"Muaji i Europes", ne fokus arkeologjia shqiptare dhe ecuria e saj
Tërhequr më 11 Maj 2012
Java e dyte e "Muajit Europian" do te
perqendrohet ne fushen e trashegimise kulturore. Ne kuader te ketyre
aktiviteteve, sot do te zhvillohen dy konferenca arkeologjike me teme:
"Bashkimi Europian dhe trashegimia kulturore shqiptare". Ne perfundim te
konferencave do te projektohet dokumentari "Shqiperia: historia e
zhytur" realizuar nga projekti "Liburna" per mbetjet e anijes spital
"PO" i M. Alessandro, Mario Mazzoli dhe Giuliano Volpe. Permes
rezultateve te hulumtimeve nenujore te kryera ne Shqiperi, zbulohen
aspekte te historise se lashte, si dhe ndodhite e fundit ne vend.
Kerkimet afatgjata kane konfirmuar pranine e nje trashegimie nenujore te
jashtezakonshme, si per nga rendesia shkencore, ashtu dhe per peshen
kulturore qe ka, si dhe rendesise qe mund te kete ne aspektin ekonomik.
Konferencat do te mbahen nga Sara Santoro Bianchi, Profesoreshe e
Historise se Artit Grek dhe Romak ne Universitetin "Gabriele D'Annunzio"
Chieti Pescara dhe shefe e misionit italian arkeologjik ne Durres dhe
do t'i kushtohen ish-kryeqytetit te Shqiperise. Konferenca e pare do te
jete me teme: "Thesaret e se kaluares, thesaret e se ardhmes, arkeologet
europiane dhe shkollat shqiptare per mbrojtjen e qytetit te lashte
shqiptar te Durresit", ndersa e dyta do te jete me teme: "Arkeologjia e
qytetit, arkeologjia per qytetin: rasti i Durresit ne kuader te
mbrojtjes europiane te qyteteve te vjetra mesdhetare dhe vazhdimesia e
jetes". Ne vitin 2003, misioni arkeologjik italian hartoi harten e
rrezikut arkeologjik te qytetit, e cila eshte perditesuar vazhdimisht
dhe miratuar edhe nga institucionet ne perpunimin dhe perkufizimin e
mevonshem te Planit Rregullator. Ne fjalen e saj, Sara Santoro Bianchi
do te perqendrohet gjithashtu edhe ne zhvillimet e fundit te arsimit
universitar ne fushen e menaxhimit te trashegimise kulturore dhe
organizimin e turizmit kulturor.
Nessun commento:
Posta un commento