Projektet per Turizmin
|
|
Drejtoria përgjegjëse për përgatitjen dhe koordinimin e projekteve në të gjithë veprimtarinë e saj synon të rrisë efektivitetin në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve në fushën e turizmit, artit, kulturës, rinisë dhe sporteve. Kjo drejtori bashkëpunon si me partnerë dhe organizata vendase ashtu edhe me institucione ndërkombëtare. Dokumentacioni që duhet paraqitur për mbështetjen financiare të projekteve që prezantohen pranë MTKRS.
Dosja e projektit për financim duhet të përgatitet e të dorëzohet në tri kopje. Dosja duhet të jetë e rregullt dhe nga ana formale, renditja e dokumentave sipas udhëzimit, plotësuar me kompiuter, të dhëna të plota dhe të sakta sipas kërkesave të udhëzimit. Aplikanti dorëzon dosjen në protokollin e M.T.K.R.S dhe merr prej saj numrin dhe datën e regjistrimit. Proçedura që ndiqet nga Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për Shqyrtimin dhe Miratimin e Projekteve Protokolli ia përcjell dosjen Kabinetit të Ministrit, i cili pasi njihet ja kalon për vlerësim artistik dhe teknik drejtorisë përkatëse. Drejtoria përkatëse bën menjëherë shqyrtimin e dosjes, bazën ligjore, plotësinë e dokumenteve, rregullin dhe qartësinë, dhe kur nuk e gjen atë të plotë, brënda 15 ditëve nga data e regjistrimit në protokoll njofton aplikantin ose i kthen atij dosjen. Drejtoria përkatëse përgatit një relacion në formë memo të cilën ja paraqet Ministrit për proçedim ose jo të dosjes në Këshillin e Kulturës të MTKRS. Këshilli i Kulturës, i miratuar nga Ministri, i përbërë nga personalitete të shquara të kulturës, artit dhe letrave, miraton nëpërmjet një proçesi votimi, projektet në përputhje me politikat e përgjithshme te M.T.K.R.S. Pas kalimit në Këshillin e Kulturës, aplikanti njoftohet menjëherë.
|
|
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
05 maggio 2012
Projektet per Turizmin, Proçedura që ndiqet nga Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për Shqyrtimin dhe Miratimin e Projekteve
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento