14 gennaio 2013

SKI ne Dardhë, Korçë - 2 Netë 3 Ditë - All included 9900 Lekë 18-19-20 Janar.


Eshte 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave qe vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Ky fshat eshte nje der fshatrat me te vecante ne kete zone te shqiperise eshte e mahnitshme te shohe...sh nje fshat qe shtrihet ne shpatin e malit, ndryshe nga fshatrat qe jane ne rreze te malit, dardha ka gjetur malin si taban per shtepite e saj.
Nje fshat qe ka me teper se 10, 000 viztore ne vit, qe te ofron mundeis per te zbuluar peisazhe te bukura si dhe aktivitete dimrore. Ne dardhe eshte nje piste ku vizitoret mund te bejen SKI, kjo e ben dhe me te bukur guiden tone.

Guida:
Dita I:
Nisja behet te premten ne oren 17:00 nga Tirana ( Tek Liceu Atristik “Jordan Misja”). Grupi zakonisht eshte nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ( Nje ne Librazhd dhe nje ne Korce). Rreth ores 21:00 jemi ne Dardh, pas akomodimit ne Hotel, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones. Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave të Dardhës, pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj. Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumojme gjatë një pikniku në natyrë.
Gjate darkes do te kete dhe Muzike per ata qe nuk duan te flene para ores 02:00. J

Dita II:(SKI)

Te shtune pasi mbarojme mengjesin rreth ores 9:30 nisemi per nje guide pak te gjate. Do te Shkojme te bejeme SKI.
Pista ndodhet rreth 4 km larg fshatit, kete itenerar do e pershkruajm ne kembe me ata qe kane deshire te shijojne bukurite e ketij fshati te mbuluar nga debora (Te tjeret do vijne me furgon). Pasi te shkojme tek Pista secili do zgjedhe veshjet dhe skite e preferuara, me pas nje instruktore do te kujdeset per secilin qe ti mesoj se si te beje SKI. Tek pista do rrime deri ne oren 15:30.
Nga aty do marrim furgonat dhe shkojme per te ngrene Dreken qe po na pret, me ushqime nga me tradicionale te zones (Lakrore me shije te ndryshme, Mish Qingji ne Sac, Mish Lepuri etj etj). Pasditja eshte e lire deri ne oren 21:00 qe do te shtrohet Darka. Gjate darkes se te shtunes do kete nje organizim per ata qe duan dhe te kercejne ose shijojne muziken prane Oxhakut.

Dita III:

Duhet te zgjohemi pak me heret, me gjithese kemi ndejtur deri vone te shtunen. Rreth ores 9 pasi kemi ngrene mengjesin nisemi per nje Guide ne Fshat. Nje guide qe zgjat rreth 2 Ore. Gjate kesaj kohe do te vizitojme disa nga vendet me karakteristike dhe turistike te Dardhes. Do te bejme nje Vizitetek Kisha, Do te Shohim 2-3 Kroje (CEZME) qe ne dardhe jane te shumte. Rreth ore 11:30 do na duhet te ;argohemi nga Dardha,
Nisemi per tu Kthyer, por kemi akoma per te pare. Do te bejme nje Ndalese ne Qytetin e Korces, Ku do keni mundesi te shikoni dhe te njihni me mire kete qytet. Nje vizite tek Katedralja, shetitje tek Pedonalja dhe disa vende te tjera karakteristike do e bejne me te bukur guiden tone ne kete qytet.
Nuk ka se si te perfundoje kjo Guide kaq e vecante pa ndaluar buze liqenit te Pogradecit. Per kete arsye kemi vendosur qe te bejme nje ndalese buze ketij Liqeni per te Ngrene Dreken. Rreth ores 19:00 Jemi ne Tirane.*Te lodhur por dhe te kenaqur ;-)*


Pagesa per kete aktivitet eshte 9,900 Leke per person ne te cilen perfshihen:


1.Transporti (Tirane-Dardhe, Dardhe-Tirane)
2.Hoteli (Ngroja behet me kaldaje, dhoma 2-sh, 3-sh)
3.Mengjesi (I te Shtunes dhe I te dieles)
4.Dreka (E te shtunes) (LAKROR, MIQ QENGJI ne SAC, dhe produkte tjera karakteristike te zones)
5.Darka (E te Premte dhe e te Shtunes)
6.SKIT (Qeraja e Pistes, Paisjet, Kursi)
7.Guida
Per Rezervime dhe info te metejshme Kontaktoni ne nr 0696583870.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate