02 maggio 2012

Lancimi i Çmimit te Turizmit Shqiptar 2011

slide_im_turizmi

 

 

 

 

Lancimi i Çmimit te Turizmit Shqiptar 2011

Në datë 4 Nëntor 2011 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe partnerët ne këtë projekt: Shoqata Shqiptare e Turizmit - ATA, Bashkëpunimi Ndërkombëtar Teknik Gjerman-GIZ, launçuan fushatën për projektin: Çmimi i Turizmit Shqiptar 2011, projekt ky që po aplikohet për të tretin vit rradhazi dhe syon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të Turizmit në Shqipëri.

Kategoritë e Çmimit Shqiptar tëTurizmit janë:

• Çmimi i Turizmit Shqiptar për Inovacionin
• Çmimi i Turizmit Shqiptar për Marketing
• Çmimi i Turizmit Shqiptar për Eko-Turizëm

Këto çmime do të përmirësojnë ndërgjegjësimin dhe njohuritë në sektorin e turizmit, lidhur me kërkesat bazë për një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, duke prezantuar shembujt më të mirë praktikë si dhe duke na sjellë risi të reja për Ofertën Shqiptare të Turizmit.

Në këtë koncept janë përcaktuar qartë kategoritë e çmimeve, proçedurat e aplikimit, si dhe kriteret e vlerësimit. Çmimi mund t’u jepet individëve, grupeve, organizatave, kompanive dhe komuniteteve të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në zhvillimin e qëndrueshëm të Turizmit në Shqipëri, duke pasur në konsideratë aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore të këtij zhvillimi.

Ceremonia e dhënies së Çmimeve do të organizohet në mes të muajit Dhjetor 2011 në Tiranë, në kuadër të Konferencës 4-t Vjetore të ATA-s.

Koncepti mbi Çmimin e Turizmit Shqiptar 2011 do t’ju dërgohet këtë javë nga zyra e shtypit të MTKRS të gjithë institucioneve publike të turizmit në rajone, bashki, apo komuna, muze dhe site kulturore si kandiadtë potencialë të këtij projekti.

Nga ana e saj ATA do t’a përcjellë këtë koncept tek të gjithë sektorët e industrisë së turizmit dhe degët e saj rajonale.

Të adresuarit janë të lutur të identifikojnë kandidatë potencialë në sektorët dhe rajonet e tyre repsektive, duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në Çmimin e Turizmit Shqiptar 2011.

Njoftimi dhe formularët e aplikimit mund të dërgohen në adresën:
SHOQATA SHQIPTARE E TURIZMIT - ATA
Rr. Komuna e Parisit, Tirane
Tirane - Albania
Tel.: +355 (0) 4 2400433
Fax: +355 (0) 4 2400433
Cel:  +355 (0) 692118618
Email: a.molla@ata.org.al
www.ata.org.al
Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është dita e Premte, dt. 18 Nëntor 2011.
Informacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen në këtë çmim mund ta gjeni në linket e mëposhtme:
Çmimi i Turizmit Koncepti
Çmimi i Turizmit Shqiptar për Inovacionin - Formular Aplikimi
Çmimi i Turizmit Shqiptar për Marketing - Formular Aplikimi
Çmimi i Turizmit Shqiptar për Eko-Turizëm - Formular Aplikimi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate