25 gennaio 2013

Ekspozite fotografie dhe Audio vizive, e alpinistit Fation Plaku, mbi Ekspediten Everest 2012


  • [Description]Ekspozita do jete me me shume se 100 fotografi nga Ekspedita Everest 2012, ku do pasqyrohet e gjithe ngjitja deri ne catine e botes. Ne njeren nga sallat e ekspozites gjate gjithe kohes do shfaqet per publikun nje dokumentar per Everestin. Gjate ekspozites do rreklamohen veshjet dhe pajisjet speciale qe jane vetem per lartesite mbi 8000m. Galeria FAB, ndodhet mbrapa Akademise se Arteve perballe me restorant Serendipity



  • Fation Plaku, një prej 6 alpinistëve, të cilët, për të parën herë në histori, ngjitën majën më të lartë në botë, atë të Everestit, ku ngritën flamurin shqiptar, ka çelur në galerinë “FAP”, në kryeqytet, një ekspozitë fotografike. 

    Në të, janë paraqitur mbi 100 foto, të cilat dokumentojnë rrugëtimin e paharrueshëm të grupit të alpinistëve, të cilët u shpallën si personazh i vitit 2012 në anketën e përvitshme, të organizuar në faqen e Top Channel.

    “Me këtë ekspozitë jam munduar të pasqyrojmë të gjithë ngjitjen, duke filluar nga kampi bazë deri në majë, dhe kthimi. Ngjitja e Everestit është ëndërr për çdo alpinist, por ne kishim edhe një tjetër synim kryesor: të ngjisnim flamurin shqiptar, për herë të parë në histori, duke përshëndetur të gjithë shqiptarët, anembanë botës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë”, tha Fation Plaku, alpinist dhe organizator i ekspozitës.

    Ndër të ftuarit ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka shprehur vlerësimin për udhëtimin e alpinistëve shqiptarë, në mënyrë të veçantë të Fation Plakut, i cili është edhe pjesë e personelit të Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

    “Personalisht unë, por dhe të gjithë ne në ambasadë, nuk mund ta shpresim dot mjaftueshëm se sa krenarë ndihemi për Fatjon Plakun. Dua të falënderoj edhe Top Channel, që i ka zgjedhur alpinistët si personazhet e vitit, dhe gjëja më e mrekullueshme kur flet me ta, është se ata janë njerëz të zakonshëm, me të cilët mund të komunikojnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA-ve.

    Pjesë e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 3 shkurt, janë edhe disa prej pajisjeve e veshjeve, që janë përdorur gjatë ekspeditës, si dhe një dokumentar i realizuar me pamje të filmuara në Everest. 
    ....................Foto nga Ekspozita 2012.....................


















Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate