16 gennaio 2013

Shpella e Spilesë,Himare-Albania kthehet në vend turistik tërheqës per 2013


Himarë - Janar 16,2013 - 09:17
Shpella e Spilesë në Himarë do të bëhet një vend turistik mjaft tërheqës falë një programi prej 40 mijë dollarësh. Ky program është financuar nga PNUD dhe ka si qëllim kthimin e shpellës në një vend të vizitueshëm, si një vend me mjaft vlera të spikatura historike.
Mjediset përpara këtij objekti do të transformohen plotësisht, duke i shndërruar ato në një hapësirë me standarde të përshtatshme, për vlerat që ka kjo shpellë, e cila evokon një nga ngjarjet më të spikatura të antikitetit, atë të udhëtimit të Odiseut për në vendlindjen e tij, gjatë kthimit nga Lufta e Trojës.
Bashkia e Himarës ka bërë të ditur se procedurat janë në fazën finale, atë të përzgjedhjes së subjekteve që do të zbatojnë projektin, ndërkohë që shumë shpejt pritet të nisin punimet në terren. 

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/55180/ALB

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate