19 gennaio 2013

SKI ne VOSKOPOJE ose DARDHE, Korçë - 2 Netë 3 Ditë - All included 9900 Lekë 25-26-27 Janar 2013


SKI ne Voskopojë, Korçë - 2 Netë 3 Ditë - All included 9900 Lekë

Dalle 25 gennaio alle ore 8.00 alle 27 gennaio alle ore 19.00


Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbe...tur më ...shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Vec vlerave historike kulturore Voskopoje eshte nje nder fshatrat me te vecante per Turizmin Dimeror. Nje fshat qe te jep mundesin qe kalosh nje fundjave te mahnistme ne zbukurimin e debores. Ne nisemi te premten dhe kthehemi te diele, gjate dites se shtune dhe te diel dalim per te vizituar fashtni turistik, monumente natyrore dhe kujturore qe voskopojes nuk i mungojne. Ushqimet tradicionale nuk mungojne ne guidat tona, gatime qe jane karakteristike per kete fshat. Momentet pra e oxhakut te largojne te gjithe lodhjen e dites se shtune dhe behesh gati per nje hulumtim tjeter te ketij fshati mahnise diten e diele. https://www.facebook.com/events/465055216888831/

Guida:

Dita I:
Nisja behet te premten ne oren 17:00 nga Tirana ( Tek Liceu Atristik “Jordan Misja”). Grupi zakonisht eshte nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ( Nje ne Librazhd dhe nje ne Korce) . Rreth ores 21:00 jemi ne Voskopoje. Pas akomodimit ne Hotel, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones. Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës Voskopojase është lakrori me dy petë. 

Dita II:

Te shtune pasi mbarojme mengjesin rreth ores 9:30 nisemi per nje guide per ne fshat, do te vizitpojme kishat dhe vendet te vecantat natyrore. Nje Guide vendas do jete gjithmone me ne, per te na thene me teper per historine e ketij fshati. Rreth ores 14:00 Kthehemi per te ngrene dreken. Pas dreke kohe e lire. Ne darke, mblidhemi rreth oxhakur dhe perveshim menget per te shijuar ushqimin tradicional te zones. 

Dita III:

Te dielen pasi hame mengjesin nisemi nga ora 9:00 kete here per nje udhetim ne nje fshat tjeter nje fshat qe mbart histori te vecante. Nisemi per ne Dardhe. Ne dardhe do te bejme SKI. Pasi te shkojme tek Pista secili do zgjedhe veshjet dhe skite e preferuara, me pas nje instruktore do te kujdeset per secilin qe ti mesoj se si te beje SKI. Tek pista do rrime deri ne oren 13:30

Nisemi per tu Kthyer, por kemi akoma per te pare. Do te bejme nje Ndalese ne Qytetin e Korces, Ku do keni mundesi te shikoni dhe te njihni me mire kete qytet. Nje vizite tek Katedralja, shetitje tek Pedonalja dhe disa vende te tjera karakteristike do e bejne me te bukur guiden tone ne kete qytet.
Nuk ka se si te perfundoje kjo Guide kaq e vecante pa ndaluar buze liqenit te Pogradecit. Per kete arsye kemi vendosur qe te bejme nje ndalese buze ketij Liqeni per te Ngrene Dreken. Rreth ores 19:00 Jemi ne Tirane.*Te lodhur por dhe te kenaqur ;-)*



Pagesa per kete aktivitet eshte 9,900 Leke per person ne te cilen perfshihen:
1.Transporti (Tirane-Voskopoje, Voskopoje-Tirane)
2.Hoteli (Ngroja behet me kaldaje, dhoma 2-sh, 3-sh)
3.Mengjesi (I te Shtunes dhe I te dieles)
4.Dreka (E te shtunes) (LAKROR, MIQ QENGJI ne SAC, dhe produkte tjera karakteristike te zones)
5.Darka (E te Premte dhe e te Shtunes)
6.SKIT (Qeraja e Pistes, Paisjet, Kursi)
7.Guida

Per Rezervime dhe info te metejshme Kontaktoni ne nr 0696583870.
Faleminderit qe beheni pjese e guidave tona,
Klubi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate