Parku Arkeologjik i Bylisit
Baptisteri
Është ndër pjesët më të rëndësishme të bazilikës B dhe është i vendosur në anën jugore të saj. Ai eshtë i pajisur nga dhoma e pagëzimit dhe dy dhoma te tjera të shtruara me pllaka guri.
Bazilika A
Bazilika A eshte e periudhes së antikitetit të vonë dhe pikërisht e gjysmës së parë të shek.V m.kr, ajo ka qënë një bazilike trenefshe me nje abdisë gjysëm rrethore dhe transept tre pjesësh kurse hyrjen e ka nga perëndimi. Nefet e saj ndaheshin nga njëri – tjetri me anë të harkadave mbi shtyllat e murëzuzra. Disa pjesë të saj janë të shtruara me mozaike me motive floreale, gjometrike dhe zoomorfe siç janë sanktuari, nefi qëndror e verior, krahu verior i transeptit dhe narteksi. Bazilika A u dogj nga dyndjet barbare sllave në gjysmën e shek.VI m.kr, kurse zbulimi i saj nga arkeologët u bë në 1980.
Bazilika B
Kjo bazilikë është e shek.IV m.kr - fillimi i shek. V. Ajo ka një gjatësi prej 67 m , eshte e përbërë nga atiumi, narteksi, nefet, transepti, abdisa gjysëm-rrethore. Dyshemetë e nefeve anësorë dhe atij qëndror janë të shtruar me mozaik me figura floreale, gjometrike dhe zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme.
Bazilika C
Bazilika C ndodhet në pjesën veriperëndimore të agorasë dhe është një kishë me permasa mesatare me tre nefe, narteksin, abdisën gjysëm rrethore dhe altarin. Ajo është e shek.VI m.kr dhe përmasat e saj janë 33 x 22.8 m. Sanktuari dhe njëri prej anekseve të saj janë të shtruar me mozaik me motive te larmishme ndersa pjesa me e madhe e dyshemeve sidomos te nefeve jane shtruar me pllaka guri . Zbulimi i saj është bërë në1989.
Bazilika E
Bazilika E ashtu si dhe bazilikat e tjera është e periudhës së antikitetit të vonë dhe me sa duket pas rifortifikimit të qytetit mbeti jashtë murit te Viktorinit, në lindje të tij. Ajo është e përbërë nga disa pjesë siç janë tre nefet, abdisa gjysëm rrethore, narteksi i pajisur me portik si dhe dy anekse. Si gjithë bazilikat e tjera dhe ajo është e shtruar me mozaik me motive gjeometrike, zoomorfe e floreale por teresisht. Permasat e saj jane 33 x 22.8 m dhe zbulimi i saj është bërë në 1991.
Nessun commento:
Posta un commento