03 gennaio 2013

Turistët preferojnë edhe në dimër pikën turistike të Valbonës

BAJRAM CURRI 03 Janar 2013 - 14:59
Turistët preferojnë edhe në dimër pikën turistike të Valbonës
 Edhe pse janë vetëm ditët e para të këtij viti, në pikën turistike të Valbonës turistët e huaj janë te pranishëm, bile në numër të shtuar në krahasim me natën e vitit të ri. 
Prej disa vitesh, prania e turistëve të huaj në Valbonë edhe në momentet e ndërrimit të viteve është bërë e zakonshme. “Bile prania e tyre ka ardhur në rritje gjatë këtyre ditëve të para. Nëse në ditën e parë ishin 35 turistë të huaj, numri i tyre tashmë ka arritur në 55, kryesisht nga Gjermania dhe Izraeli”, thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, pozitive është se “tashmë asnjë ditë nuk kalon në këtë pikë turistike pa pranine e turistëve të huaj, gjë që ka shtuar edhe të ardhurat për banorët vendas që gjithnjë e më shumë po i kushtojnë vemendje zhvillimit të turizmit malor. 
Moti i mirë i këtyre ditëve ka ndikuar në afrimin e një numri të konsiderueshëm vizitorësh nga Kosova. Gjatë ditëve të fundit janë të pranishëm në pikën turistike të Valbonës mbi 80 vizitorë ditorë nga Kosova. 
Vitin e kaluar numri i turistëve që kanë qenë të pranishëm në pikën turistike të Valbonës arriti në rreth 35 mijë. 
(d.b/ATA/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate