100 vjetori i Pavarësisë dhe kriza ul çmimet hoteliere në Vlorë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: “Çdo shqiptar le ta kalojë një ditë në Vlorë, s’do të ngelet i zhgënjyer!”
Kriza dhe situata e biznesit në
Vlorë, ka detyruar Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë, të bëjë publike
vendimin e biznesit hotelier, që në këtë sezon turistik, do të ulen
ndjeshëm çmimet për pushuesit. Ky komunikim nga Dhoma e Tregtisë, ka
ardhur pasi kanë konkluduar bizneset hoteliere që shtrihen për gjatë
bregdetit të Vlorës, që e shohin si një mundësi, për të rritur të
ardhurat. Ky është shkaku kryesor që deklarohet ulja e çmimeve
hoteliere, sidoqë Dhoma e Tregtisë e zbut problemin, duke u shprehur se
bëhet edhe për shkak se është sezoni i 100 vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë. Operatorët turistikë ngrenë shqetësimin për të vënë në
lëvizje të gjithë aksesorët, institucionet kulturore, për të bërë
efektiv turizmin kulturor, arkeologjik. Pas deklaratës së Dhomës së
Tregtisë në Vlorë, kontaktuam me disa nga operatorët turistikë, që kanë
shtrirë aktivitetin e tyre deri në Pashaliman. Me një zë të vetëm ata
shprehen se realiteti është ndryshe nga sa publikohet, qoftë edhe nga
Dhoma e Tregtisë. Të vërtetën e tregojnë prenotimet që janë bërë në
hotele për sezonin, që në krahasim me vitin e kaluar, që gjithashtu
ishte një vit i dobët turistik, kanë një ulje të ndjeshme. Sigurisht,
ndikon kriza në vendet nga vijnë turistët, por edhe situate në Shqipëri,
ku mungojnë elementët të tjerë që janë në funksion të pushuesve,
sikurse është ndotja e mjedisit, derdhja e ujërave të zeza në det dhe
deri tek mungesa e infrastrukturës, që favorizon lëvizjen. Krahas kësaj
një e metë e madhe është se këtë vit mungojnë masat për të njohur vlerat
kulturore-arkeologjike, nuk është marrë asnjë masë që pushuesit të
frekuentojnë veprat e artit, objektet dhe muzetë arkeologjike, duke
përjashtuar edhe vizitat në gjiret e gadishullit të Karaburunit, për të
mbetur një mollë e ndaluar edhe një vizitë në ishullin e Sazanit.
Aksidenti i Himarës tremb pushuesit
VLORË - Biznesmenët e Dhërmiut dhe
Himarës kanë shprehur shqetësimin se është një numër i konsiderueshëm i
pushuesve, që kishin prenotuar hotelet për gjatë muajit gusht, por që
tashmë kanë anuluar ardhjen, duke u shprehur për rrezikshmërinë e rrugës
ku ndodhi aksidenti tragjik me studentët e Elbasanit. Në këto rrethana
duhet të ndërhyhet me urgjencë në vendin e rrezikut, së paku për të
ngritur një mur me beton dhe hekur të lartësisë mbi dy metra, për të
evituar çdo rrezik dhe për të ndryshuar imazhin tek pushuesit-j anë
shprehur ata edhe në një kërkesë që i kanë bërë bashkisë së Himarës.
Jorgo Goro, kryetari i bashkisë është
shprehur për gazetën: “Aksidenti që ndodhi ka frikësuar pushuesit për të
ardhur në Dhërmi, Himarë dhe Sarandë nëpërmjet rrugës së bregdetit dhe
për këtë shkak, kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme nga Ministria
përkatëse”.
Nessun commento:
Posta un commento