15 gennaio 2013

40 Hanet dhe Turizmi i qëndrueshëm rural në Shqipëri


Ka disa vite që inisiativat e tipit han (shtëpi karakteristike që presin kryesisht vizitorë të huaj por edhe vendas) kane filluar të funksionojnë me financime të ndryshme siç është rasti i Thethit apo liqeni i Prespës. Tashmë, duke patur parasysh që turizmi rural është një nga pjesët kryesore të strategjisë së zhvillimit të turizmit në vend, ideja për identifikimin dhe aplikimin nga ana e ministrisë për gjetjen e fondeve për të ndihmuar të tilla inisiativa vjen në momentin e duhur.
Projekti i 40 Haneve të Shqipërisë ka formuluar 4 itineraret kryesore për turizmin e 40 haneve në Shqipëri, dy prej të cilëve (në vijim) janë kryesisht në gjurmët e rrugëve antike Via Egnatia dhe Via Publica duke kombinuar lehtësisht burimet natyrore dhe kulturore.
Itinerari II: Përgjatë haneve të Via Pubblica
Hanet:
1. Hani 1 i Tafajt, Tiranë.
2. Hani 2 i Gjelit, Tiranë
3. Hani 5 i Gjon Dukagjinit, Shkodër.
4. Hani i Via Pubblica 11, Pukë.
5. Hani 12 i Fushë Arrëzit
6. Hani 13 i Hasit , Krumë.
7. Hani 14 i Elezëve, Kukës.
8. Hani 15 i Kalasë së Dodës.
9. Hani 16 i Matit, Burrel.
10. Hani 17 i Oroshit, Mirditë.
11. Hani 18 i Taulantëve, Torra Durrës.
Itinerari III : Përgjatë Via Egnatia drejt jugut dhe kthim në Tiranë
Hanet:
1. Hani i Tafajt ose Hani i Gjelit.
2. Hani i Taulantëve
3. Hani 18 i Kavajës.
4. Hani 19 i Klodianës.
5. Hani 20 i Skampës.
6. Hani 21 i Liqenit, Lin.
7. Hani 22 i Enkelejdës, Pogradec.
8. Hani 23 i Voskopojës
9. Hani 24 i Ndrios, Korçë.
10. Hani 25 i Kolonjës.
11. Hani 26 i Coles, Petran – Përmet.
12. Hani 27 Hani i Argjirosë, Gjirokastër.
13. Hani 28 i Ankizit, Sarandë.
14. Hani 29 i Himarës.
15. Hani 30 i Kavalonës.
16. Hani 31 i Tomit, Berat.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate