Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë
Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954,
dhe u transferua në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 1974.
Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve
pamore në vendin tonë.
Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore , duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona.
Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore , duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona.
Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së
Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 - 1944), një koleksion ikonash
që i përket shek. XIII - XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe
skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i
artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe
ndërkombëtar.
Në katin perdhes organizohen ekspozita të përkohshme, kryesisht për artin bashkëkohor.
Disa nga ekspozitat e përvitshme më të rëndësishme që organizohen janë Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike "Marubi" dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore "Onufri ". Çdo dy vjet organizohet " Bienalja e Tiranës ", një nga manifestimet më të mëdha të artit bashkëkohor në nivel ndërkombëtar.

Gjithashtu në Galerinë Kombëtare të Arteve, bëhet
promovimi i artistëve, shoqatave ose grupeve të ndryshme artistike nga
vendi dhe bota.
Në katin e parë dhe të dytë ekspozohen vepra nga
fondi kombëtar, të ndara këto sipas periudhave historike, ose në bazë të
koncepteve artistike që synojnë rivlerësimin në kohe të vlerave që bart
ky institucion, për t’ia paraqitur ato publikut në mënyrë cilësore.
Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.
Nessun commento:
Posta un commento