Ture ne Theth
Thethi
Guide nepërmjet këtyre tureve ju ofron mundesine të njiheni me një nga
parqet kombëtare më të bukura në Shqiperi. Nepërmjet tyre ju ofrojmë
mundësine të njiheni më nga afër me kulturën, historine dhe monumentet
kulturore dhe natyrore më të bukura që ka Thethi.
Ture 2 ditore
Në
turin dy dite dhe një natë, qe eshte edhe me i preferuari per grupe
miqesh ju mund te vizitoni, Kishen e fshatit te ndertuar ne vitin 1892,
kullen e ngujimit dhe muzeun etnografik. Nese grupi ka deshir mund te
vizitohet edhe Ujvara e Grunasit qe eshte me e bukura ne te gjith
Shqiperin. Në këtë tur jan të përfshira, transporti nga Tirana ne Theth
dhe kthimi përsëri në Tiranë, guida ne keto pika turistike me banore te
zones, dhe kater vakte ushqim. Për vizitoret nga Shkodra eshte nje çmim
tjeter pasi zbritet bileta Tirane Shkoder.
Fjetja në një nga bujtinat ku përfshihen
edhe kater vakte me ushqimet me të shijshme që keni ngrën ndonjëher dhe
me çmimet me te lira.
Turi që ka të përfshira të gjitha shërbimet kushton 6500 Lek për person !
Në këtë tur jan të përfshira, transporti nga Tirana dhe kthimi
përsëri në Tiranë. Fjetja në një nga bujtinat ku përfshihen tre vakte me
ushqimet me të shijshme që keni ngrën ndonjëher.
Per me shume informazione kontaktoni agjensin thethi-Guide ne likun poshte
Ture 3 ditore
Në
turin tre dite dhe dy nete ju mund të vizitoni Kishen, Muzeun
etnografik, Kullen e ngujimit, Ujvarën e Grunasit, që eshte edhe më e
bukura në Ballkan, kanionin e Grunasit qe eshte mjaft i bukur dhe i
veçant, Syrin e Kaltër në Kaprre, vaskat e gurit ne Nderlys dhe gjatë
ditëve të verës ju mund te bëni plazh në Nderlys.
Në këtë tur jan të përfshira, transporti nga Tirana dhe kthimi
përsëri në Tiranë. Fjetja në një nga bujtinat ku përfshihen edhe tre
vakte me ushqimet me të shijshme që keni ngrën ndonjëher.
Turi ka të përfshira të gjitha shërbimet dhe kushton 9000 Lek për person!
Ture 4 ditore
Në
turin kater dite dhe tre nete, ju mund të vizitoni ato që jan të
përfshiranë në turet dy dhe tre ditore dhe një ngjitje në qafen e Pejës
dhe Gropën e bukur dhe liqenin akullnajor të qafës së Pejës. Gjatë kësaj
dite do të ngjiteni në majën e Hrapit, në lartësin 2217 meter mbi
nivelin e detit. Per vizitoret qe duan te vizitojne Valbonën do kete
guide edhe per ne Valbone. Ky eshte nje ture qe eshte per persona qe
njohin ecjen ne male dhe ne lartesi. Eshte nje guide shum e bukur dhe e
veçant.
Turi që ka të përfshira të gjitha shërbimet kushton 12 000 Lek për person !
Nessun commento:
Posta un commento