19 gennaio 2013

Ngjitje ne malin e Bukanikut 1830 mJanuary 20-01-2013, Elbasan me High Albania Mountain Club


January 20, 2013 7:30am
Nisja nga Tirana ne oren 7.30 am. Vendi I takimit si gjithmone mbrapa pallatit te Kongreseve. Pas mberritjes ne Elbasan dhe bashkimit me grupin tjeter nga Elbasani do te nisemi drejt Gjinarit. Ecja jone do te filloje nga Gjinari(900 m) deri ne majen e Bukanikut 1830 m dhe eshte e ndare ne dy pjese. Per ata qe nuk do te duan te vazhdojne deri ne maje ne lartesine 1450m eshte nje stabiliment sharre ku do te jete nje sobe e ndezur per ta. Te tjeret do te vazhdojne ngjitjen deri ne majen e Bukanikut (1830m). E gjithe ecja per grupin e majes do te shkoje rreth 5h me ngjitje- zbritje 900 m. Me pas kthim tek soba. Pas nje pushimi te shkurter dhe bashkimit me grupin qe do te rri aty do te nisemi per ne fshat tek furgonat. Mbas nje kafeje ne nje nga baret ne Gjinar do te nisemi per ne Tirane. Mberritja parashikohet rreth ores 6.30-7.00 pm.
Cmimi:  1500 l/person (transport dhe guide)
Prenotoni:  
Fb: High Albania Mountain Clube-mail: fisnikmuca@yahoo.com, info @highalbania.al, cel: 069 40 31 232, 067 816 36
Ps:  Ngjitja ne malin e Bukanikut eshte relativisht e lehte. Mbas eksperiencave te tjera me perpara edhe nje njeri me nje eksperience minimale neper male mund te ngjitet deri ne maje por gjithesesi  kete here me bore mund te jete pak me e veshtire se pa bore keshtu qe eshte edhe zgjedhja tjeter deri tek stabilimentit i sharrave. Mos harroni qe te vishni kepuce mali dhe ne mungese atlete te mira(gjithashtu edhe nje pale kepuce rezerve nqs ju lagen nga bora). Gjithashtu edhe veshje te stines sepse ne maje mund te beje ftohte. Meqe nuk eshte e mundur qe te bejme barbekyne  kete here, merrni per te ngrene me vete sipas deshires(fruta, fruta te thata, biskota etj.) si dhe uje.
Faleminderit!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate