02 gennaio 2013

"Përlindja e Shqipënies", qeveria e Vlorës tani edhe online


Tiranë - 
Periodiku zyrtar i qeverisë së parë shqiptare asaj të Vlorës, në titullin "Përlindja e Shqipënies", vjen i plotë në këtë 100-vjetor në një riprodhim fotostatik, por edhe online në portalin e albanologjisë së dy bibliotekave kombëtare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Drejtorët e dy bibliotekave që bënë të mundur këtë projekt, e kanë vlerësuar gazetën e qeverisë së Vlorës si një dokument të rëndësishëm historik.

"Prej çastit kur u ideua dhe u mendua që të fillonte koleksioni që ndodhet në arkivin tonë, të ishte dhe pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, pas kësaj ideje u kuptua që ky koleksion mund të ishte i nevojshëm dhe për bibliotekat e tjera të Shqipërisë, publike, universitare dhe private. Ka vlerën e tij pikë së pari dhe si botim elektronik. Pjesa në formë libri është thjesht riprodhimi jubilar", tha Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

"Ne që në shkrimin e parë kqyrim komentin politik, aty jepen dhe mundësitë e artikulimit të problemeve që lidhen me formimin e shtetit shqiptar. Gazeta kishte për synim kryesor paraqitjen e shkurtër të ngjarjeve kryesore të cilat ndërlidheshin me krijimin e statutit të Shqipërisë, pastaj rolin dhe kompetencat që do të kishte ministria e Arsimit në edukimin e brezave. Paraqitja e vendimeve të ndryshme që realizoheshin në konferencat e mbajtura në qytetet e Shqipërisë, në Gjirokastër, Shkodër, Berat, Korçë etj", tha Sali Bashota, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Gazeta "Përlindja e Shqipënies", ashtu si vetë qeveria e Ismail Qemalit, pati një jetë të shkurtër. Ajo u botua dy herë në javë nga gushti 1913 deri në mars të 1914-ës. Në të janë botuar vendime të rëndësishme të Qeverisë së Pavarësisë, por edhe gjithçka që lidhej me problemet kombëtare. 


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate