Korçë - Janar 18,2013 - 13:31
Është celur në qytetin e Korcës konkursi kombëtar i suvenireve.Për herë të parë bashkia e korcës ka zgjedhur të krijojë suveniret e saj për tia ofruar më pas ato turistëve të huaj dhe vendas.Pjesëmarrësit në konkurs janë ftuar të paraqesin idetë e tyre të cilat do të përzgjidhen më pas nga një juri e vecantë profesionistësh. Qëllimi i këtij konkursi është promovimi i vlerave kulturore të zonës juglindore, si edhe një tërheqja më shumë për turistët e të gjitha stinëve.
"Ka ardhur momenti që të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Korçën të marrin prej tij dhe një kujtim. Bashkia e Korçës për herë të parë në Shqipëri ka zgjedhur një mënyrë interesante për realizimin e suvenireve të rajonit të Korçës. Ne kemi zgjedhur të organizojmë një konkurs kombëtar, prandaj gjej rastin të ftoj të gjithë arkitektët, studiot e dizenjimit, artizanët, artistët që të sjellin ide të reja për realizimin e suvenireve të qytetit të Korçës", thotë Sofiola Kotelli, Drejtoreshë e Turizmit në Bashkinë Korçë.
Konkursi Kombëtar i Suvenireve do të realizohet në tre faza , ku priten që pjesmarrësit të paraqesin projektet e tyre për suveniret më domethënëse që identifikojnë raojnin e Korcës të cilat pas përzgjedhjes do të shkojnë për prodhim dhe më pas do të hidhen në treg.
Jorgjeta Gjançi ; http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/55367/ALB#Xchiu

Nessun commento:
Posta un commento