
Hipizëm / Kampionati zhvillon në Mullet garat e fazës së parë
AlbanianSport.net 30/03/2012 16:10ASNN - Javën e shkuar, u zhvillua në kompleksin sportiv të sporteve me kuaj “Panto” (më 18 mars), në Mullet të Tiranës, Kampionati Kombëtar i garave në konkursin hipik me pengesa, faza e parë. Ky aktivitet hapi kalendarin sportiv për vitin 2012 të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj. Ndonëse kjo federatë nuk ka marrë asnjë fond nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për këtë vit, ishte presidenti i Akademisë së Hipizmit, z.Xhafer Lami, i cili bëri të mundur zhvillimin e kësaj veprimtarie shumë interesante.Të pranishmit e shumtë në mjediset e kompleksit “Panto” mbetën të kënaqur nga bukuria e këtyre garave, që tashmë kanë tërhequr vëmendjen e shumë fansave të këtij sporti kaq tërheqës dhe fisnik, që natyrisht kërkon një vëmendje më të madhe nga shteti. Për shkak të mungesës së fondeve nuk morën pjesë në kampionat disa ekipe që kanë formuar traditë në këtë sport, si Vllaznia, Tomori etj.
Në turin e parë garuan në distancën e përbërë nga 8 pengesa me lartësi 1 deri 1.10 metra kalorësit nga Shqipëria: Izet Ohri me kalin Panto, Leonard Bërziu me kalin Scoti, Ema Qehaja me kalin Çipi dhe Gazmend Brahimi me kalin Lansing. Gjithashtu morën pjesë në këtë kampionat edhe Oliver Gerets nga Gjermania me kalin Widunja dhe kalin Kapitencelo dhe kalorësja Ekaterina Bernatskaja nga Federata Ruse, me kalin Xhoki.
Në turin e dytë, lartësia e pengesave urrit në 1.20 deri 1.30 metra, duke rritur njëkohësisht edhe vështirësinë e garës dhe, sipas rregullores ndërkombëtare, u mat edhe koha e kryerjes se kalërimit për çdo kalorës. Në përfundim të këtij turi, u shpallën edhe kalorësit dhe kuajt fitues. Sipas kalendarit, ky kampionat zhvillohet me 10 faza, i ndarë në 2 sezone, në atë pranveror dhe atë të vjeshtës. Garat e tjera do të zhvillohen pas 2 javësh, sërish në Tiranë.
Renditja e kalorësve
Oliver Gerets kali Kapitncelo 48”46 (4 pikë penalitet)
Gazmend Brahimi kali Lansing 54”43 (4 pikë penalitet)
Oliver Gerets kali Widunja 50”14 (8 pikë penalitet)
Leonard Berziu kali Scoti 1’24”37 (12 pikë penalitet)
Ekaterina Bernatskaja kali Xhoki 1’26”28 (20 pikë penalitet)
21/11/2011 18:00
ASNN - Akademia e Hipizmit është e para e këtij lloji në Shqipëri
pasi është konceptuar si një shkollë e mirëfilltë nga Presidenti i saj,
Z. Xhaferr Lami, i cili është edhe kalorës në të njëjtën kohë. Kjo
Akademi edhe pse është private ka qenë në mbë...

Nessun commento:
Posta un commento