SarandaQyteti
i Sarandës, mund të quhet edhe “porta detare jugore e Shqipërisë”. Si
në një ballkon natyror ndodhet e pozicionuar përballë ishullit turistik
të Korfuzit. Linjat e trageteve janë të përditshme dhe lidhin këtë
ishull të Greqisë me Sarandën. Emri i sotëm i Sarandës rrjedh nga
prezenca e një manastiri të hershëm kristian i “40 Shenjtorëve”.
Rrënojat e këtij objekti ndodhen në Qafën e Gjashtës , në hyrje të
qytetit. Saranda shtrihet në fund të bregdetit Jonian dhe ofron një
shëtitore të këndshme me palma si dhe plazhe të vegjël zallorë. Në
qëndër të saj gjenden rrënojat e qytetit antik të Onhezmit, i
shkatërruar në shek V nga dyndjet e barbarëve. Së fundmi (viti 2002)
është zbuluar një sinagogë e shekullit V. Në një distancë prej vetëm
2 km në jug të Sarandës ndodhet kalaja e Lëkursit. Ngrihet në një kodër
dominante që krontollon hapsirën detare në një rreze prej 60 km. Kalaja
i përket shekujve 14 – 15 dhe u ndërtua nga Sulltan Sulejmani gjatë
fushatës për pushtimin e Korfuzit. Tashmë në kala ndodhet një restorant ,
i cili krahas kuzhinës ofron edhe një pamje të mrekullueshme të blusë
së thellë joniane. Në vazhdim të udhëtimit drejt jugut, bredgeti
bëhet i larmishëm duke kaluar nga shkëmbor në atë të tipit të ulët të
marsheve. Në njërën anë është deti Jon, ku për tu përmendur është
Ksamili me katër ishujt e vegjël të mbuluar nga bimësinë e dendur
mesdhetare. Në anën tjetër ndodhet liqeni i Butrintit me sipërfaqe 1.630
ha, ose 16 km 2 . Liqeni ka uje te kripur, pasi është lagunë bregdetare
me origjinë tektonike që lidhet me detin nëpërmjet kanalit të Vivarit
3,6 km i gjatë. Laguna përbën një ekosistem të rëndësishëm natyror për
zonën dhe është pikë interesante për të apasionuarit e natyrës dhe të
eko – turizmit. Brigjet perëndimore të liqenit jane të mbuluara me
bimësi te llojit shkurre mesdhetare, ndërsa pranë brigjeve bimësia është
e marsheve. Gjithashtu në këtë lagunë folëzon një numër i
konsiderueshëm shpendësh detarë. ButrintiNë
jug të liqenit, rreth 18 km nga Saranda, shtrihet qyteti antik i
Butrintit, që padyshim është pika më e rëndësishme arkeologjike e
Shqipërisë dhe ndodhet në listën e UNESCO-s. Butrinti përmendet që në
shek. VII B.C. si qyteti më i rëndësishëm i Epirit. Sipas Dionisit të
Halicarnasiusit, krijimi i Butrintit lidhet me kalimin në atë zonë të
princit Trojan, Enea, gjatë rrugëtimit të tij për në tempullin e
Dodones. Për nder të Orakullit të Dodonës, blatoi një dem (që do të
thotë BUTHROTOS) në vëndin ku u ngrit qyteti i Butrintit. Vizita e Eneas
në Butrint përmendet edhe nga poeti Virgjil në poemën “ Eneida” libri i
trete. Objektet e vizitueshme në Butrint janë të shumta, por ndër më
të spikaturat është tempulli i Askelapiusit ( perendia e shendetit shek
II A.D.), teatri me 1.500 vende ( shek III B.C) pagëzorja, e cila është
monument paleokristian, nymfeu , banjat, stoa, portat e liqenit
,luanit, kalaka Veneciane e Ali Pashes etj. Përvec vlerave historike
Butrinti shquhet për eko–sistemin e mrekullueshëm. Rrënojat dhe
ngrehinat e qytetit ndodhen në mes të një xhungle mahnitëse
subtropikale, ku mbizotërojnë pemët e dafinës. Prej vitit 2000 Butrinti
është shpallur park kombëtar i një rëndësie të vecantë. Në teatrin e
këtij qyteti antik cdo fillim shtatori organizohet “Festivali
Ndërkombëtar i Theatrove”. Pamje nga Butrinti: GjirokastraTeksa
kthehesh nga Butrinti dhe del nga Saranda, rruga nacionale të drejton
në qytetin legjendar të Gjirokastrës. Largësia ndërmjet këtyre dy
qyteteve është rreth 56 km. Gjatë rrugës mund të vizitohen objekte
historike e natyrore. Vetëm 10 km nga Saranda, gjendet Finiqi i famshëm,
i emërtuar në antikitet Finikja dhe njëkohësisht kryeqyteti i
mbretërisë së Epirit. Finikja u themelua ne shek III – II B.C. në
territorin e Kaonisë, në një sipërfaqe prej 40 ha. Polibi e quan:
“Qyteti më i pasur dhe më i fortifikuar i Epirit”. Janë të zbuluara
muret e qytetit si dhe theatri. Pas Finiqit, në fshatin Mesopotam të
vendosur mbi një kodër, mund të vizitoni Kishën e Shën Kollit, e cila
është një ndër objektet më të vjetra e të rralla në rajon, të stilit
Bizantin. Një nga befasite me te kendeshme te ketij udhetimi eshte
“Syri i Kalter” i cili eshte nje burim i fuqishem që ka krijuar nje
liqen te vogel me ujë aq të kulluar sa të krijon përshtypjen e një syri
njerëzor të stërmadh. Ketu krijohet nje kontrast mahnitës midis
kaltersise se ujit e ngjyres se blerte te bimesise dhe sidomos lisave
shekullore. Krijimi i burimit te “Syrit te Kalter “ lidhet me nje
legjende popullore, sipas se ciles dikur Keti nje perbindesh ne forme
kuçedre, shkatërronte gjithshka në fshatrat përreth. Askush nuk mund ti
afrohej, derisa një ditë një fshatar i zgjuar ngarkoi një gomar me eshkë
dhe pasi i vuri zjarrin ja dha kucedrës ta hajë. Perbindeshi gjate
djegjes iu lut tokes per uje dhe ne kete menyre shpertheu burimi i “
Syrit te Kalter” . Ky eshte nje vend mjaft i mire per rekrecion dhe
akomodim me cadra. Ne restorantin e “Syrit te Kalter” specilaitet
kryesor eshte trofta e burimit. Mbasi kalohet Qafa e Muzines zbritet
ne rrugen nacionale Gjirokaster – Kakavije dhe kthehemi drejt veriut.
Pas disa kilometrash, teksa lë në të majtë fshatrat e Dropullit,
shpaloset qyteti muze i Gjirokastres. E ndertuar ne faqen linodore te
Malit te gjere, per shkak te artitektures se saj tipike, Gjirokastra
quhet ndryshe “ qytet i gurte” ose “ qyteti i njemije shkalleve” . Nga
vete pozita strategjike ajo ishte nje vendbanim i lashte i shek I (A.D.)
, e më vone u shëndrrua ne keshtjelle, që luajti deri vonë rolin e
bërthamës së qytetit. Ajo ç’ka terheq me teper vizitorin ne Gjirokaster
jane shtepite e larta prej guri te cilat ngjajne me keshtjella te vogla
dhe bien ne sy si komplekse monumentale arkitektonike. Objekti kryesor
eshte kalaja e qytetit e quajtur ndryshe edhe kalaja e Argjiros.
Historia e famshme e Argjirosë i dha emrin ARGJIROKASTRO në vitin 1336.
Eshte kalaja me e madhe ne Shqiperi dhe ndër më të vjetrat. Daton e
ndërtuar fillimisht rreth shek te 4(A.D). Prej saj hapet nje pamje
madheshtore drejt lugines se Drinos dhe maleve te Lunxherisë, e Buretos
qe ndodhen perballe. Në Gjirokastër është bërë traditë të organizohet “
Festivali Folklorik Kombetar “ ku perfaqesohen gjithe krahinat e
Shquiptare ,madje edhe ato jashte kufinjve politike. Ne ambjentet e
kalase gjendet edhe Muzeu i Armeve , ne te cilin jane te ekspozuara arme
qe prej periudhes se paleolitit e deri ne Luften e Dyte Boterore. Gjate
qendrimit ne Gjirokaster mund te vizitoni edhe Muzeun Etnografik. Ju
keni mundesine te akomodoheni krahas hoteleve dhe ne shtepi
karaktesistike te cilat ofrojnë sherbimin B & B. Qyteti i
Gjirokastres shquhet edhe per gatimet e tij te vecvanta si “ shapkati”, “
laropit”, lloje te ndryshme byrekesh si dhe prodhimet e bulmetit , te
njohura ne te gjithe Shqiperine. Per vlerat e tij arkitektonike Gjirokastra gjendet nen listen e UNESCO-s. Gjirokastra nga ajeriAntigonea nga ajri.
|
|
|
|
|
| |
|
VloraVlora
është një prej qyteteve më të mëdhenj te Shqiperise, si për hapsirë,
popullsi, ashtu edhe për histori dhe lashtësi. Distanca nga kryeqyteti i
vëndit Tirana është rreth 130 km dhe nga aeroporti ndërkombëtar Nënë
Tereza 120 km. Njëkohësisht ka portin e dytë më të madh të vendit. Ky
qytet monumental daton në antikitet që në shek. VI (B.C) me emrin “
Aulona” . Në qëndër të qytetit, pranë sheshit të Flamurit jane zbuluar
fragmente te mureve masive rrethuese te Aulonës. Në vitin 1081 ky qytet
ra nën sundimin Normand. Ne shekullin XIV u pershfi në “Mbretërine e
Arberise” ne drejtimin e Balshajve( princa shqiptar). Ne vitin 1417 u
pushtua nga osmanet . Ne 1812 qyteti ra ne dore te Ali Pashe Tepelenes
dhe nje shekull me vone ne 28 Nentor 1912 u be kryeqyteti i pare i
Shqiperisë se Pavarur, me qeverine e kryesuar nga Ismail Qemali. Per te
perkujtuar kete ngarje ne vitin 1972 eshte peruruar “Monumenti i
Pavaresise”, nje kompleks skulpturor 17 metra i larte. Objekte te tjera
me interes ne qytetin e Vlores jane muzeu i “Pavaresise” (i ngritur ne
ish seline e qeverise se pare), ai i“Historise” dhe “Etnografise”. Nder
objektet religjioze vlen te permendet xhamia e Muradies e ndertuar ne
vitin 1542 nga kryearkitekti i Perandorisë Otomane Mimar Sinani, i cili
ishte me origjinë nga kjo krahinë. Mimar Sinani eshte i njohur per nje
sere veprash ne Tur*** nder me te shquarat mbetet Xhamia madheshtore e “
Sulejmanies” ne Stamboll. Ne nje koder dominante mbi qytet gjendet pika
e religjioze e “Kuzum Babait” objekt i sektit bektashi. Prej kendej
ofrohet nje pamje e bukur dhe madheshtore drejt qytetit te Vlores,
gadishullit te Karaburunit, ishullit te Sazanit dhe lagunes se Nartes.
Ketu ndodhen gjithashtu bare dhe restorante te kendshme. NartaNe
veri te qytetit te Vlores ndodhet laguna e Nartes, e cila eshte laguna e
dyte per nga madhesia ne Shqiperi, duke zënë nje siperfaqe prej 4.180
hektare. Laguna e Nartes perben nje eko–sistem te rendesishem natyror.
Në të gjenden 195 lloje shpendesh, ndersa kordoni qe ndan lagunen nga
deti eshte i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo eshte nje pike mjaft e mire
per observimin e shpendeve ujore si dhe per peshkimin. Ujrat e lagunes
jane te pasura me peshk, sidomos ngjala dhe levrek. Ne jug te lagunes
ndodhet fshati i Nartes , i ngritur buze ujrave te lagunes. I rrethuar
nga kodra te buta te mbuluara me vreshta nga te cilat prodhohet nje prej
vererave artizanale me cilesore te Shqiperise. Kjo eshte nje pike e
favorshme per turizmin e “tureve te veres”. Në lagunë ndodhet edhe
fshati i Zvernecit, ne ishullin prane te cilit ndodhet Kisha e Shen
Merise, e stilit bizantin. Në çdo 15 gusht, me rastin e ditelindjes se
Shen Merise organizohet nje pelegrinazh i madh dhe banoret kalojne naten
në sheshin përpara kishes. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili
se bashku me kodren e pyllezuar perben nje kompleks natyror mjaft te
bukur turistik. Krahas kesaj zbulimet ne Triport kane nxjerre gjurmet e
nje vendbanimi te shek VII (B.C.) Pamje nga Zverneci: RradhimëDuke
vazhduar turin kete radhe nga Vlora ne drejtim te jugut, ju do te keni
mundesine te njiheni dhe te shijoni kete pjese panoramike te ujrave te
gjirit te Vlores. Mbasi kaloni tunelin si pikë përcaktuese e Ujit te
ftohtë(ka marë këtë emër nga një burin malor që rrjedh ne det) shfaqet
zona turistike e Jonufrës me plazhe te vegjel shkembore te cilet shquhen
per cilesine e larte te pastertise se ujrave detare. Në vazhdim
shtrihet zona e Radhimes që zgjatet per kilometra të tëra deri ne
perroin e Dukatit prane qytetit te vogel te Orikumit. Plazhet e
Rradhimës ofrojne nje kolorit mjaft te bukur në kontrast midis ujrave
blu te detit dhe gjelberimit te kodrave me bimesi mesdhetare, si
plantacionet me ullinj dhe agrume. Krahas notit dhe aktiviteteve te
tjera te ujit, gjiri i Vlores paraqet interes te veçante per ushtrimin e
zhytjeve. Ketu gjenden anije te mbytura siç eshte anija Italiane “Po”, e
fundosur ne vitin 1941 gjate Luftes italo – greke. Zone me interes per
zhytje eshte gjithshtu edhe plazhi i Zhironit, per observimin e algave
te gjelberta e te zeza. OrikumiNe jug te
gjirit te Vlores ndodhet qyteti i vogel i Orikumit prane te cilit
ndodhet nje port jahtesh ku mund te parkohen deri ne 650 të tillë.
Orikumi ka qene nje prej qyteteve me te rendesihme antike ne territorin e
Shqiperise. Ai eshte themeluar prej koloneve nga ishulli grek i Eubeas
gjate kthimit te tyre nga Lufta e Trojes. Duke
nje pozite strategjike ai ka qene porti kryesor i fisit ilir te
Amanteve dhe ka luajtur rol ne luftrat civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Qe prej vitit 2005 Orikumi eshte shpallur park arkeologjik. Objekti me i
rendesishen per vizitoret eshte theatri antik i Orikumit me kapacitet
400 – 500 spektatore. Ketu gjenden gjithashtu fragmete muresh dhe
rrugesh . Nje objekt tjeter interesant ne kete territor eshte Kisha e
Marmiroit, e cila i perket periudhes se hershme bizantine te shek 13. Ne
periudhen bizantine porti i vogel i Orikumit eshte njohur me emrin
“Jeriko” dhe mendohet se kjo lidhet me pranine e komunitetit çifut ne
gjirin e Vlores. Ne kohen e sundimit osman, Orikumi u quajt Pasha Liman.
Duhet permendur se ai ka qene porti me i vjeter ne territorin e
Shqiperise qe prej periudhes romake. Orikumi eshte nje baze e mire per
te eksploruar gadishullin e Karaburunit i cili mbyll nga krahu
perendimor gjirin e Vlores. Gadishulli i Karaburunit eshte me i madhi i
bregdetit shqiptar me gjatesi 16 km dhe gjeresi maksimele 4,5 km. Bregu
perendimor i Karaburunit eshte spektakolar me gjire dhe plazhe te vogla e
te izoluara , me ujra te thelle dhe shume te pastert. Ne veri te
gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alise (lundertar ulqinak i
shek XVII) Kjo eshte shpella me e madhe detare e Shqiperise. Plazhet
kryesore te Karaburunit jane ato te Dafines dhe Grames. Keto jane plazhe
te izoluara te cilat mund te arrihen vetem me rruge detare. Prane
plazhit te Grames gjendet shpella e Sklleverve , e cila ne kohen antike
shfrytëzohej per nxjerrjen e gurit nga ana e sklleverve. Ne faqet e
plazhit te Grames shfaqen gjithashtu mbishkrime antike , te cilat
mendohet se jane shkruar nga lundertaret e ndryshëm qe kane kaluar aty.
Kodrat e gadishulli te Karaburunit jane nje zone e pershtatshme per te
ushtruar gjuetine e derrit te eger. Amantia Ne krahun lindor te
rrethit te Vlores , pikerisht prane fshatit Plloçe ndodhen rrenojat e
qytetit antik te Amantias, e cila qe prej vitit 2005 eshte shpallur park
Arkeologjik. Amantia ishte kryeqyteti i fisit ilit te Amenteve. Ajo u
themelua ne shek . V (B.C.) dhe zinte nje siperfaqe prej 13 hektaresh.
Nder objektet me interesante te zbuluara per vizitorin eshte stadiumi i
Amantias , 60 metra i gjate dhe 12,5 metra i gjere. Duhet theksuar se
shume gjetje dhe objekte te zbuluara ne Amantia gjenden te ekspozuara ne
ambjentet e Muzeut Historik kombetar ne Tirane. Teatri dhe Pusi Antik ne Orikum
|
|
|
|
|
| |
|
Vazhdojme
me guiden e dyte qe ka per pike nisje qytetin e Vlores. Pasi kalon
Orikumin rruga merr per ne drejtim te qafes se Llogarase duke kaluar
prane fashtit Dukat. ( Riviera Shqiptare) Llogara(Parku kombëtar i Llogarasë)Parku
Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një
distancë prej afro 40 km. Territori i tij zë një hapsirë prej 810 ha në
malin e Llogarasë, në lartësitë 470 metra – 2018 metra mbi nivelin e
detit. Në pjesën ku kalon rruga nacionale Vlorë – Sarandë, të quajtur
edhe qafa e Llogarasë, ky park shpalos tërë magjinë e tij në një lartësi
1025 metra. Bimët medicinale dhe dekorative ndërthuren me masivët e
drurëve halorë, si pisha dhe bredhi. Fauna e parkut përbëhet nga kafshë,
si ujku, kaproli, macja e egër, dhelpra, lepuri i egër, ketri, si dhe
shpendë e zvarranikë të shumëllojshëm. Përmbi të gjitha mrekullinë e
këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare. Për
20 minuta, nëpërmjet rrugës automobilistike mund të shijosh plazhet e
rivierës shqiptare, që fillojnë me Palasën. Parku i Llogarasë ofron
akomodim, restorante, bare me shërbim bashkëkohor si dhe aktivitete të
ndryshme në formën e ekskursioneve, trekking(nëpër shtigjet e parkut).
Gjithashtu është një pikë mjaft e përshtatshme për ushtrimin e sporteve
ajrore(e njohur edhe për takimet ndërkombëtare), si hedhje me parashutë,
fluturime me delta plan etj. Kjo lidhet me lartësinë dhe drejtimin e
erërave, të cilat në qafën e Llogarasë janë mjaft të favorshme. Palasa Pasi
kalon qafën e Llogarasë rruga e së cilës daton e hapur që në kohën e
Pompeit, zbret në plazhet e Rivierës Shqiptare. E tërë vija bregdetare
shtrihet me dhjetra kilometra deri në gjirin e Sarandës dhe shpalos tërë
mrekullitë e florës dhe faunës së tokës e detit. Kjo zonë e ngrohtë
mesdhetare ka 300 ditë me diell dhe temperatura mesatare e Korrikut
eshte 25 grade C. Serinë e hap plazhi i Dhraleos(Palasë) me një gjatësi
rreth 1,5 km, që shquhet për kthjelltësinë e kaltërsinë e ujit.
Pikërisht në këtë plazh të emërtuar në atë kohë Palestra, ndaloi Pompei
me ushtritë e tij.Në veri të plazhit, në drejtim të gadishullit të
Karaburunit, ndodhet porti dhe gurorja e periudhës romake e quajtur
Grama. Në të duken qartë mbetjet arkeologjike të asaj periudhe. DhërmiuDhërmiu
është një prej pikave më të rëndësishme turistike të Rivierës. Ai
shquhet për plazhet me ujra të kthjellëta, zallore, të vegjël e intimë.
Eshtë një zonë e preferuar si nga familiarët ashtu edhe të rinjte.
Plazhet kryesore të Dhërmiut janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Kjo e
fundit shquhet per bukuri të rallë, pasi ndodhet rrëzë një kanioni rreth
70 metra të lartë. Pranë Dhërmiut ndodhet edhe shpella legjendare e
“Piratëve”. Aktivitete kryesore që zhvillohen janë noti, sportet ujore
si dhe zhytjet. Ne Dhërmi gjenden një rrjet hotelesh, restorantesh disco
– sh, e pub -esh. Krahas tyre kjo zonë është e njohur edhe për “
turizmin familjar” nëpërmjet dhomave me qera si dhe ofrimit të gatimeve
tradicionale të zonës kryesisht të produkteve të peshkut. Dhërmiu
është një fshat piktoresk dhe atmosferë të veçantë.Ai dëshmohet si një
vendbanim i vjetër që ne vitet 49 -48 (B.C.) Në të gjenden manastiri i
Shën Mërise, kisha e Shën Todhrit, kisha e Ipapandisë, rrënojat e Kishës
së Shën Stefanit dhe kisha e Shën Mitrit ku ruhen afrekse të shekujve
XII – XIV. Krahas tyre në Dhërmi ndodhet edhe lagjia karakteristike ku
gjenden monumente të tilla si kulla e Vretos, ajo e fisit Kumi, si dhe
banesa e Strati Zhupes. Dhërmiu është vëndlindja e Petro Markos, njërit
prej personaliteteve të rëndësishme të letrave shqipe të shek XX. Një
pjesë e veprave të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Vunoi8
km më në jug të Dhërmiut gjendet fshati i Vunoit, i mirënjohur në zonë
për traditat shqiptare dhe patriotizmin. Prej këtej merret drejtimi për
në plazhin e mrekullueshëm të Jalës me gjire te mrekullueshme dhe shumw
tw vecanta nga pjesa tjetwr e rivierws. Vunoi është një fshat tipik i
rivierës shqiptare, ndërtuar në kodër përballë detit. Këtu gjenden kisha
të vjetra si ato të Shën Spiridhonit e ndërtuar në 1778 dhe ajo e
Mesodhisë me piktura të vitit 1783. Krahas tyre gjenden objekte te tilla
arkitekturore si rrënojat e banesës së Odise Kasnecit dhe banesa kullë e
Shane Kotes. Shen Mikeli
|
|
|
|
|
| |
|
HimaraNë
vazhdim të turit tonë drejt jugut, shfaqet qyteti i vogël i Himarës, e
cila është qëndra administrative e bregdetit te sipërm Jonian. Ajo
përbëhet nga dy lagje, Himara e vjetër e ndërtuar lart ne koder dhe
Himara e re ne gjirin e Spilese. Plazhet qe perbejne Himaren jane
Spilea, Llamani, Potami dhe Livadhet. Te gjithe jane plazhe zallore , me
ujra te thelle dhe te kthjellet. Himara gjallerohet shume nga turiste
te ardhur ne stinen e veres ku krahas hoteleve vend te rendesishem ze
turizmi familiar. Himara daton si nje vendbanim i lashte dhe qytet i
fisit ilir te Kaonëve. Ajo deshmohet me kete emer “Himera” qe ne shek. e
V (B.C.) Emertimi “ Himera” eshte me origjine pellazge, e një fisi para
–helen. Emertimi “Himera” gjithashtu gjendet edhe ne bregun verior te
ishullit te Siçilise, i cili ne kohet antike ka qene gjithashtu i
populluar nga fise me origjine pellazge. Ne Himare gjenden objekte te
tilla si Kisha e Shen Merise se Athalit, kisha e Kasiopise , kisha e
Gjithshenjtoreve, rrenojat e kishes se Shen Ndreut dhe banesa monument
kulture e Lilo Llazarit. Mjaft interesante paraqitet Himara e vjeter. Nje
objekt mjaft interesant per tu vizituar eshte pa dyshim kalaja e Ali
Pashait, e ndertuar ne nje pozicion mjaft terheqës mbi nje gadishull te
vogel ne gjirin e vogel tektonik te Porto Palermos ( i njohur në
antikitet me emrin gjiri i Panormes). Kalaja ka trajte tre kendore dhe
mure me lartesi 20 metra. Mendohet se kete kala, e cila kontrollonte
rruget detare, Ali Pasha ia ka dedikuar te shoqes, Vasiliqise. Prej
bedenave te kalase dallohet edhe gjiri ku mendohej se lahej Vasiliqia.
Gadishulli dhe gjiri i Porto Palermos eshte i veshur me shkurre te
gjelberta mesdhetare dhe kontraston bukur me ujrat blu te detit Jon.
Supozohet se kjo kala është ngritur mbi rrënojat e një kalaje të
periudhës antike. Pamje nga Porto Palermo:Borshi Fshati
i Borshit ndodhet disa qindra metra larg nga bregu i detit dhe rreth 20
minuta largësi nga Himara. Plazhi i tij është më i madhi në tërë
rivierën shqiptare me rreth 6 km gjatësi, ujë të kthjellët me zalliste.
Në tërë gjatësinë e plazhit janë ndërtuar hotele që ofrojnë turizmin
familjar dhe lokale, bare, disco, restorante të shumëllojshme. Mikpritja
e borshiotëve dhe tradita e tyre e gatimit të mishit të qingjit në hell
është një karakteristikë e vecantë. QeparoiPranë
gjirit të Porto Palermos gjendet fshati i Qeparoit i cili ka plazhin e
tij ku bien në sy bunkeret e periudhës së komunizmit, të cilët janë
pikturuar në ngjyra të shumta dhe kanë ngelur si relike të së shkuarës
së errët. Qeparoi është i njohur për ‘turizmin familjar”. Me interes të
vecantë paraqitet Qeparoi i vjeter i ndërtuar në kodër. Në fshat gjenden
objekte të tilla si kullat tre kateshe të Ali Pashës, manastiri i Shën
Dhimitrit, banesa e Minella Gjikës etj. LukovaFshati
i fundit në tërë gjatësinë bregdetare të Rivierës është Lukova, e
shquar për brezaret me agrume dhe ullinj. Reth 2 km largësi, ndodhet
plazhi i famshëm i Bunecit me përroin e mrekullueshëm të ujit të kulluar
që derdhet në detin Jon. Në drejtimin jugor të plazheve të Lukovës,
drejt gjirit të Kakomesë shtrihen për kilometra të tëra pllakat
karakteristike prej stralli të bardhë verbues. Këto pllaka shkëmbore
bien pjerrtas në det duke formuar vënde vënde shpella të vogla dhe të
mëdha nënujore me interes për të apasionuarit e eksplorimit. LUGINA E VJOSESKëlcyra(gryka e Këlcyrës)Teksa
lëmë pas Gjirokastrën legjendare, rruga gjarpëron në drejtim të qytetit
të Tepelenës, i cili lidhet ngushtë me emrin e të madhit Ali Pashën e
Janinës, pasi është vendlindja e tij. Ende sot kalaja e ndërtuar nga
pashai i madh qëndron solide me muret e saj. Pa hyrë në qytetin e
Tepelenës në të djathtë të rrugës, pikërisht aty ku lugina e lumit Drino
ngushtohet per tu bashkuar me lumin Vjosa, ndodhet ura e Leklit që ka
marë emrin e fshatit Lekël. Pranë këtij fshati ndodhen rrënojat e një
kështjelle që nga studiuesit e ndryshëm supozohet të jetë e Antigonesë. Duke
ndjekur turin tonë drejt rrjedhës së lumit Vjosa (i njohur në antikitet
me emrin “Aos”) me drejtim nga veri –peredimi drejt jug–lindjes, rruga
kalon në grykën e Këlcyrës. Kjo grykë është një formacion shkëmbor mjaft
i vecantë dhe i papritur, ku lumi Vjosa bën një kthesë të menjëhershme.
Ka nje gjeresi prej vetem 1 deri 1,5 km me burime të kthjellëta malore
që derdhen në Vjosë duke krijuar ujvara të rrethuara me masive drurësh.
Lumi i Vjosës ne kete segment eshte i volitshem per gjuetine e peshkut
si dhe ushtrimin e sportit te kanotazhit. Në dalje të grykës ndodhet
qyteti i vogel i Kelcyres i cili ne antikitet eshte njohur me emrin
“Klistura”. Vetem 1 km larg nga Kelcyra ne shpatin e malit te Dhembelit
ndodhet shpella e Petranikut, 300 metra e gjate. Nga ana tjeter shpati i
malit te Trebeshines eshte nje vend i pershtatshem per gjuetine
sportive. Gjate rruges nga Kelcyra drejt Permetit hapet nje pamje
maft e bukur me malin e Dhembelit,që duket ne sfond. Ne kete rajon
ndodhet restoranti mbi burimet e ujrave te ftohte prane Kelcyres kur
mund te shijoni mishin e pjekur te qingjit si dhe vererat e famshme të
Permetit veçanerisht varietetin “Merlot”, i njohur ne te gjithe vendin. Përmeti(ujërat termale të Bënjës)Pwrmeti
wshtw qwndra kryesore administrative nw luginwn e Vjosws, i njohur nw
antikitet me emrin “Tryfilia” dhe i banuar nga fise ilire. Qyteti i
sotwm u krijua si njwsi administrative nw shekullin e XV dhe shquhet pwr
personalitetet politike dhe kulturore tw nxjerw nw kohwra. Ndwr mw tw
shquarit e shek.XIX janw vwllezwrit Frashwri(Abdyl,Naim,Sami) dhe nw
shek.XX skulptori Odise Paskali. Gjatw vitit nw Pwrmet bwhen
aktivitete tw ndryshme, si “Festivali Ndwrkombwtar Multikuluror”, “Dita e
verwrave” (nw muajin Maj) si dhe gara ndwrkombwtare e kanotazhit nw
Vjosw, e cila fillon nga Greqia fqinje me finish Pwrmetin. Gjithashtu ky
qytet wshtw i shquar pwr formacionet e muzikws popullore tw quajtura
“saze” dhe pwr gatimin e glikove. Objekt me interes wshtw guri madh i
qytetit pranw Vjosws. Pranw qytetit ndodhen Kishat e Shwn Mwrisw sw
fshatit Eleuse ( shek XVIII) qw shquhet per ikonostasin dhe gdhwndiet nw
dru, si dhe kisha e Shwn Mwrisw nw fshatin Kosinw ( shek XII) Pranw
qytetit te Permetit lumi Vjosa ofon pellgje te pwrshtashme pwr banja
dielli dhe uji. Njw pjesw mjaft interesate e lugines eshte takimi i
Vjoses me pwrroin e Lengaricws. Nga ky vend ujrat termale te Bwnjws
ndodhen vetem 3 km larg. Ne luginen e Lengarices ndodhen dy ura
mesjetare te periudhws se Ali Pashws. Keto jane ura e Kakiut dhe ajo e
Dashit. Prane ures se Dashit ndodhet nje kanion mahnitës me lartesi 30
metra dhe gjërësi nga 5metra - 15 metra. Dikur në të carat e faqeve të
këtij kanioni rrinin të ashtuquajturit murgjë asketë. Po keshtu ne kete
zone gjendet edhe shpella e Pellumbit, e cila eshte vendbanim
prehistorik.. Ujrat termale te Benjes perbehen nga 6 burime. Keto
jane ujra ne natyre te hapur “outdoor”. Ato gjenden ne nje distance prej
14 km larg nga qyteti i Permetit. Ujrat e Benjes kane nje temeperature
prej 25 -28 grade C dhe jane ujra sulfatike me perqindje te larte sode
bikarbonatike. Ato shfrytezohen per kurimin e semundjeve te reumatizmes,
stomakut dhe lekures.
|
|
|
|
|
| |
|
( Shkoder – Shiroke – Velipoje – Franc Jozef – Lezhe – She Gjin – lagunat e Lezhes )ShkodraShkodra
eshte nje prej qyteteve me te vjetra te Shqiperise, e themeluar ne shek
IV (B.C) si kryeqender e fisit Ilir te Labeateve. Gjate historisë se
saj, ka njohur ulje e ngritje, si fillim me kthimin e saj ne kryeqendren
e shtetit ilir dhe me pas duke njohur pushtime dhe shkaterrime te
shumta, si ato romake ( 168 B.c), serbe (viti1040), veneciane ( viti
1396) , osmane (viti 1479), kthimin ne qendren e principates feudale
shqiptare te Balshajve ( shek XIV), ne kryeqendren e pashallekut te
Bushatllinjve ( 1757 – 1831). Shkodra kondiserohet si nje prej
qyteteve me nje trashegimi te pasur kulturore duke qene vendlindja e nje
plejade te tere artistesh, muzikantesh, piktoresh, fotografesh, poetesh
dhe shkrimtaresh. Eshte qyteti i pare ne Shqiperi ku ka filluar
shtypshkrimi i librave, botimi i gazetave dhe revistave, ku ka filluar
veprimtarine banda e pare muzikore e vendit, eshte hapur shkolla e pare
muzikore dhe ku eshte vene ne skene opera e pare shqiptare. Atraksioni
kryesor turistik i qytetit eshte kalaja e Rozafes, e cila ngrihet mbi
nje koder shkembore ne perendim te qytetit, e rrethuar nga ujrat e tre
lumenjve: Drinit, Bunes dhe Kirit.. Kalaja ka origjine ilire. Sipas
historianit Tit Liri “ajo ishte vendi me i forte i labeateve”. Kalaja e
Rozafes lidhet me fantazine popullore. Rozafa, nusje me e re e tre
vellezerve qe ngrinin muret e kalase, u muros me qellim qe kalaja te
arrinte te ngrihej. Uji gelqeror qe rrjedh ne hyrje te kalase lidhet
gjithashtu me legjenden popullore sipas te ciles ai eshte qumeshti i
gjirit te Rozafes i cili gjate murimit u la jashte per te ushqyer
foshnjen e saj. Trajten e sotme kalaja e ka marre gjate periudhes se
sundimit te Balshajve. Ajo ka kaluar periudha te ndryshme nga te cilat
ka gjurmet perkatese si ajo veneciane, osmane ( shek XVI – XVII), e
Bushatllinjve ( shek XVIII – XIX). Muret e kalase kane gjatesi 800 metra
dhe rrethojne nje siperfaqe prej 9 hektaresh. Objekte te tjera brenda
kalase jane katedralia e shek XIII te cilen osmanet e konvertuan ne
xhami (sot shikohet minareja), cisternat e ujit te shek XIX si dhe muzeu
i kalase i cili tregon etapat historike te saj. Objekte te tjera
per tu vizituar ne qytetin e Shkodres jane, Muzeu Historik(ne nje nje
banese monumentale te shek XIX ne rrugen Oso Kuka), Fototeka Marubi
(ruan negativin e pare shqiptar si dhe 500 mije negative te tjere punime
te famijes se shquar) si dhe fotografeve te tjere Zhan Pici, Raboshta,
Nenshati etj. Me interes eshte nje vizite ne kembe ne lagjet e
Gjuhadolit, Serreqit. Ne rruget “13 Dhjetori“, “Branko Kadia” si dhe
prane katedrales. Fare prane qytetit ndodhet liqeni i Shkodres, më i
madhi në gadishullin Ballkanik , me siperfaqe 368 km 2 ( Shqiperisë i
perkasin 149 km 2). E veçanta e tij eshte se ka brigje me karakter te
ndryshem . Bregu verior eshte i ulet, i tipit te “marsheve” ndersa ai
verior eshte breg i larte dhe shkembor. Pikerisht ketu ndodhen edhe dy
qendrat kryesore turistike, Shiroka dhe Zogaj, përsëpari të shquara per
restorantet e peshkut, ku specialiteti kryesor eshte gatimi
karakteristik i “ taves se krapit”. Klima e liqenit te Shkodres eshte e
ngrohte me 250 – 260 dite me diell ne vit. Aktivitetet kryesore jane
noti, banjat e diellit, vozitje. Kohet e fundit eshte lançuar nepermjet
studentëve te univesiteteve te Shkodres dhe Pogdorices harta e “ turit
me biciklete “ perrreth liqenit. Krahas ketyre potencialeve, liqeni i
Shkodres perben edhe nje eko –sistem mjaft te rendesishem natyror. Ketu
gjenden 281 specie shpendesh . Gjate dimrit vijne shume tufa per
dimerim. Ne kete menyre ka nje potencial te madh per aktivitetin e “bird
ëatching” .Nga ana tjeter ujrat e liqenit jane te pasura me 45 lloje
peshqish ku me te rendesishmit jane krapi, ngjala e shtojza . Plazhi
i Velipojes ndodhet vetem 22 km larg nga qyteti i Shkodres. Ky eshte
nje plazh me gjatësi 4km, i njohur per cilesine e reres me permbajtie te
larte jodi. Krahas aktiviteteve te ujit (noti , peshkimi) prane plazhit
te Velipojes gjenden objekte natyrore te vlefshme dhe interesante, sic
eshte ishulli i vogel aluvional i Franc Jozefit, i cili ndodhet ne
grykederdhjen e lumit Buna ne kufi me Malin e Zi. I krijuar nga pruriet e
lumit Buna ky eshte nje vend i pershtatshem per qendrimin e shpendeve
ujore, sidomos capkave. Aty gjenden edhe drure te tipit te korijeve, si
plepi,verri etj. Kalaja e Rozafes - ShkoderUra e Mesit, ShkoderKISHA- XHAMI E SHEN STEFANIT, SHKODER LezhaDisa
kilometra ne jug te Shkodres ndodhet qyteti i Lezhes, (gjithashtu nje
prej qyteteve me te vjetra te Shqiperisë) i permendur per here te pare
ne vitin 835(b.c) me emrin Lisus. Ne vitin 1398(pas ndërtimit të kalasë
në kodër) qyteti ishte ne dore te familjes feudale te Leke Dukagjinit
dhe me pas ra nen sundimin e Venedikut . Nje nder ngjarjet historike per
Lezhen dhe per gjithe Shqiperin eshte “ Kuvendi i Lezhes” i mbajtur ne 2
Mars 1444 nen udheheqjen e Skenderbeut, i cili krijoi lidhjen e
principatave shqiptare kunder rrezikut osman. Objektet kryesore per
tu vizituar ne qytetin e Lezhes jane Memoriali i vendvarrimit te
Skenderbeut , i cili u varros ne katedralen e Shen Kollit ne Lezhe ne
1468, si dhe kalaja e Lezhes, e ngritur në një kodër 186 metra të lartë,
themelet e së cilës datojnë në periudhën Ilire. Objekte interesante
brenda kalase jane rrenojat e periudhes osmane , xhamia, harku romak dhe
kulla ilire. Pranë qytetit ndodhet plazhi ranor i Shën Gjinit rrëzë
malit të Rencit, me 200-300 ditë diell në vit. Prane Shen Gjinit(në
grykëderdhjen e Drinit) gjenden eko –sisteme te shkelqyera natyrore te
vlefshme per eko – turizmin. Ketu gjendet sistemi i pasur lagunor i Kune
–Vainit, me 70 lloje shpendesh , 22 lloje rreptilesh , 6 lloje amfibesh
, 23 lloje gjitaresh. Nje prej surprizave me te kendeshme eshte ishulli
ranor i Kunes me siperfaqe 125 hektare, i cili ne varesi te prurjeve
kthehet hera heres ne gadishull. Kune eshte e mbuluar me nje bimesi te
dendur higrofile . Ketu rriten 227 lloje bimesh dhe eshte nje vend i
volitshem per folezimin e shpendeve dhe observimin e tyre. Kalaja e Lezhes
|
|
|
|
|
| |
|
Fotot me poshte jane vazhdimi i kalase se Lezhes:
|
|
|
|
|
| |
|
( Lugina e Valbones, kanioni i Shoshanit, Dragobia, Selimaj, Rragami)Lugina
e Valbones shtrihet pjesen lindore te Alpeve Shqiptare. Ajo është nje
prej zonave natyrore me te bukura te Shqiperise, e shpallur park
kombëtar dhe zë nje siperfaqe prej 8.000 hektaresh. Largesia e ketij
parku nga qyteti alpin i Bajram Currit eshte 20 – 30 km. Para hyrjes ne
luginen e lumit te Valbones do te ndesheni me burimin ( vrellen ) e
Shoshanit , i cili gjendet vetem 3 km larg qytetit te Bajram Currit.
Eshte nje burim karstik dhe derdhet ne lumin e Valbones duke krijuar nje
kanion terheqes me gjeresi 2- 3 metra dhe me nje thellesi prej 50
metrash. Mbas hyrjes ne luginen e Valbones do kaloni me radhe disa
fshatra. I pari eshte Dragobia, me shtëpitë e stilit alpin, ku lugina e
lumit ngushtohet. Pas Dragobise ne nje shpat mali, aty ku derdhet përroi
i Cerremit në Valbonë, ndodhet shpella e famshme e Bajram Currit.
Valbona(ose Selimaj) gjendet 25 km larg nga qytetit i Bajram Currit dhe
eshte qendra kryesore e banuar e lugines. Ne kete sektor lugina
zgjerohet dhe ka mundesi per akomodim ne shtepite e fashtareve te zones
si dhe ne nje hotel. Gatimet karakteristike te kesaj zone jane
specialitete te tilla si “mazja” ‘flija” “pitja” etj. Fshati i fundit
perpara burimit te Valbones eshte Rragami, i cili eshte nje fshat i
thelle i gjendur ne mes te natyres se virgjer dhe te paprekur. E gjithe
lugina shquhet per nje kolorit dhe bukuri te rralle. Nga njera ane jane
ujrat shume te pastra te Valbones dhe nga na tjeter shpatet e pjerreta
te maleve te veshura me bimesi te gjelber. Mbi vegjetacionin deri ne
muajin Maj mund te ndeshesh bore te pastert dhe te paprekur, që
kontraston me ngjyren e qiellit. Bimesia e ketij parku kombetar perbehet
nga nje varietet bimesh dhe druresh ku nje perhapje mjaft te madhe kane
ne radhe te pare formacionet me hormoq. Lloji tjeter i bimesise
perbehet nga ahishtet, rrobulli, arneni, geshtenja, arra ,molla e eger.
Jane te perhapura boronicat dhe luleshtrydhet. Fauna e parkut
perfaqesohet nga ariu i murme, ujku, macja e eger, ndersa mbi shkembinj
mund te ndeshesh edhe tufat e dhive te egra. Ne ujrat e lumit, gjendet e
ashtuquajtura trofta e mermerte. Zona e lugines se Valbones dhe e
parkut ne fjale njihet per reshjet e debores te cilat normalisht nisin
nga fillimi i nentorit dhe zgjasin deri ne maj. Debora ketu krijon nje
shtrese mesatare per 100 cm. Ne parkun kombetar te Valbones mund te
zhvillohen nje sërë aktivitetesh ne natyre, sic jane ekskursionet,
trekking neper lugine dhe perrenjte (Cerremit, Kukuajve), sporti i
kanoeve ne zona te caktuara te lumit, skite, ngjitjet alpinistike ne
shpatet e maleve. Valbona mund te sherbeje si baze dhe per ngjitjet me
malin e Jezerces (maja e dyte e larte ne Shqiperi), ecjet me kuaj
pergjate lugines se lumit si dhe peshkimi sportiv. ( Alpet perendimore , Razem – Boge – Theth – Vermosh)Ky
tur ju jep mundesine te shijoni nje pjese te konsiderueshme te alpeve
shqiptare, duke depertuar deri ne zemer te tyre ne gropen e Thethit.
Fillesa e rrugës per ne kete rajon te larte malor, eshte qyteti i
Shkodres. Pika me e afert eshte Razma, e cila ndodhet vetem 41 km larg
nga Shkodra, e vendosur mbi nje koder “morenike”, rreze malit te
Veleçikut. Zona eshte nje pike klimaterike e mbuluar me pyjet e pishave
dhe meshteknave. Njekohesisht aty gjenden edhe lendima dhe kullota
alpine. E vecanta e Razmes eshte se panvarësisht rreshjeve të mëdha të
debores, nuk bllokohet duke bërë të mundur të jetë e frekuentueshme
gjatë gjithë dimrit. Ketu ofrohet akomodim ( jane duke e u ndertuar edhe
hotele te rinj) si dhe shtepi me qera. Aktivitetet që zhvillohen ne
Razem, jane ekskursionet, ngjitjet, turizmit me çadra ( gjate veres) dhe
ne nje shkalle me te vogel skite. Nga Razma duke u kthyer ne fshatin
Dedaj rruga vazhdon per ne piken e Boges e cila ndodhet 45 km karg nga
qyteti i Shkodres. Kjo pike gjendet mes Alpeve dhe është pershkruar nga
udhetarja e famshme angleze Edith Durham ne librin e saj “Shqiperia ,
brenga e Ballkanit”. Dikur në Bogë ndodheshin vilat e familjeve
Shkodrane. Boga, ofron mundesi per aktivitete të shumta, si ngjitje
malore, ski dhe sidomos speleologji,(turizmin e eksplorimit te
shpellave). Keto te fundit rradhiten shpella e Mullirit, e Akullores, e
Njerzve te lagun etj. Per tu permendur eshte veçanerisht shpella e
Pucit, e cila gjendet ne nje lartesi 1.087 metra mbi nivelin e detit, me
gjatesi prej 5 km dhe e pasur me stalagtide, stalagmite dhe vello
muresh. Shpella ka disa kate dhe ne pjesen qendrore ka pese te tilla.
Nepermjet galerive kjo shpelle lidhet ne shpellen tjeter, e quajtur
shpella e Husit. Pas Bogës, vjen pika kryesore turistike e kesaj
zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Per te mberritur ne
Theth, duhet te kalohet Qafa e Terthorres 2.000 metra mbi nivelin e
detit. Prej kendej zbritet ne gropen e Thethit, e pershkuar nga perroi
me te njejtin emer. Thethi është Park Kombetar me sip. 2.630 hektare dhe
shtrihet midis lartesive 600 deri ne 2.570 metra mbi nivelin e detit.
Mbulesa e tij drunore perbehet ne radhe te pare nga masivet e ahut, te
cilat zene pothuaj 90 per qind te sipërfaqes së parkut. Ketu hasen edhe
ahe shekullore me diameter 1 – 1,5 metra. Pjesa tjeter e bimesise
perfaqesohet nga panja, shkoza, rrobulli. Gjenden mjaft lule ku per tu
permendur eshte “ Ëulfenia e Baldachit” e zbuluar nga botanisti italian
Baldachi. Kjo lule gjendet vetem ne Theth.. E pasur dhe e larmishme
paraqitet edhe fauna. Parku i Thethit perben zonen me te populluar ne
Shqiperi me rriqebul (felix lynx). Specie kjo e pakesuar. Ketu gjenden
shqiponja e arte, disa lloje qukapishesh, nga zvarraniket salamandra
alpine si dhe nje shumellojshnmeri fluturash. Ne ujrat e perroit te
Thethit gjendet trofta e mermerte. Ne total ne Theth gjenden 50 lloje
shpendesh , 10 lloje rreptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ne zonen e Thethit
gjenden objekte mjaft atraktive si Ujevara e Grunasit 25 – 30 metra e
larte. Mjaft interesante jane burimet e ujrave te ftohte te Okolit si
dhe shpellat e “Birreve me rathe” dhe “Arapit”. Ketu bien rreshje te
konsiderueshme dëbore te cilat zgjasin 150 dite ne vit, duke krijur nje
trashesi mesatere prej mbi 50 cm. Ne parkun e Thethit mund te zhvillohen
nje sere aktivitetesh te shumta si trekking, ngjitje alpinistike, ski
(sidomos ne shpatin lindor), speleologji, peshkimi sportiv , biçikleta
malore etj. Akomodimi ne Theth behet ne shtepite e zones te cilat jane
me arkitekture tipike alpine. Ushqimi karakteristik i kesaj zone eshte
“ferliku” ( mish i pjekur) si dhe gatimi i troftes .Prej Thethit
udhetimi mund te vazhdoje neper luginen e lumit te Shalës duke u futur
edhe me thelle ne Alpe. Parku i Thethit ben pjese ne projektin “ Parku i
paqes”, i cili perfshin edhe zona te Kosoves dhe Malit te Zi Pike
tjeter qe ben pjese ne rajonin e alpeve perendimore eshte Vermoshi, i
cili perben edhe rajonin ne verior te Shqiperise. Vermoshi gjendet 95 km
larg nga qyteti i Shkodres. Per te arritur aty mbasi kalohet Kopliku
udha shkon drejt pikes se kalimit kufitar te Hanit te Hotit dhe me pas
vazhdon djathtas duke filluar menjehere me ngjithje te fuqishme dhe
pamje spektaloklare. E vecanta e pare gjate ketij udhetimi eshte Qafa e
Rrapshit nga ku dallohet lumi i Cemit me ujrat e tij te kjatra, i cili
kontraston bukur me pejsazhin perreth.. Ne pellgjet e vogla qe krijon
lumi gjate stines se veres ai mund te shfrytezohet edhe per banja
dielli. Vermoshi ben pjese ne krahine e Kelmendit . Emertim i cili vjen
nga fjala latine “ Climens” qe do te thote, i urte, i thjesht, i mire.
Vermoshi eshte i vendosur ne nje fushe malore ne lartersine 1.100 metra
mbi nivelin e detit. Mbi te ngrihen shpate te larta. Per çdo vit ketu
organizohet aktiviteti i “Logut te Bjeshkeve” ku zgjidhet edhe Miss
Bjeshka. Ne kete aktivitet marrin pjese edhe shume Kelmendas te emigruar
ne SH.B.A., Kanada, Angli etj. Ne Vermosh mund te zhvillohen aktvitete
te tilla ne natyre si ngjitjet, trekking, skite, gjuetia e troftes ne
lumin e Cemit. Prane Vermoshit ndodhen zone te tjera mjaft te bukura
natyrore me interes per tu vizituar dhe eksploruar, si lugina e Cemit,
ajo e Cemit te Vuklit dhe e Lepushes. Per sa i perket ushqimeve te zones
se Kelmendit mund te permendim cilesine e larte te bulmetrave. Per
gjithe zone e alpeve perendimore te pershkruar me siper kohet e fundit
eshte hedhur si program nepermjet hartave perkatese turi i biçkletave
malore i pergatitur midis studenteve te Universitetit te Shkodres dhe
Podgorices. Projekt ky i mbeshtetur nga GTZ Gjermane. Pamje nga thethi
|
|
|
|
|
| |
|
( Berat – mali i Tomorrit –shpella e Pirrogoshit - kanionet e Osumit )BeratiBerati
ndodhet rreth 120 km nga Tirana dhe eshte nje prej qyteteve me te
rendesishem turistike te vendit, përsa i përket arkitekturës së vecantë
dhe monumenteve të shumta që posedon. Per keto vlera të rralla, në vitin
1961 shpallet “qytet muze”. Berati eshte nje prej qyteteve me te vjetra
te shqiperise me moshe 2407 vjeçare. Jeta e këtij qyteti lindi si
qender banimi ilir ne shek VI –V (B.C). Me vone ne shekullin e III (BC),
u kthye ne qytet keshtjelle i njohur me emrin “Antipatrea”. Zgjerimin
me te madh keshtjella e pesoi gjate sundimit te familjes feudale
shqiptare te Muzakajve.Brenda kalase u ndertuan kisha me afreske te
cmuara si dhe nje shkolle kaligrafie. E vecanta eshte se kalaja e
Beratit vazhdon te banohet edhe ne ditet e sotme. Ajo çka terheq
vizitorin ne qytetin e Beratit jane lagjet muzeale te Mangalemit,
Gorices dhe Kalase ku bien ne sy fasadat e shtepive me shume dritare te
vendosura njera mbi tjetren. Kjo e ben qytetin te quhet ndryshe “ qyteti
i nje mbi nje dritareve”.Banesa tipike eshte zakonisht me dy kate, ku
kati i siperm eshte i dale me shume dritare me harqe e gdhendie druri.
Ne Berat ndodhet nje kompleks mjaft i bukur i kishave Bizantine, nder te
cilat mund te permendim kishën e Shen Merise se Vllahernes ( shek i
XIII), Shen Triadhes , te cilat ndodhen ne kala. Ne rreze te kalase
gjendet kisha bizanine e Shen Mehillit. Nje monument post bizantin , i
cili ndodhet ne kala, eshte katedralia e Shen Merise, e ndertuar ne
vitin 1797. Në të ndodhet muzeu i ikonave te ikonografëve të shquar të
shek.XVI, Onufri dhe te birit te tij Nikolles. Onufri eshte i famshem
per perdorimin e të kuqes së vecantë ne ikonat e tij. Muzeu Onufri eshte
çelur ne vitin 1986. Ketu jane te ekspozuara mbi 100 ikona, te cilat i
perkasin edhe autoreve te tjere si Johan Cetirit, Onufer Qipriotit dhe
autoreve anonime. Ne hyrje te muzeut gjendet nje ikonostas i vitit 1806
me gdhendie te thelle. Krahas ikonave në këtë muze gjenden edhe objekte
kishtare. Ndërsa në lagjen Goricë ndodhet manastiri i Shën Spiridhonit. Ne
vitin 1417 Berati u pushtua nga osmanet, pushtim që la gjurme ne
ndertimin e monumenteve religjioze te fese islame siç jane xhamia e Kuqe
( brenda kalase) , xhamia e Beqareve (1827), Xhamia e Plumbit (1555)
dhe xhamia Mbret ne shek XVI. Nje monument mjaft i bukur arkitekturor i
qyteti eshte ura Gorices e cila lidh lagjen e Mangalemit me Goricen. Kjo
ure (ndertuar ne vitin 1780) eshte me harqe, 129,3 metra e gjate, 5,3 e
gjere dhe 10 metra e larte. Sot ne qytetin e Beratit numerohen 56
monumete te ndryshme te shpallura “Monument Kulture” dhe qyteti ka
aplikuar per te fituar statusin e UNESCO-s. Objete te tjere per tu
vizituar jane Muzeu Etnografik i cili ndodhet ne nje ndertese te
shekullit te XVIII me çardak si dhe galeria e piktures “Eduard Lir”.
Berati eshte i njohur edhe per kulinarinë dhe gatimet e tij
karakteristike. Speciliatete kryesore jane “Pula me pershesh”, “ Corba e
Tomorrit” etj. Muzeu etnografik ne berat Foto ajrore e kalase se BeratitMali i TomorritQyteti
i Beratit eshte nje baze mjaft e mire per te eksploruar malin e
Tomorrit, i cili gjendet ne nje distance prej 30 - 40 km larg nga
qyteti. Mali i Tomorrit shquhet per madhështinë mahnitëse, duke të
kujtuar një luan gjigand të ulur, me trajtat që shpalos. Tomorri eshte
nje prej maleve me te larte te Shqiperise me lartersi maksimale 2.416
metra mbi nivelin e deti. Ai eshte shpallur Park Kombetar dhe mbulon nje
siperfaqe prej 4.000 hektaresh. Mjaft i bukur eshte veçanerisht shpati
perendimor i malit, mbuluar me bimesi të shumëllojshme. Bimesia e parkut
te Tomorrit perbehet nga drure si ahu, rrobulli, panja, frasheri, pisha
e bredhi. Ndersa fauna perfaqesohet nga ariu i murme, ujku, dhelpra,
nusja e lales, lepuri i eger etj. Mali i Tomorrit eshte nje pike e
favorshme per shvillim e ngjitjeve alpinistike, trekingut etj. Zona
rreze Tomorrit eshte e pershtatshme per ngritjen e kampingjeve.
Gjithashtu ne kete mal ne lartesine 1.200 mbi nivelin e detit gjendet
“Tyrbja e Kulmakut” ku gjenden varri i Abaz Aliut. Gjate çdo muaji Gusht
ketu zhvillohet pelegrinazhi per ne varrin e tij dhe shoqerohet me
kurbane te shumta. Ky eshte pelegrinazhi me i madh ne Shqiperi i sektit
bektashi, e më gjërë. Kanionet e OsumitDuke
vazhduar drejt lugines se lumit Osum hyjme ne rrethin e Skraparit.
Pikerisht ne fshatin Radësh ne rrjedhen e perroit te Corovodes (derdhet
ne Osum) ne lartesine 450 metra mbi nivelin e detit gjendet shpella e
Pirrogoshit. E vecanta e saj eshte se perfaqeson shpellen me te medhe
dhe me te gjate te shqiperise me gjatesi 1.500 metra. Hyrja per ne
shpelle ka nje gjeresi prej 5 metrash. Pjesa me iteresante brenda
shpelles është korridori i madh ku gjenden forma te shumta karstike.
Shpella perfundon me nje pus te thelle ku gjenden kolonite e lakuriqeve
te nates. Prane shpelles se Pirogoshit ndodhet kanioni i Gradecit që
padyshim eshte kanioni me i bukur dhe me spektakolar i lugines se
Osumit. Ai ka nje gjatesi prej 4 km dhe eshte mjaft i ngushte vende,
vende, me gjërësi vetëm 1,5 metra. Lartesia e tij eshte 40 metra dhe
shpatet bien thike mbi lum. Per te arritur ne kanionet e tjera te Osumit
udhetimi vazhdon drejt jugut te lugines. Keto kanione gjenden 3 km ne
jug te qytetit te Corovodes. Jane objekte natyrore madheshtore me
gjatesi 15 km. Gjeresia e kanionit esht 10 – 20 metra, por ne sektore te
veçante ai ngushtohet deri ne 3 metra gjeresi. Lartesia e tyre arrin ne
30 deri 50 metra. Ne kete rajon zhvillohen sportet ujore te kanotazhit
dhe kajakeve. Krahas tyre pellge te vaçanta jane te pershtatshme per plazh, sic eshte ai i Varishtes. Pogradec – Lin - Drilon – Korçe- Darshe – Vokopoje – Vithkuq)Podradeci
eshte qyteti shqiptar i ndertuar buze ujrave te liqenit te Ohrit,
vendosur ne pjesen jugperendimore te tij. Ai eshte nje qytet i ri por me
sfond te vjeter historik Territori perreth ka qene i banuar qe ne
periudhen e neolitit dhe me pas nga fiset Ilire te Enkelejve dhe
Desreteteve. Mendohet se keta ndertuan kalane e Pogradecit ne nje koder
870 metra mbi nivelin e detit. Qyteti i Pogradecit shquhet per klimen e
tij te shendeshme dhe eshte i preferuar sidomos gjate stines se veres
per freskine e tij . Krahas hoteleve te shumta qyteti eshte i njohur per
traditen e “turizmit familjar” . Pogradeci ofron nje sere gatimesh
tradicionale ku per tu permendur eshte “Tava e Koranit“(peshk unik i
cili gjendet ne liqen,) “Korani me arra“, “ Kolloface’(zorre te
mbushura), vera e butit e prodhuar ne menyre tradicionale etj. Ne këtë
qytet gjate vitit organizohen aktivitete te ndryshme, si “Festivali
Nderkombetar i Theatrit te Kukullave”, “Festivali i veres”(qe
organizohet ne dimer).Qyteti eshte i njohur per artistet krijues si
poetin mjaft te njohur shqiptar Lasgush Poradecin, i cili ka krijuar
vecanerisht vargje per liqenin, ( mund te vizitoni monumentin e tij) si
dhe shkrimtarin dhe perkthyesin e shquar Mitrush Kutelin. Liqeni e Ohrit
i cili lag brigjet e Pogradecit eshte nje nga objektet natyrore me te
rendesihme turistike te Shqiperise. Per vlerat e tij historike si dhe
per floren dhe faunen unike qe ai perfaqeson eshte shpallur qe prej
vitit 1998 “ Vlere boterore e UNESCO-s”. Liqeni ndodhet ne nje lartesi
prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe ze nje siperfaqe prej 359 km 2.
1/3 e ketij territori i takon Republikes se Shqipersie. Liqeni me
origjine tektonike shquhet per thellesine e tij te madhe, e cila arrine
ne kuoten 285 metra. Tregues ky qe e ben liqenin me te thelle te krejt
gadishullit ballkanik. Ai shquhet edhe per treguesin e larte te
thellesise e cila arrin 22 metra.. Liqeni ka nje moshe prej 2-4 milione
vjet . Ai ruan ne gjirin e tij nje faun unike. Per tu permendur eshte
prezenca e peshkut koran ( ben pjese ne familjen e troftave ) i cili ne
te gjithe rruzullin gjendet vetem ne kete liqen. Peshq te tjere qe
gjenden aty jane belushka, krapi ,ngjala. Liqeni i Ohrit ka ne gjirin e
tij 17 lloje peshqish nga te cilet 70 per qind jane endemike si dhe 30
lloje butakesh ku per t’u permendur eshte sfungjeri i Ohrit i cili
gjendet vetem ketu dhe ne liqenin Bajkal. 80 per qind e butakeve te
liqenit te Ohrit jane gjithashtu endemike. Shqiperia zoteron nje gjatesi
vije bregliqenore prej 30 km. Aktivitetet kryesore qe zhvillohen ne
liqen jane banjat e ujit dhe te dielli, vozitja me barke, peshkimi dhe
zhytja.. Ne kete breg gjenden disa pika atraktive ku interes te vecante
kane Lini, i cili eshte nje fshat i ndertuar ne pjesen veriore te
liqenit rreze gadishullit me te njejtin emer. Lini ndodhet ne nje
distance prej 25 km larg nga Pogradeci. Mendohet se ne antikitet
prinderit e perandorit Justinian, zgjidhnin gadishullin e Linit per te
pushuar. Krahas pozicionit te tij te bukur Lini eshte i njohur
vecanerisht per mozaiket e tij, te cilet gjenden ne baziliken e Linit
mbi koder. Keto i datojne shek VI – VII A.D. Mozaiket shquhen per
dekoracion te larmishem zoomorf, bimor dhe gjeometrik dhe kane
ngjashmeri me mozaiken e Durresit te lashte. Ne jug te qytetit te
Pogradecit ne nje distande 4 -5 km ndodhet burimet e ujrave te Drilonit
dhe fshati piktoresk dhe turistik i Tushemishtit.Burimet e Drilonit jane
karstike dhe dalin rreze blloqeve gelqerore. Ujrat dalin nga poshte
lart dhe ne mjedisin e daljes formohet nje liqen i vogel . Perreth
ketyre burimeve eshte krijuar nje mjedis natyror mjaft terheqes me nje
bimesi te harlisur higrofile . Keto nderthuren me urat dhe kanalet. Ne
keto ujra lundrojne mjelmat dhe rosat, ndersa prane brigjeve te liqenit
fluturojne pulebardhet. Tushemishti eshte nje fshat tipik buze ujrave te liqenit ku ndodhen hotel te rinj. Ky fshat ka tradite “turizmin familjar”.
|
|
|
|
|
| |
|
KorcaDuke
vazhduar drejt jugut arrijme ne qytetin e Korçes, i cili eshte qyteti
me i madh i Shqiperise jug –lindore dhe gjithshtu nje nder qendrat
urbane me te rendesishme te vendit. Qyteti ndodhet i ndertuar ne nje
fushe malore me lartesi 896 metra mbi nivelin e detit ne lindje te
maleve te Moraves. Territori ku sot eshte Korça ka qene nje vendbanim
Ilir , i cili mendohet se ka lidhje me kulturen e Barçit ( 2 km larg
qytetit) . Eshte krijuar si qytet ne shek.i XV pas djegjes se
Voskopojes. Ne vitin 1738 u mor nga Ali Pasha. Ndersa ne gjysmen e dyte
te shek XIX u shnderrua ne qendren me te madhe ekonomike, kulturore e
tregetare te vendit me nje pazar te madh e karakateristik, nje pjese e
te cilit ruhet edhe sot. Madje pazari i Korces regjistrohet ne kohe si
nje nga pazaret me te rendesishem te Ballkanit, pasi ishte qender
lidhese midis lindjes dhe perendimit. Ne vitin 1887 ne Korce u hap e
para shkolle shqipe ne Shqiperi dhe ky eshte nje tregues i
atdhedashurise se flakte te korcareve si dhe kultures se tyre te gjere.
Nga gjiri i Korces kane dale patriote te shquar te pushkes dhe te penes,
qe kane lene gjurme te thella ne historine e Shqiperise. Ne periudhen e
Luftes se Pare Boterore qyteti u pushtua nga trupat franceze dhe ne
kete kohe u shpall “ Krahina Autonome e Korçes”. Nje vit me vone ne 1917
ketu u hap Liceu Francez i Korçes, nje nga shkollat me te permendura ne
Shqiperi. Sot qyteti i Korçes eshte nje qender e rendesishme e
turizmit kulturor. Qyteti shquhet per arkitekturen e tij te veçante me
shtepite e tipit te vilave me kangjella te shumta. Zona me tipike eshte
ajo midis Bulevardeve Republike dhe Shen Gjergji, te cilat perbejne edhe
zonen e mbrojtur te qytetit. Qyteti ofron per vizitorin nje rrjet
muzeumesh ku mund te permendim “ Muzeun e Artit Mesjetar”, i cili eshte
muzeu me i rendesishem i ketij lloji ne vend. Ai ruan 7.500 objekte.
Vend te rendesishen zene objekte e kultit dhe ikonat te cilat fillojne
qe nga shek i 13 dhe 14 e deri ne ditet tone. “Muzeu Prehistorik” i
vendosur ne dy banesa Korçare te shpallura monument kulture. Ketu ruhen
1.200 objekte te cilat perfshijne germime arkeologjike nga zonat
prehistorike si edhe nga periudhat helene, romake dhe paloebizantine.
Muzeu i Arsimit i cili ngrihet ne godinen ku u hap shkolla e pare
shqipe, Shtepia Muze e piktorit mjaft te shquar korçar Vangjush Mio i
njohur ne radhe te pare si mjeshter i pejsazhit. Aty ruhen rreth 400
punime te tij. Studioja e fotografit Kristaq Sotiri ,njerit prej
fotografeve me te shquar te vendit si dhe Muzeu i Koleksionit Bratko .
Nje muze ky i ri i çelur ne vitin 2003 me vepra te artit oriental te
vendeve te lindjes se largme. Ne qytet ka edhe objekte te tjera me
interes sic jane Monumeti i Luftetarit Kombetar i peruruar ne vitin 1933
nga skulptori i shquar Odise Paskali, pazari i Korçes ( shek XIX dhe
fillimi i shek XX) xhamia e Iliaz Bej Mirahorit 1484 (monumeti me i
vjeter i qytetit) Katedralia Orthodokse e Ngjalljes se Krishtit e cila
eshte me e madhja ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan , e
ndertuar ne 1992. Lendina e Loteve e ndodhur ne kryeqezimin e Bulevard
Republike me Bulevard “ Gjergj Kastrioti”. Quhet e tille mbasi ishte
vendi kur grate percillnin burrat per ne kurbet. Se fundmi behet fjale
se ketu do te ngrihet nje monument ne perkujtim te te gjith
kurbetllinjve dhe emigranteve shqiptar te shkuar dhe te tashem. Varrezat
e ushtareve , franceze te Luftes se Pare Boterore etj. Qyteti i
Korçes njihet per kenget e tij karakteristike te quajtura “serenata” te
cilat shoqerohen me kitare dhe mandolinë. Serenatat e famshme Korcare
jane nje pjese shume e rendesishme e muzikes qytetare shqiptare. Korca
eshte qyteti i famshem i karnavaleve. Ketu organizohen karnavelet me te
medha te Shqiperise, zakonisht perpara pashkeve. Ne qytet ndodhen shume
taverna karakteristike dhe ai njihet per gatimet tradicionale si lakrori
( byrek i pergatitut me qepe dhe domate), turshite e ndryshme etj. Kisha e Mborjes - KorceVoskopojaQyteti
i Korçes eshte nje baze mjaft e mire te per eksploruar pikat malore te
rrethit . Nje prej me te te rendesishmeve eshte Voskopoja. Ajo ndodhet
20 km ne perendim te Korçes ne nje pllaje ne lartesine 1.160 metra mbi
nivelin e detit. Voskopoja ka patur nje lulezim te veçante duke qene nje
nga qendrat kryesore te Ballkanit. Eshte njohur si venbamin qe prej
vitit 1330 , ndersa lulezimin me te madh e njohur ne 1794 kur arriti
30.000 banore . Ajo ishte nje qender kulturore e tregtare, e cila
komunikonte ne Laipcigun ,Budapestin, Venedikun dhe Vjenen. Qyteti
kishte 27 kisha e manastire nga te cilat sot kane mbetur vetem 7. Kishte
nje Akademi me biblioteke si dhe shtypshkronjen e pare ne ballkan qe ne
vitin 1720. Akademia e Voskopojes ka qene e nje niveli teper te larte, e
nderuar dhe e vleresuar edhe me gjere se sa trevat Ballkanike. Nder
kishat me interes per tu vizituar jane Manastriti i Shen Prodhonit,
kisha e Shen Kollit(1721) ku gjenden piktura te ikonografeve te shquar
shqiptare David Selenicasi dhe vellezerve Zoografi nga Korça ( keta te
fundit kane punuar edhe ikona ne kishen e Lavres se Madhe me malin e
Shenjte Athos ne Halkidiki te Greqise, nje prej zonave me te shenjta te
othodoksise mbareboterore) ku kane lene mbishkrimin e tyre me emertimin
nga Korça. Objekte te tjera jane rrenojat e kishave te Shen Mehillit dhe
Shen Thanasit ku ruhen ikona te ketyre autoreve. Fatkeqesisht nga
Voskopoja e lavdishme kane mbetur pak te dhena, por emri dhe civilizimi i
saj akoma edhe sot gjendet ne analet e rendesishme boterore. Voskopoja
shquhet si pike e shendetshme klimaterike e rrethuar me pyjet e pishave
dhe bredhave dhe me burime ujrash te ftohte. Reshjet e bores ketu
zgjasin tre muaj. Ketu gjendet edhe pista natyrore e skive ku zhvillohen
edhe garat e kampionatit kombetar te skive. Krahes hoteleve qe gjenden
ketu jane karakteristike edhe shtepite me qera. Afresk nga kishat e Voskopojes DardhaDardha
eshte nje fshat tjer malor, e cili ndodhet 20 km ne juglindje te
Korces. Ajo ndhodhet ne lartesine 1.350 metra mbi nivelin e detit dhe
eshte e rrethuar me pyje dhe burime ujrash te ftohte. Jane
karakteristike banesat prej guri dhe cezmat. .Vec te tjerave Dardha
eshte e njohur per kostumet popullore te grave ku mbizoteron e kuqja dhe
e zeza. Reshjet e debores ketu zgjasin tre muaj dhe krijojne mundesi
per skite dhe sportet e tjera dimerore. Akomodimi ofrohet ne shtepite
karakteristike. Dardha njihet per rakine e kumbulles si dhe per gatimin e
lakrorit ne dy pete te pjekur ne saç. VithkuqiVithkuqi
eshte nje fshat tjeter klimaterik , i cili ndodhet 25 km ne jug
–perendim te Korçes. Ai ka qene nje vendbanim mesjetar dhe ne shek XVII
–XVIII qender ekonomike e kulturore. Ketu ndodhen objekte religjioze si
Kishat e Shen Pjetrit dhe Shen Pavlit. Vithkuqi eshte vendlindja e
ideatorit te rilindjes kombetar shqiptare Naum Bredhit ( Veqilharxhi) Ne
fshat mund te vizitoni bustin e tij. Vithkuqi shquhet per klime te
kendeshme dhe eshte e rrethuar me pyje ahu, dushku e pishe. Ketu ndodhet
burimi i ujit te ftohte te Bellovodes . Nga Vithkuqi mund te ndermerrni
nje ngjitje ne kembe ose me kale drejt majes se Rungajes 1.750 metra te
larte ku ka mundesi edhe per ushtrimin e skive. Akomodimi ofrohet ne
shtepite e zones. Shen Mehilli - Vithkuq
|
|
|
|
|
| |
|
Tirane – Kruje – Durres – Elbasan – Fier(Apolloni)Tirana
eshte nje qytet relativisht i ri , i krijuar ne vitin 1614 nga nje
feudal vendas , Sulejman Pashe Bargjini i cili ne vendin ku sot ndodhet
monumeti i “Parizanit te panjohur” ngriti objektet e para te qytetit te
ri si nje xhami, nje hamam dhe nje furre. Emri Tirane mendohet se ka
origjine te ndryshme, njeri prej te cileve mendohet se vejn nga TYRRENIA
qe eshte fjale me origjine etruske. Ka dhe mendime te tjera nga
emertimet “theranda” ( te korra) , “Tirkan” ( keshtjelle ne shpatin e
malit te dajtit) , “Tyros” ( bulmet ne greqishte te lashte ). Turi i
juaj ne Tirane mund te kombinohet midis vizites se muzeumeve dhe pikave
kryesore atraktive te qytetit , nder te cilat do te permendnin ‘Sheshin
Skenderbej” ku ndodhen Xhamia e Ethem Beut, e cila eshte ndertuar midis
viteve 1798 – 1812. Kulla e Sahatit ndodhet fare prane . Ajo eshte
ngritur ne vitin 1822 dhe eshte 35 metra e larte. E veçanta e saj eshte
se deri ne vitin 1970 ka qene objekti me i larte i Tiranes. Nga ana
tjeter kupola e saj ne maje eshte e tipit “ San Marko” ç’ka i jep kulles
se sahatit arkitekture kristiane e cila bashkejeton me minaren e
xhamise. Qe prej vitit 1996 kulla e sahatit eshte e hapur per turistet (
gjate te henave dhe te enjteve) . Ura e Tabakeve, e ndodhur ne Bul “
Zhan d’Ark “ eshte nje tjeter monument kulture e cila i perket gjysmes
se pare te shek XIX. Monumeti me i vjeter ne Tirane eshte “Mozaiku” i
Tiranes, i cili ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit , ne rrugen
“Naim frasheri”. Ky mozaik ka qene dyshemeja e nje vile romake qe me pas
ka sherbyer si truall per ndertimin e nje kishe paleo- kristiane. Fare
prane qendres se Tiranes prane kinema Milleniun ju mund te shikoni muret
e kalase se perandorit Bizantin Justinianit ( te ndertuara ne vitin
520) . Mendohet se baza e ketyre mureve , te cilat sot arrijne lartesine
6 metra jane shume me te vjetra, qe prej periudhes se via – egnatia.
Tomba monumentale e Kapllan Pashes, njerit prej sundimtareve te qytetit
ndodhet ne Rrugen “ 28 Nentori” prane “Partizanit te panjohut” Ky varr
eshte pjese e xhamise se pare te qytetit. Nje objekt majft i
frekuentuar nga turistet ne Tirane jane kompleski i “Varrezave te
deshmoreve” , te peruruara ne vitin 1971 nje nje nga kodrat me te bukura
ne jug- lindje te qytetit .Ketu bie ne sy monumenti madheshtor Nene
Shqiperi. Vec te tjerash Tirana ofron mundesi per vizita ne muzeume
sic jane ato ne Muzeun Historik Kombetar ( i celur ne 1981 ) , i cili
eshte muzeu me i madh i Shqiperise. Muzeun Arkeologjkik, ate te
Shkencave te Natyres dhe Muzeun Privat Mezuraj i cili posedon nje
koleksion arkeologjik dhe pikturash. Pershkrim i disa objekteve me te rendesishme te kryeqytetit. KALAJA E NDROQITKalaja
e Ndroqit shtrihet në rrethinat e Tiranës, ajo ngrihet pranë fshatit me
të njëjtin emër mbi një kodër të lartë 387m mbi nivelin e detit, në
krahun e majtë të luginës së lumit Erzen. Si emër kalaja del për herë të
parë në shekXVI-të, në një relacion anonim mbi Shqipërinë shkruar
italisht në 1570, me trajtën e deformuar Andronello. Krahina e Ndroqit
së bashku me krahinën e Kavajës e të Pezës quhej në mesjetën e vonë
Tumenisht. Kalaja ka pasur një system të dyfishtë mbrojtës, një mur rrethues të jashtëm dhe një mur rrethues të brendshëm. Dallohen
dy teknika ne punimin e mureve që i përkasin njëra antikitetit të vonë
(mund të jetë ndërtuar ose rindërtuar në kohën e Justinianit) më pas
pësoi një rrënim ose braktisje,dhe tjetra gjatë mesjetës shek.XIII-XIV
(e rindërtuar në periudhën para Osmane). Lidhja e gurëve (në pjesën e
poshtme të mureve) është kryer me llaç gëlqereje të përzier me pluhur të
imët tullash, karakteristikë kjo e ndërtimeve të IV-VI . Pjesa e sipërme e murit paraqet një teknikë tjetër, ndërtuar me gurë të vegjël lidhur me llaç të dobët gëlqereje me rërë lumi. Antikitetit
të vonë i përkasin dhe disa fragmente objektesh të qeramikës së
ndërtimit (solene romake te shek.IV-VI , kaliptere dhe tulla) që u
gjeten në pllajën e kalasë. Albanologu austriak J.G. Han, na tregon
se rruga e Ndroqit ishte e njohur ne shek.XI si një variant i dytë, një
degëzim i Via Egnatias, që lidh Durrësin me Ohrin dhe më tej me
Kostandinopojën. Pas rënies së Durrësit në 1501, ajo do e humbasë
rëndësinë e vet si seli garnizoni ushtarak. Vetëm në shek.XVIII-të
kalaja e Ndroqit do ta rifitojë edhe një herë rëndësinë e saj, për t’u
rrënuar përfundimisht në vitet ’30 të shek. XIX-të. KALAJA E PREZËSUltësira
kodrinore bregdetare midis Tiranës dhe Durrësit çahet mespërmes prej dy
korridoresh gjeografikë: Grykës së Vorës dhe luginës së Ndroqit ku
kalojnë dy rrugët natyrale që lidhin Durrësin me fushën pjellore të
Tiranës dhe me malësitë e thella të Bendës, Martaneshit, Krujës, Matit
dhe Dibrës. Dy korridoret e ndajnë trevën në tri pjesë: Në veri është
krahina e Prezës e quajtur dikur Skura e Madhe, në qendër shtrihet
krahina e Shijakut me emrin mesjetar Skura e Vogël, në jug ndodhet
krahina e Ndroqit e cila së bashku me krahinën e Kavajës e të Pezës
quhej disa shekuj më parë Tumenisht. Kalaja e Prezës është ndërtuar në
pjesën më të lartë të vargut kodrinor, prej nga zotërohej pjesa veriore e
fushës së Tiranës dhe kontrollohej rruga me rëndësi ekonomike dhe
ushtarake që lidhte Durrësin me Krujën dhe me Shkodrën. Kodra mbi të
cilën është ndërtuar kalaja është një kreshtë shkëmbi shtufore që
zgjatet në drejtim veri-jug, ndërsa sipërfaqja brenda mureve ka pasur
pjerrësi nga lindja në perëndim që me kalimin e kohës është niveluar
deri në një farë mase. Kalaja ka qenë e vogël dhe e pafuqishme për
luftime dhe rrethime të gjata, qëllimi i ndërtimit ka qenë vrojtimi mbi
rrugët e rëndësishme ekonomike dhe ushtarake si dhe të mund të siguronte
mbledhjen e taksave nga popullsia e krahinës. Sipas Barletit vendi ku u
vendosën trupat turke (e ka fjalën për fushën e Tiranës) në rrethimin e
Krujës 1466, qe ndërmjet qytetit të Krujës dhe qytezës së parthinëve që
në këtë kohë njihej me emrin Prezë dhe ishte në gjendje gërmadhe. Sipas
Lazër Papajanit kjo tregon se ishte ndërtuar kohë më parë por si një
kala e dobët s’kish mundur t’u rezistonte luftimeve dhe rrethimeve të
gjata. Ndaj si periudhë e mundshme e ndërtimit të saj mund të jetë
fillimi i shekullit XV-të nga Topiasit, zotëruesit e kësaj zone. Pasi u braktis në kohën e Gjon Kastriotit ajo nuk u rindërtua më nga i biri Gjergji (Skënderbeu). Legjenda
e trevës thotë se këtu u martua Mamica motra e Skënderbeut, në dasmën e
të cilës morën pjesë edhe shumë princër shqiptarw, thuhet se bukuria e
një vashe u bë shkas për një konfrontim mes Lekë Zaharisë dhe Lekë
Dukagjini. Konfrontimi qe aq I ashpër sa 150 vetë u therën e u gjakosën-
ndaj dhe vendi u quajt Prezë se u prenë në presë. Por nga dokumentet e
shkruara një fakt i tillë nuk përmendet, dihet vetëm martesa e Mamicës
me princin shqiptar Muzak Topia, dhe si rezidencë e tyre përmendet
Kalaja e Petrelës. Mamica në vitet e fundit të jetës shkoi në Kepin e
Rodonit, ku sipas studiuesit Teodor Ippen atje ajo ndërtoi Manastirin e
motrave Klarisa pranë kishës së Sh’na Ndoit. Pas pushtimit të Krujës nga turqit kalaja pëson ndërhyrje ku ndërmjet të tjerave ndërtohet edhe xhamia mbi portë. KALAJA E TIRANËSKalaja
e Tiranës ndodhet në qendrën historike të qytetit të Tiranës. Kalaja ka
një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 160 x 200 m. Deri më tani
është menduar se kalaja është ndërtuar nga Mehmet pashë Bargjini në
dhjetëvjeçarin e fundit të shek.XVIII-të. Gjatë gjurmimeve të bëra
në 2001, u vu re se ajo në themelet e saj kish gjurmë të një kalaje më
të hershme, gjurmë të cilat shtriheshin si në anën jugore ashtu edhe
jugperëndimore (përfshi pothuaj gjithë qendrën e sotme). Duket se ajo
është një prej fortifikimeve fushore të shek.IV-VI-të, e ndërtuar ose
rindërtuar nga perandori Justinian në Epirin e Veriut. Në ditët e sotme
ruhen vetëm pjesa veriore dhe disa trakte në anën jugore të saj. XHAMIA ETHEM BEUT Xhamia
e Ethem Beut ndodhet në qendër të Tiranës. Si faltore islamike përmban
vlera të mëdha të arkitekturës së fundit të mesjetës.Xhamia e Et’hem
Beut është ndërtuar në vitet 1791-1821. Përbëhet nga vëllimi unik i
sallës me kupolë, nga portiku që e rrethon nga anët lindore dhe veriore
dhe minarja. Salla katrore në plan mbulohet me kupolë mbi trompa në
qoshet. Ajo është ndërtuar me gurë lumi dhe suvatuar. Portiku përbëhet
nga tre arkada mbi kolona guri me kapitele me zbukurime bimore. Minarja
ndërtuar prej guri të gdhendur përbën një gjymtyrë me vlerë të
ndërtesës. Godina paraqet si vlera tipologjike ashtu dhe arkitektonike.
Ajo përbën një nga xhamitë më interesante të vendit tonë. Është nga
tipet më të zhvilluar dhe që mbyllin një nga rrugët e gjata të
zhvillimit të xhamisë në vendin tonë, me tipare të theksuara vendase. Piktura Murale Xhamia shquhet dhe për pikturën murale në teknikën e asekos, që mvesh interierin dhe portikun e harkadën. Zbukurimet
floreale e vegjetale si lule, gonxhe por dhe frutat karakteristike të
zonës, (molla, kumbulla, dardha e qeshia) veshin krejt brendinë duke u
lënë vënd tërheqës kompozimeve me temë peisazhin arkitekturor. Ato
shtrihen në faqet e jashtme dhe të brendshme të hajatit dhe të sallës së
lutjeve dhe, janë realizuar nga një penel i ndjeshëm në frymën e
realizmit fantastik. Peisazhet janë tetë, por ai në fasadën lindore
sugjeron për herë të parë kërkesën pranë xhamisë të një kulle
monumentale për orë publike dhe përfundimin e xhamisë në vitin 1820. Një
kullë e orës akustike nisi të ndërtohet pranë saj. Kalaja e Presqopit - Tirane KrujaQyteti
Historik i Krujes ndodhet 32 km larg Tiranes. i ndertuar ne nje shpat
mali panoramik me lartesi afro 600 metra mbi nivelin e detit , nga i
cili dallohen edhe brigjet e detit Adriatik. Ky qytet eshte nje prej
pikave me aktive turistike te vendit. Objekti kryesor eshte Muzeu i
Heroit kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” i peruruar ne vitin 1982.
Aty ndodhen objekte te shumta, dokumente ,elemente te tille si piktura
ne zham , piktura monumentale , kopja e shpates dhe perkrenares se
Skendeberut etj . Muzeu ndodhet ne kala , e cila ka origjine ilire, por
qe formen e sotem e ka marre gjate shekujve V –VI . Kalaja ka 9 kulla
dhe brenda saj ndodhen edhe disa shtepi te banuara si dhe Teqja e
Dollmase. Ne perendim te kalase gjenden edhe hamami i shek VI. Objekt
tjeter mjaft i vizituar eshte Muzeu Etnografik i Krujes, i cili gjendet
gjithashtu brenda kalase. Eshte nje shtepi tipike me cardak qe i
perkiste familjes se shquar te Toptaneve. Prane kalase gjendet pazari
karakteristik i Krujes njerit prej tregjeve me te pasur te prodhimeve te
atrizanatit shqiptar si qendisje, prodhime dore te argjendit ,bakrit
,alabastres, qylymave. sixhadeve,punimeve te drurit, suvenireve etj.Ky
Pazar ka funksionuar qe prej shek te XV. E vecanta e tij eshte se
dyqanet jane te ndertuara ne dru dhe rruga eshte e shtruar me kalldrem. Disa pershkrime per kalane e Krujes. Kalaja
e Krujës ngrihet mbi një kodër të zgjatur me drejtim veri-lindje.
Brenda territorit të saj ndodhen rrënoja kishash të shekullit të XIII
dhe të periudhës së Skënderbeut, hamami I periudhës osmane, teqeja e
Dollmës dhe banesa. Kalaja e KrujesKISHA NË KALANË E KRUJËSKjo
kishë e shek.XV-të ngrihet mbi rrënoja të një kishe më të hershme, nga e
cila ruhet një pjesë afresku. E quajtur edhe kisha e Skënderbeut, ajo
është nxjerrë në dritë nga gërmimet e kryera në vitet ’80 të shek.XX-të,
ku pas restaurimit u mendua të kthehej në një minimuze për ekzpozimin e
objekteve të gjetura. E rrënuar sërish pas ngjarjeve të viteve ‘90 ,
nga IMK dhe DRMK Tiranë është paraqitur një projekt restaurimi. BANJA MESJETARE NË KALANË E KRUJËS.Hamami
i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së
Dollmës.Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot
ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin
ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske. Më në thellësi janë
dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë.
Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera
furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit
të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në
njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë. Vendvarrimi i Skenderbeut Muzeu i Krujes:
|
|
|
|
|
| |
|
DurrësiPrej
Krujes kalojme ne qytetin e Durresit, 34 km larg nga Tirana. Durresi
eshte porti me i madh i vendit dhe qyteti i dyte i tij per nga madhesia.
Eshte qyteti me i vjeter i Shqiperise , i cili vazhdon jeten e tij me
histori 3.000 vjecare. Ai eshte themeluar si qytet ne vitin 627 (B.C)
nga koloniste Korinthas dhe Korkyras ne trojet e fisit Ilir te
Taulanteve. Objeti kryesor eshte Amfitheatri i Durresit i cili i perket
periudhes se perandorit Romak Hadrian . Ai ka nje kapacitet prej 15.000
shikuesish dhe radhitet i dyti ne Ballkan per nga madhesia .Per nga
stili i ndertimit ai ngjan me monumetet e ketij lloji ne Kapua dhe
Pompei te Kampanjas ne Itali . Ne shekullin e IX ne muret e tij u
ndertuan nje kapele e vogel me mure te veshura me mozaike. Objekt tjeter
arkologjik termat e shekullit te II A.D te zbuluara prane theatrit “
Alaksender Moisiu” Ruhet dhoma e ujit te nxehte si dhe pishina e shtruar
me pllaka mermeri me ngjyere te bardhe dhe te zeze. Forumi bizantin
eshte nje objekt i shek V – VI me kolona mermeri. Ne qytetin e
Durresit gjenden gjithashtu 1/3 e gjatesise se mureve te kalase . Objeti
me i famshem arkeologjik i zbluara ketu eshte Mozaiku “ Bukuroshja e
Durrsit “ ne vitin1916 ne lagjen “Varrosh”. Ajo i perket shekullit IV
(B.C) dhe sot gjendet e ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane .
Muzeu Arkeoologjik qe ndodhet ne Durres, i hapur fillimisht ne 1951
dhe tashme e rihapur ne 2002 ne nje godine te re ne shetitoteren
“Taulantia”, eshte nder me te rendesishmit e ketij lloji ne Shqiperi Aty
ruhen objekte te periudhave greke e romake si kolona, kapitele,
sarkofage, stela, skulptura , monedha etj. Pervec vlerave te tij arkeologjike Durresi njihet edhe per plazhin e tij ranor i cili eshte plazhi me i madh ne Shqiperi. Amfiteatri i Durresit nga lartNje nga korridoret e brendshme te Amfiteatrit te Durresit Elbasani Në
krahun e djathtë të derdhjes së Shkumbinit atje ku ai kryqëzohet me
rrugën e famshme Egnatia shtrihet qyteti i Elbasanit me emrin e lashtë
Skampini, rreth 50 km larg(nga Qafe Krraba) nga kryeqyteti.Gjatë
historisë së tij mijëvjeçare Elbasani e ndërroi shpesh emrin e tij, por
për herë të parë e gjejmë të shkruar në dokumentat historike të
shekullit të II-të si krahinë e tipit vikus me emrin Skampis në varësi
të Durrësit. Skampini ishte fortifikatë tipike romake por në
shekullin e IV-të kishte arritur një status të ri administrativ dhe me
emrin Hiskampis ai përcaktohej si një nga qytetet me rëndësi të Epirti
të Ri ku ishte stacionuar i vetmi legjion ushtarak i Epirit të Ri. Sipas
Tit Livit (historian romak i shekullit të III-të), Pirroja i Epirit
ishte i pari që mësoi të tjerët si vendosej kampi i fushimi, prandaj
fortifikimi i Elbasanit ka formën kuadratike ashtu si edhe mjaft qytete
të tjera të Shqipërisë së Jugut si Peqini, Mallathrea etj. Fortesa
rrethohej me mure të fuqishëm 12 m të lartë. Nga të katër anët një
hendek i thellë me ujë dhe 26 kulla të formave të ndryshme (trekëndëshe
dhe patkoi) përforconin fuqinë mbrojtëse të saj. Kalaja kishte katër
hyrje një për secilën anë. Në shek. VI qyteti zhvillohet jashtë
kështjellës duke qenë qendër peshkopate me një numër katedralesh dhe një
bazilikë të madhe në kodrën e Tepes pranë Kalasë. Në vitin 1466
Kalaja e Elbasanit bie në duart e osmanëve të cilët e rindërtuan thuajse
tërësisht dhe prej tyre ai mori emrin Elbasan që dotë thotë il - basan
(dhe kapuluës) i zotëruar, përfshirë nga porta e lartë. Me këtë emër u
bë qendër sanxhaku në shek.XVII-XVIII-të duke patur një zejtari tejet të
zhvilluar dhe një tregëti brenda dhe jashtë vendit. Në mes të
shek.XVII-të ai numërontë 900 dyqane, 2mijë shtëpi banimi. Zejet më të
dëgjuara ishin lëkurat (tabakaët), mëndafshi, dhe argjëndi (zbukurime
dhe armë).Brenda qytetit përveç banesave dhe dyqaneve Elbasani përmbante
tashmë një numër të madh ndërtesash social-kulturore dhe fetare si:
kisha, manastire, xhami, hamame (banja publike), teqe, një namazgja,
rrugë dhe ura duke u shndërruar në një nyje ndërlidhëse për mbarë
qytetet e Shqipërisë si në jug dhe veri. Për vlerat e saj të
spikatura historike dhe kulturore Kalaja Elbasanit, zona urbane
përfshirë brenda mureve rrethues është vënë në mbrojtje shtetërore si
zonë muze, ashtu si qytetet e Gjirokastrës, Beratit, Kalasë së Krujës
etj, dhe janë kryer me përparësi punime konservuese, restauruese nga IMK
dhe DRMK Tiranë. Kalaja e Elbasanit (porta hyrese)Kulla e sahatit ne Elbasan
|
|
|
|
|
| |
|
ApolloniaApollonia
ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u
themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga
kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së
tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e
mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën
mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte
më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes
helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i
rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të
ketë patur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin ! Ajo
e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla
apolloniate e arteve te bukurua ishte me famë në të gjithë botën antike.
Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari,
nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apolloni. Kronikat
romake tregojnë sesi ai me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u
nis me një anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u
bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e
liruar Apolloninë nga të gjitha taksat. Pas një tërmeti në shek.
III e.s lumi Aoos ndërron shtrat duke e shkëputur qytetin nga deti.
Goditja rezultoi fatale në një epokë ku i gjithë aktiviteti tregëtar
zhvillohej në lidhje me detin. Qyteti e humbi gradualisht rëndësinë
ekonomike duke u shndërruar në një qendër të thjeshtë fetare. Por
shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetës qytetare si dhe shndërrimi i
zonës përreth në kënetë, të bonifikuar vetëm pas vitit 1945, bëri që
zona arkeologjike të ruhet mjaft mirë. Arkeologët e quajnë Apolloninë
Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm
është zbuluar deri më sot. Disa nga objektet arkeologjike dhe
statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë
mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit
XIII. Në kopshtin e Manastirit ndodhet edhe një kishë bizantine që i
përket shekullit të XIV. Me interes të madh për vizitorin në
Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri
rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu
arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj. Territori i madh i mbuluar me
monumente, panoramat dhe peisazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë
dhe Detin Adriatik nga njëra anë si dhe rruga automobilistike në
gjendje të shkëlqyer, pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të
mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër e bëjnë Parkun Arkeologjik
Apolonia lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të
privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri. Odeoni ne Apolloni:Agnotetet ne ApolloniZbulimi i fundit arkeologjik ne Bylis
|
|
|
|
|
| |
|
Kakome, mallkimi i një emri Dreqin
e di sepse në Shqipëri për të parë një gjë të bukur duhet të vuash.
Por, kështu është. Kështu edhe do jetë, mbase. Ndryshe nuk do mund të
quhej e bukur. Çdo gjë, që është në duart e natyrës është e bukur,
derisa “erdhi njeriu dhe e bëri si sitë e tij”. Kur e kam dëgjuar nga
një plakë e Jugut me destemelin e zi, më është dashur të sjell nëpërmend
Testamentin e Vjetër, pastaj Virgjilin. Kurse ditëzeza, në jetë të
vet, nuk kishte lexuar kurrë, vetëm se kishte shtënë vaj rregullisht për
shenjtorët e Testamentit të ri në kishën e fshatit, ndërsa sa i përket
Virgjilit...Aha. Dhe, kishte kullotur lopët në një bokërimë, tutje në
fshat, dhe në kthim kishte mbartur ujë me bucelë. ... Kurse lopët
dhe mëshqerrat, që kullosin të patrazuara në gjirin e Kakomesë, pak
kilometra në veri të bregut të Sarandës, e kanë ndalur kohën. Nuk kanë
bari, e si në kohët mitike kullosin të azdisura. Kur shikojnë njerëz
janë të kureshtuara pa fund. Gjindja me katër këmbë shikon gjindjen me
dy këmbë. Ne me Maksin nuk ua heqim sytë. Taksisti sarandiot, që i ka
flokët e lyer, na bën me dije se kështu ka qenë gjithmonë këtu. Si në
kohën e Odisesë- na thotë. Kemi lënë bashkë qytetin më jugor të
Shqipërisë, dhe 12 kilometra më në veri të saj, një kthesë ndanë një
tabele e rregullt turistike, na ka lajmëruar se tutje është Manastiri i
Kakomesë. Këtu është pikëndarja dhe se duhet t’i thuhet lamtumirë
Qytetërimit, sepse tabela është e vetmja gjë që të lidh me turizmin
institucional në këtë vend. Teksa përshkojmë një grykë, pak nga pak
dalim në Gjirin e Kakomesë. Dy shenja rrotash na zbythin pak, sepse jemi
vetëm në mes të një territori që nuk e njohim. Por, dy gjuetarë, që
dalin befas me disa veshje të gjelbra laramane zbuluesish, janë të
vetmit, që hasin në pak qindrat metrat deri në breg. Pastaj rrënoja
repartesh ushtarake, një kryq i bardhë, një mol i vogël.
Dikur
zbarkuan anglezët dhe i përzunë partizanët apo ku anglezët bashkëpunuan
me shqiptarët, një version tjetër. Maksi, që bën ciceronin kompetent nuk
ndalet. I di të gjitha. “Në kohë të Qametit (viti 1997) vinin të fortë
nga Saranda dhe vrisnin me automatikë ndonjë lopë dhe pastaj e merrnin
me skaf në qytet”, na tregon Qametin e jermit shqiptar. Që atëherë kanë
marrë frikë bagëtitë e gjora, thotë. Por, lopët disa ngjyrëshe të ulura
në bisht, pak u bën përshtypje. Të tjera ecin të patrazuara, bash para
nesh, sikur mos të ekzistojmë. Kurse, bimësia ndalet para tarracave të
para të një shpati. Në të djathtë, sipër, është manastiri, që mban të
njëjtin emër, mes një tokë krejt të zhveshur. Është e vetmja gjë të
cilën mund ta vizitosh në këtë vend. Për 20 minuta, teksa i ngjitemi
bokërimës, përfundojmë realisht në një nga veprat e kultit më të arrira
në Jug.
Manastiri i Kakomesë Manastiri i
Kakomesë, që e kapim nga një rrugë mushkash, duke dihatur pak, është si
roje mbi gjirin me të njëjtin emër. Nga këtu, ushtarët grekë dikur me
nderim ushtarak, kanë përcjellë poshtë në mol një nga Ungjijtë e vjetër,
që kanë qenë në këtë vend. Thuhet se është përcjellë në Muzeun Benakis,
por këtu në këtë humbëtirë, tash nuk mund ta konfirmojë askush.
Manastiri, që duket aq i vogël, nga poshtë është i madh dhe me të gjithë
aksesorët. Por zhgënjyes për ceremoninë me ushtarët. Brenda tij kanë
mbetur kisha dhe dy ndërtesa me interes, por gati të rrënuara. Dhe,
mbishkrime. Ushtarët e Socializmit, edhe këtu, kanë lënë gjurmët e tyre.
Jemi futur tek ai pasi kemi kaluar të çarën e një muri të lartë guri,
që është i mbrojtur mirë dhe i hapur në anën jugperëndimore. Nga aty
duket gjiri nga sipër. Një hyrje e veçuar e bën më të bukur gjirin. Bash
në verilindje të këtij kompleksi është një kullë trekatëshe. Kurse
Blloku i gurtë i shkallëve, që të çon në katin e dytë, është i shkëputur
nga trupi i kullës dhe hyrja ka të ngjarë që të jetë bërë me urë druri
të lëvizshme. Në qoshen veriperëndimore të manastirit është një
dykatëshe, me plan pak të thyer.
Një fik i madh ka mbirë aty dhe
kuptohet të pëgërat e bagëtisë. Dikur shkruhesh në një shkrim teknik se
kishte një harkadë me pilastra, ndërsa në katin e dytë kolona prej
guri. E veçanta e manastirit ishte se kishte shumë elementë
arkitektonikë si harqe, kolona, korniza, pragje dritaresh, që sot janë
rrënuar. Sot, nuk meshohet dhe vetëm në 15 gusht në një festë lokale, ky
vend popullohet. Nuk është i braktisur, këmbëngul Maksi. Por, duhen të
paktën 500-600.000 euro, që të arrish në kualitet ruajtje që të mos jetë
thjesht për qetësimin e shpirtrave por të jetë dhe një monument
historik, më thotë më pas një nga krerët e fshatit, që kanë menduar
gjoja për të. “Fshatrat tona janë në disa kuota shumë liberale. Nuk janë
besimtarë të fortë dhe të devotshëm”, do më shtojë seriozisht. Teksa
rrotullohemi të vetmuar, Maksi e ka një justifikim dhe për këtë: Çdo
njeriu këtu? Është bukur, por kujt i hyn në punë. Vërtetë kujt mund t’i
hyjë bukuria në këtë vend. Si për ironi, nga poshtë, deti tregon se ky
vend kaq i bukur e ka mallkimin thjesht se është i bukur. Soditja dhe
shëtitja në të e ka një fund. Me të njëjtin gëzim, që i jemi ngjitur,
pak më vonë- po me aq i zbresim këtij vendi. Kur mbërrijmë puna e parë
është të ri-miqësohemi me kafshët. Por ato nuk afrohen. E shikojnë si
armik njeriun, që pas vitit 1997. Mbase gjithmonë njeriu ka qenë armik
për to. Në fshat Pak kilometra më andej gjendet Nivica, fshati, që
ka pronësinë mbi gjirin. Kemi mbërritur kryetarin e komunës në kohën
limit në të dalë të fshatit, e tash ndanë një rrapi, Ladi një burrë gati
40 vjeçar, rreket të na tregojë të gjithë qerthullin e Kakomesë. Është
një nga militantët dhe tash edhe kreu administrativ i këtij vendi. Ka
filluar një shkollë artistike, por nuk e ka mbaruar. Flet me ngut, sepse
e kemi kapur para një mbledhje të KRTS-së lokale. E fillon nga
mitologjia dhe e mbaron me të sotmen. Për ironi i ka kthyer kurrizin
fshatit, ashtu si Nivica detit, ndërsa para ka fushën e gjerë dhe rrugët
e gurta të fshatit kudo. Problemi i Kakomesë u bë i njohur, kur
fshatarët e Nivicës i bënë bllokadë forcave policore për pronat e tyre.
“Për fat të mirë ne kemi tapi nga viti 1902 deri më 1945 dhe dokumenta
tepër origjinale, sepse në kohën e Zogut kemi pasur një konflikt për një
pyll, që është në kufi të kësaj zone. Ne e kemi humbur atë territor. Ky
territor është 200 ha dhe sipërfaqja e mbetur është 3000 ha”. Kjo
humbje u ka dhënë një as, që nuk e lënë sot e kësaj dite banorët dhe që
tash janë të bindur se do e mbajnë. Kryetari i Komunës Kumi, ku
përfshihet dhe Kakomeja sqaron qetazi: “Shteti për fatin e keq mendon
sesi mund t’u japë 3000 ha këtyre fshatarëve, kur mund t’u japë atyre më
mirë që kanë lek dhe kanë mundësi të japin ryshfete dhe të blejnë
ministra”.
Fillon nga Saranda dhe mbaron në gjirin e Kakomesë,
prona e 129 familjeve, që pretendojnë pronësinë mbi bregdetin. “Kemi
humbur procesin administrativ, por kemi administruar të gjithë
materialin arkivor dhe jemi në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë dhe
s’kam asnjë iluzion që do të fitojmë këtu, por do të fitojmë në
Strasburg, si ka ndodhur me të tjerë. Janë përgatitur materialet dhe
ankimimi dhe shpresojmë që brenda 2-3-4-5 vjetëve të fitojmë atje, kur
të humbim këtu”, ma bën të qartë. I bie që 70 ha territor, që nëse jepet
me një çmim qesharak prej 30-40 eurosh për metër katror të duhen
400-500 vjet të shlyhet vlera e tokës, dhe kjo është vjedhje e hapur,
sipas tij. Nuk kuptoj asgjë nga matematika e tij, por masterplani i
bregdetit, që është një filozofi e caktuar, përbën një dështim dhe një
inciativë që nuk do realizohet kurrë, sipas fshatarit. E ngërçi dihet
është njohja e pronave dhe vendimmarrja e pushtetit lokal, sepse ata
janë të përballur me realitetin. Nuk e kuptoj sesi mund të bëhet turizëm
nëse do të parcelizohet, por ankthi i pronave dhe prona private është
një tjetë shenjë, që këtu nuk ecën asgjë...Ladi tashmë është në limite.
Nxiton. Do të ikë. Lufta1 Në një sulm të
koordinuar, një nga komandot më të mëdha sulmuese të Flotës Mbretërore,
gjithmonë e vendosur në Detin e Adriatikut (me emrin e koduar
“HOUNDERFORCE”) zbarkoi nga luftanija “BLACKMORE”, në gjirin e
Kakome-së, 10 kilometra në veri të Sarandës, më 22 shtator 1944. Ndërkaq,
partizanët shqiptarë të brigadave të XII, XIV dhe IXX penetruan deri në
kufirin lindor të Sarandës, në komunën e Delvinës, në të njëjtën kohë
kur më poshtë, në jug, në Greqinë veriperëndimore, Gjenerali Zervas
luftonte për të marrë nën kontroll qytetin e Igumenicës.
Pak zhgjëndër dhe histori Komuna
ka 10.000 banorë në 9 fshatra, që janë Piqeras, Lukovë, Nivicë, Borsh,
Corrak. Janë 55 kilometra vijë bregdetare, që kjo komunë, e ka shumë më
tepër edhe se shteti Slloven, që tash po habit Bashkimin Evropian me
progresin e vet. Është mallkim më ka përsëritur burri dhe në ikje, sepse
e ka kapur tollovinë që ka krijuar. Por pak i ka bërë përshtypje. Më
tregon variantin e tij të legjendës së Zeusit, Herës, Iosë, Hermesit.
Ndaj mali që fillon nga Kakomeja dhe këtej quhet Hermes...është bërë
Cermes, më thotë. Në kohën e dyndjeve bullgare kanë lëvizur emri dhe një
lexues i mirë i Iliadës mund të bëjë këtë analizë, që e kam nga një
kujtesë historike, më cilëson në fund. Në fakt legjenda është më e
thjeshtë dhe është në Peloponez. Shqiptarët, që e kanë zhvendosur me
kohë Olimpin në Tomor, e kanë gjetur një zgjidhje dhe për këtë vend.
Sipas historisë, Hera, mbretëresha e zotave në Olimp urdhëroi Argosin,
që të ruante Ion-të dashurën e re të Zeusit. Për të ruajtur atë nga
zemërimi i Herës, Zeusi e kishte kthyer në mëshqerrë. Kështu që Hera, që
ishte aq e zgjuar, urdhëroi Argosin që të ruante mëshqerrën. Zeusi nuk
ishte i kënaqur. Ai dërgoi Hermesin që të përzinte mostrën. Hermesi
arrinte të përzinte Argosin, ndërsa këtu detajet shpërndahen në varësi
të burimeve të mitit. Disa thonë që Hermesi e vuri Argorin në gjumë me
ninulla, ndërsa të tjerët që Hermesi e vrau mostrën....Por, që atëhere
sipas këtij njeriu, Kakomeja, ku u zhvilluan ngjarjet është e mallkuar.
Në këmbë na thotë dhe gjërat e fundit...
Për Kakomenë, si është përdorur Është
përdorur nga dy krahët e politikës dhe banorët janë të ndërgjegjshëm,
se janë përdorur. “Ne e kemi përdorur dhe unë e kam ditur, që edhe kjo
pjesë e politikës nuk do të na japë më shumë se ajo dje, por për të
arritur qëllimin duhet të zgjidhesh të keqen më të vogël. Ne në këtë
moment zgjodhëm të keqen më të vogël dhe u bëmë palë me këta, që tash
janë në pushtet dhe unë jam në vendimmarrje pikërisht me ata krah të
politikës që është në pushtet dhe pa këto kompromise nuk mund të isha
atje ku jam sot dhe ku mund të marr vendime për aq sa mundem unë
sot..Dhe mua më takon dhe të marr vendime për të bllokuar por edhe për
të çuar më tej. Fshatrat turistikë janë një iniciativë e dështuar që në
nisje”, ka cilësuar në monologun e tij të pafundmë. Drejtuesi i fshatit
dhe tash i komunës për të kundërshtuar vendimin e Kakomesë mblodhi 50
veta nga fshati, për ti bërë rezistencë këtij vendimi. Por ti bësh
rezistencë kryeministrit apo qeverisë është shumë e vështirë me një
fshat që është larg, thotë kryetari. Tash ikën vërtetë. Koha është e
vrenjtur, por nga pak ka filluar të çelet. Mbi Rrapin e madh degët të
kërleshura me njëra-tjetrën veshtojnë dhe kanë filluar të luajnë
ngadalë. Lufta2 Në ditët në vazhdim me
përmirësimin disi të motit, dhe luftimet erdhën në ngritje. Kështu në 9
Tetor, trupat e Flotës Mbretërore vazhduan luftimin dhe beteja arriti
pikën kulmore me luftime nëpër rrugët brenda Sarandës gjë që çoi në
dorëzimin e Gjermanëve. Rreth 620 ushtarë armiq u zunë rob (midis tyre
kishte shumë Austriakë dhe Polakë). Nga pala angleze, u vranë 5 oficerë,
9 ushtarë dhe u plagosën 64 të tjerë. Sidoqoftë drama nuk mori fund
këtu. Në mbrëmjen e 11 Tetorit qendra e Sarandës u trondit nga një
shpërthim i fuqishëm. Në kundërshtim me konventën e Gjenevës, komandanti
gjerman kishte përllogaritur shpërthimin në qendrën e qytetit, pas
tërheqjes së trupave të tij. Të zemëruar Anglezët do të paditnin më pas
gjermanët për këtë thyerje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ditën në
vijim, më 12 Tetor, Gjermanët në Korfuz kapitulluan. Vetëm dy ditë më
vonë në 13 Tetor, partizanët hynë në Delvinë, ku rreth 100 gjermanë të
tjerë ranë rob. Po atë ditë partizanët shqiptarë u ankuan pranë
Shtabit të Aleatëve që trupat e “HOUNDERFORCE” kishin kryer plaçkitje në
Sarandë. ... Enveri injoroi krejt burimet historike dhe çlirimin e
qytetit ua atribuoi partizanëve, kurse roli i Anglezëve, sipas tij,
ishte kufizuar vetëm në goditjen me artileri nga kalaja e Ali Pashait në
Likurs. Sesi shkoi nuk dihet. Por fshatarët vazhdojnë që të ankohen,
për një zonë që është tutje larg, ndërsa Kakomeja është shumë pak e
arritshme për njerëzit që duan të kapin një mrekulli. Maksi nxiton dhe
tash ka filluar pazarin e rrugës. Ndërsa ne, të kënaqur, i bindemi
meskinitetit të tij të neveritshëm. Dreqin e merr vesh, pse është kështu
në këtë vend. Materiali historik i Luftës marrë nga shkrimi i Richard Hodges për Çlirimin e Sarandës
Ben Andoni : Revista Mapo
|
|
Nessun commento:
Posta un commento