Forumi i katërt i Investimeve Britanike në Shqipëri, Londër 2012
Në Londër më 19 Prill 2012 është mbajtur Forumi i katërt i
Investimeve Britanike në Shqipëri. Ky forum u organizua nga Ambasada e
Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Organizata për
Biznes Ndërkombëtar dhe shkëmbime Diplomatike.
I pranishëm në këtë forum ishte ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve z.Aldo Bumçi, zv/ministri i METE z.Eno Bozdo, përfaqësues
nga Ministria e Jashtme Britanike, Komisionit Europian, Bankës Europiane
për Ndërtim dhe Zhvillim si dhe përfaqësues të bizneseve britanike.
Në fjalën e tij ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
z.Aldo Bumçi e cilësoi Shqipërinë si një vend të vogël por me mundësi të
mëdha. Në çdo kohë në Shqipëri, ofrohen mundësi të pafundme për këdo që
vjen si vizitor apo investitor.
Më pas Ministri theksoi prioritetin që Qeveria po i jep zhvillimit të
turizmit malor krahas trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike që
ka Shqipëria duke mos lënë pa përmendur edhe mikpritjen shqiptare si
një nga vlerat më të rëndësishme të popullit shqiptar. Gjatë vitit 2011
shtoi Ministri, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 4 milionë turistë dhe
qeveria po investon shumë më shumë në infrastrukturë se në promovimin e
turizmit. Ai theksoi se Shqipëria po ndryshon nga dita në ditë dhe se
nga Britania ka patur rreth 76 mijë vizitor në vitin 2011, që janë 23%
më shumë se një vit më përpara .
Shumë agjenci të huaja lajmesh, duke cituar Lonely Planet, e kanë
vendosur Shqipërinë në top listën e vendeve të para për 2012 si
destinacion turistik.Ministri Bumçi në fund të fjalës së tij e cilësoi Shqipërinë si Zvicra me det për bukuritë e saj dhe vijën e gjatë bregdetare, si dhe e dyta pas Spanjës për ditët me diell.
Nessun commento:
Posta un commento