High Albania Mountain organizon në datat 19 dhe 20 janar 2013 një ngjitje në Malin e Moravës dhe në një nga majat e Voskopojës.
E shtunë – 19 janar
Nisja nga Tirana në orën 7:00. Vendi i takimit si gjithmonë mbrapa pallatit të Kongreseve tek “Play Bar”. Ndalesa e parë do të jetë tek “Gjahtari” për të pirë një kafe. Më pas do të vazhdojmë për në Korcë ku do të hamë drekë sipas deshirës. Pas drekës do të shkojmë të ngjitemi në malin e Moravës. E gjithë ecja do të shkojë rreth 5 h me ngjitje – zbritje rreth 900 m. Udhëtimi ynë vazhdon më tej drejt Voskopojës. Pas mbërritjes në Voskopojë do të akomodohemi në një nga shtepitë pritëse dhe më pas kohë e lirë për të gjithë. Darka do të jetë po aty dhe do të kemi mundësinë edhe të bëjmë një parti, të kërcejmë pas darke. Shtëpia pritëse është me ngrohje qëndrore si dhe tek ambjenti i ngrënies është edhe një oxhak.
E dielë – 20 janar
Pas mëngjesit do të nisemi për tu ngjitur në një nga majat më të larta përreth Voskopojës. E gjithë ecja do të zgjasi rreth 3 orë. Pas kthimit në fshat do të vizitojmë kishën e Shën Kollit, një nga katër basilikat që ndodhet në qendër të fshatit. Më pas udhëtimi ynë vazhdon drejt Pogradecit ku dhe do të hamë drekë në një nga restorantet buzë liqenit të Ohrit. Mbas drekës do të nisemi për në Tiranë.
Cmimi është 6000 lekë / person dhe përfshin transportin, fjetjen, darkën, mëngjesin dhe guidën.
P.S. Qëllimi i këtij ekskursioni është ngjitja në malin e Moravës (majën e Cardhakut mbi 1800m) dhe në një nga majat e maleve të Voskopojës që janë të mbuluara me deborë. Kështu që ju keshillojmë që të:
- Merrni këpucë mali me qafa ose në mungesë të tyre cizme pa taka
- Merrni kapucë të ngrohtë, doreza dhe vishuni mirë sepse Voskopoja ndodhet ne lartësinë 1300m dhe bën ftohtë.
Nessun commento:
Posta un commento