Berati, qyteti i njohur për vlerat e trashëgimisë kulturore
Berati,
qyteti 2400-vjeçar, i njohur ndryshe si qyteti i “një e mbi një
dritareve” dhe i çertifikuar nga UNESCO, si trashëgimi e Pasurisë
Botërore, prej afro një viti është përfshirë në një projekt të Bashkimi
Europian, si një nga shtatë vëndet më të rëndësishme të trashëgimisë
kulturore të Europës Juglindore.
Projekti
synon përmirësimin e shkallës së menaxhimit për zhvillimin e turizmit.
Sipas specialistes së turizmit, Etleva Dimo, në funksion të zbatimit të
këtij projekti, i cili shtrihet në harkun kohor Qeshor 2011- Dhjetor
2014, në bashkinë e qytetit për dy ditë radhazi u mbajt një takim me të
gjithë aktorët dhe faktorët turistik.
“Dy
ditët e fundit, në qytet u zhvillua takimi ndërmjet shtatë siteve të
UNESCO-s, të përfshirë në projektin “Sust cult”, financuar nga Bashkimi
Europian”,tha Dimo.
Sipas Dimos, ky
projekt, ku është përfshirë edhe Bashkia e Beratit dhe Drejtoria
Rajonale e Kulturës, synon të krijojë një menaxhim të qëndrave historike
të shtatë siteve, duke krijuar një rrjet të përbashkët ndërkombëtar në
fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
“Si
rezultat i këtij projekti, të gjitha sitet do të hidhen në internet në
sistemin GIS, ku çdo objekt do të ketë të ashtuquajturën “pasaportë”’ të
tij , me informacion të bollshëm dhe profesional për çdo vizitor”,u
shpreh Dimo.
Ndryshe nga një pjesë e
madhe e qyteteve që zhvillojnë turizmin, kryesisht gjatë sezonit veror,
për shkak të plazheve të ndodhura në territoret e tyre, Berati, i cili
gëzon një status të veçantë turistike, me Kalanë e lashtë, lagjen
muzeale “Mangalem”, apo gatimet karakteristike që ofron kuzhina
tradicionale beratase, e bëjnë atë një qytet me një turizëm
gjithëvjetor.
Vetëm 30 kilometra larg
qytetit, bukuritë përrallore të kanioneve të Osumit, apo legjendat për
Malin e Tomorit, thuajse në çdo stinë të vitit tërheqin vizitorë të
shumtë.
Nessun commento:
Posta un commento