Sportet
Shqipëria
shtrihet në bregun lindor te gadishullit Ballkanik dhe përfshihet në
zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë
dhe me verë të nxehtë e të thatë. Si rezultat i relievit të thyer,
klima është e ndryshueshme nga një krahinë në tjetrën, me kontraste në
temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj. Kjo
ndryshueshmëri klimaterike i jep Shqipërisë mundësinë për një
shumëllojshmëri të florës dhe faunës, si dhe peisazhe të mrekullueshme
malore dhe bregdetare. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike,
pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga
Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël, duke kontrolluar
kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë
ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë njëkohësisht
lidhjen e brendshme të Ballkanit nëpërmjet detit Adriatik me viset e
tjera europiane-mesdhetare. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e
Bunës deri në Kepin e Gjuhëzës. Nga gjiri i Vlorës në drejtim të jugut,
bregdeti është i lartë dhe shkëmbor, ku dominojnë malet e Vetëtimës dhe
gadishulli i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i
Drinit, i Lalëzit, i Durrësit dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet
ishulli i Sazanit.
Sportet malore
Territori i Shqipërisë është i pasur me
male dhe kodra, të cilat zënë 2/3 e sipërfaqes së vendit, të përhapura
gjerësisht nga veriu deri në jug. Pikat më të rëndësishme malore janë
Dajti, Llogaraja, Dardha, Bozdoveci, Voskopoja, Valbona e Thethi. Këto
pika ofrojnë mundësi të shumta natyrore për të praktikuar aktivitete të
shumta si: alpinizëm, treking, ecjet, skitë, eksplorimin e shpellave (speleologjinë), biçikletat malore etj.
Përsa i përket Alpinizmit,
Shqipëria ka tashmë një traditë të admirueshme. Federata Shqipëtare e
Alpininizmit, e cila është themeluar në vitin 1958 ka organizuar dhe
organizon veprimtari alpinistike në rajonet më spektakolarë të
Shqipërisë. Zonat më të rëndësishme për sportin e alpinizmit, janë
Jezerca, mali i Hekurave, Razma e shumë të tjera në Alpe, Munella ne
Puke, Korabi Radomira dhe Lura në rrethin e Dibrës, Biza në rrethin e
Tiranës, mali i Cikës në rrethin e Vlorës, mali i Tomorrit në Berat,
Gjinari në Elbasan, mali i Rungajës në Vithkuq, në parkun e Qafë Shtamës
në rrethin e Krujës etj. Përveç sportit te alpinizmit majat e maleve
dhe territoret malore janë tërheqëse për ndërtimin e kampingjeve dhe
akomodimin me çadra. Sigurisht, kjo gjatë stinës së ngrohtë, pasi dimri
në lartësi të mëdha është i ashpër dhe e bën të pamundur, jo vetëm
ngjitjen, por edhe ndërtimin e një kampingu.
Persa i takon procedurave te kalimit
kufitar midis Shqiperise dhe Malit te Zi, Shqiperise dhe
Kosoves, vizitoret mund te kalojne shtigjet ne kufijte midis vendeve
(jo ne pikat e kalimit kufitar), me nje leje te vecante e cila jepet nga
Autoriteti Kufitar i vendeve perkatese (Shqiperi, Mal i Zi dhe Kosove).
Formulari i aplikimit mund te merret on-line dhe me pas ti dergohet Autoritetit te Pikave Kufitare (Stacionet e Policise) ne te cilat vizitori deshiron te kaloje.
Ky aplikim mund te behet vetem per grupe dhe duhet te dergohet 15 dite me pare.Formulari i aplikimit mund te merret on-line dhe me pas ti dergohet Autoritetit te Pikave Kufitare (Stacionet e Policise) ne te cilat vizitori deshiron te kaloje.
Per me teper informacion rreth formularit te kalimit kufitar, kliko ketu
Territori i Shqipërisë ofron mundësi të mëdha për të ushtruar edhe veprimtaritë e trekkingut
dhe ngjitjeve malore. Zonat ku mund të zhvillohen këto veprimtari janë
të shtrira nga veriu në jug. Tërheqës është programi i trekking-ut i
quajtur "trekkingu i Çikës", i cili zhvillohet në zonën jugperëndimore
të vendit, duke përshkuar luginën e përroit të Dukatit, vargun e Çikës,
zonën e Kurveleshit dhe përfundon në bregdetin Jonian. Ky trekking
zhvillohet përgjatë itinerarit Dukat-Tërbaç-Vranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo.
Zona të tjera të përshtatshme për trekking dhe ngjitje alpinistike janë
Alpet e Shqipërisë në pika të tilla si: Vermosh, Theth, Razëm, Bogë,
Valbonë, etj. Mali Tomorrit i shtrirë në rrethet e Beratit dhe
Skraparit. Vithkuqi, Voskopoja, Drenova në rrethin e Korçës, Guri Kamjes
në rrethin e Pogradecit, lugina e Drinos në zonën e Dropullit në
rrethin e Gjirokastrës si dhe intinerari Borsh-Zhulat që përshkon
Kurveleshin etj.
Shëtitjet me këmbë janë
një mënyrë tjetër për të shijuar natyrën, duke bërë njëkohësisht edhe
aktivitet fizik. Në të gjitha vendet malore evropiane, shëtitjet apo
ecjet e gjata në këmbë janë baza e turizmit aktiv, pasi ky aktivitet
shtrihet në të gjitha moshat. Në Shqipëri ecja në këmbë është gjithashtu
një sport tepër i aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të
ngushta dhe monopate, ofrojnë një kënaqësi të veçantë. Zakonisht për
grupe të ndryshme janë udhërrëfyes banorët e fshatrave pranë, të cilët e
njohin mirë zonën. Shëtitjet me këmbë janë të prekshme nga të gjithë,
mjafton dëshira për të kaluar një pjesë të kohës së lirë në natyrë,
jashtë jetës frenetike të qytetit.
Sporti i skive
është veçanërisht i zhvilluar në zonën e Korçës, e cila njihet për
resortet e saj të skive. Zona kryesore për zhvillimin e sporteve
dimërore është pika malore e Voskopojës si dhe pista e Bigëllit ne
Boboshticë ku zhvillohen edhe garat e Kampionatit Kombëtar të skive. Ia
vlen të përmendet këtu edhe Shishtaveci në zonën e Kuksit, Dardha ne
rrethin e Korcës, alpet Shqiptare me Razmën, Bogën, Thethin dhe Grabovën
ne rrethin e Gramshit.
Voskopoja: Voskopoja
ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllajë 1160 m mbi nivelin e detit.
Karakteristikë e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe
kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive
Razma: Fshati i Razmës
ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës. Ai është vendi ideal për të
praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij;
Vermosh, Boga dhe Vukli janë unik për bukurinë e tyre natyrore. Kjo zonë
shquhet për traditën në bujari dhe mikritje.
Speleologjia
Si rezultat i përhapjes së madhe të
formacinoneve gëlqerore në territorin e Shqipërisë, ka një zhvillim të
formave të shumëllojshme karstike, gjë e cila ka mundësuar egzistencën e
shumë shpellave karstike me interes të madh për turizmin, apo siç quhet
ndryshe speleologjia. Shqipëria shquhet në tërë territorin e rajonit
për sasinë dhe shumëllojshmërinë e shpellave.
Vetëm në zonën e Shkodrës gjenden 35
shpella të tilla si e Zhylës, Jubanit, Murriqit, Pusit, e Birrëve me
rathë etj. Me interes të veçantë turistik mund të përmendim "Shpellën e
Pëllumbasit", e cila ndryshe quhet dhe "Shpella e Zezë", ajo ndodhet në
juglindje të Tiranës. Shpellë tjetër atraktive është shpella e
Pirrogashit e cila gjendet ne rrethin e Skraparit në jug të vendit, ajo
është dhe shpella më e madhe në Shqipëri. Shpellat të tjera janë,
shpella e Nezirit (Mat), shpella e Lekë Petës në Kurvelesh, e Trenit në
Devoll etj.
Çiklizmi malorNjë aktivitet i veçantë që mund të ushtrohet në zonat malore është çiklizmi malor. Turet e çiklizmit malor zhvillohen në Alpet Shqiptare, si në Theth, Bogë, Vermosh etj
Aeronautika
Natyra shqiptare ofron mundësi të shumta
për sporte dhe pushime aktive. Mjaft e zhvilluar këtu është
aeronautika, e cila është e lidhur me kushtet e përshtatshme topografike
dhe natyrore të Shqipërisë. Pika më e përshtatshme për të praktikuar
këtë sport është Qafa e Llogarasë në zonën e Vlorës, ku drejtimi i erës
është shumë i favorshëm.
Peshkimi
Peshkimi është një nga veprimtaritë më kryesore në bregdet dhe në ujërat e brendshme. Klima e përshtatshme në vendin tonë bën që sezoni i peshkimit në Shqipëri të jetë aktiv gjatë gjithë vitit. Kjo shtrirje e vazhdueshme kohore, ka luhatjet e saj në varësi të sezonit të shumimit të peshqve. Kënaqësia e një sporti të tillë si peshkimi, plotësohet nga efektet relaksuese që ofron ky sport si edhe bukuria e egër e peisazhit shqiptarë. Vëndi ynë është i pasur me zona të përshtatshme per ushtrimin e kësaj veprimtarie. Ndër zonat ideale per peshkimin malor janë lugina e lumit Valbonë, përroi i Thethit ku gjuhet trofta e mermertë, lugina e sipërme e Vjosës, etj. Peshkimi sportiv me grepa ka mundësi të ushtrohet në grykëderdhjet e lumenjve si ato të Vjosës, Semanit, Matit, Drinit etj. Kënaqësi më vete është edhe peshkimi në laguna sidomos në Karavasta, Nartë, Kune-Vain etj.
Me
urdhër të MTKRS-së, nr. 135, datë 12 Maj 2011, sporteve rafting në
Shqipëri u jepet statusi i Federatës Shqiptare të Rafting, e cila krijon
kushte e mundësi të reja edhe më të mëdha progresi e zhvillimi të këtij
sporti të vjetër e me tradita në Shqipëri. Është vetë terreni dhe
luginat atraktive e të përshtatshme të lumenjëve tanë, që e kërkojnë një
sport të tillë, siç është sporti ujor i rafting. Dihet tashmë se
sportet ujore të rafting në Shqipëri, zhvillohen kryesisht në Luginat e
lumenjëve, si: Osumi, Vjosa, Devolli, Valbona. Buna, Drini e Shkumbini,
të cilat frekuentohen nga shumë turistë të huaj e vendas. Por, padyshim,
kanionet e lumit të Osumit, janë ndër më të përmendurat dhe më të
famshmet në Shqipëri, për vetë bukuritë dhe relievin karakteristik që i
ka falur natyra kësaj lugine, me një peisazh tepër të rrallë e mahnitës
të saj. Ushtrimi i sporteve të rafting në këtë luginë, bëhet në
itinerarin: Qafzez - Miçan - Corrovodë, ndërsa në luginën e Vjosës
itinerari i sportit të raftig përshkon zonën: Ura e Dashit - Kanioni i
Langaricës. Zona të tjera, ku ushtrohen këto sporte në Shqipëri janë:
Lugina e Devollit në jug të vendit, si dhe luginat e Shalës dhe të
Valbonës në zonën e Alpeve, etj.
Hipizmi
Hipizmi (i quajtur
ndryshe sporti me kuaj), fillesat e veta në Shqipëri i startojnë rreth
100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës. Më pas kanë vazhduar të
organizuara më mirë gjatë periudhës së Mbretërisë së Zogut. Pas luftës
së dytë botërore, për rreth dyzet vjet hipizmi, ushtrohej vetëm nga
segmente të ushtrisë shqiptare në kompeticione të ndryshme. Ky sport
është praktikuar kryesisht në ato rrethe që kanë qendrat më cilësore të
mbarështrimit të kuajve si, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan
(Cërrik), Korçë, Divjakë, Berat, Vlorë, Fusha e Pelave në Lurë,
Shishtaveci në Kukës etj. Shtrirja gjeografike të këtij sporti është
tepër interesante, ku natyra tipike për secilin nga vendet e
përmendura, gërshetohet me elementë të veçantë, gjeografike, historike
dhe tradicionale
Sportet nënujore
Sportet nënujore
Sportet nënujore në Shqipëri janë
zhvilluar në përmasa profesionale vetëm pas viteve 90-të. Zona të
përshtatshme për zhytjet nënujore do të përmendim Kepin e Rodonit, Kepin
e Lagjit, në zonën rreth Gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të
Sazanit, plazhin e Dhërmiut, në plazhin e Zhironit në Ujë të Ftohtë
Vlorë etj. Këto zona ofrojnë një florë dhe faunë të pasur nënujore,
anije të mbytura, korale si dhe objekte me vlera arkeologjike. Në
plazhin e Dhërmiut organizohen çdo vit kurse verore për këtë lloj
aktiviteti. Zhytjet nënujore janë të lejuara në bazë të lejeve të
posaçme të Institutit të Arkeologjisë.
Nessun commento:
Posta un commento