociale dhe kartolinave të shkruara në gjuhë të ndryshme të botës, është një shtyllë kryesore e këtij projekti që është evidentuar nga kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re. "Jetojmë në epokën dixhitale. Nëse ne do të motivojmë të rinjtë që të përcjellin mesazhe pozitve, duke folur mirë për vendin e tyre, do të nxisim vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të huajve", ka theksuar ai. Mungesa e tregjeve turistike, ku të tregtohen jo vetëm relike, por edhe prodhime tipike të zonës, është evidentuar nga z. Vlashaj si një mungese e Shqipërisë, që ka nevojë për përmirësim. Ai ka cilësuar Qarshinë e Gjakovës, si një shembull për tu ndjekur. Po ashtu ka vënë në dukje nevojën për të vënë në funksion të zhvillimit të turizmit familjar, bujtinat, që janë ndërtesa tipike shqiptare që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Ambjentalisti Sazan Guri, e ka vënë theksin tek nevoja e informimit. Sipas tij vetë shqiptarët nuk kanë mjaftueshëm informacion për bukuritë e Shqipërisë. "Qëllimi i tryezës është komunikimi, njohja dhe mosnjohja në Shqipëri janë shumë afër. Elbasani është një qytet kaq i kompletuar. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, që monumentet i ka me shumicë", ka theksuar Guri.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate