18 gennaio 2013

Shembet shtëpia muze, rrënimi pas rikonstruksionit të fasadës

Shkodër - Janar 17,2013 - 22:08
Shembet një prej godinave pjesë e rrugës muzeale të Gjuhadolit në Shkodër. Ndërtesa që ka rënë në orët e mëngjesit të së enjtes, ka qenë e pabanuar dhe dëme në njerëz nuk ka pasur.
Shtëpia ka qenë pjese e investimit te Bankes Boterore dhe Bashkisë së Shkodrës; një projekt prej 750 mije eurosh per rikonstruksionin e fasadave te mbi 16 godinave me vlera monumentale në Shkodër. Për përurimin e ketij investimi i pranishem ka qene dhe ambasadori i delegacionit te BE Ettore Sequi dhe Ministri i Kultures Aldo Bumci.
Rikonstruksioni vetëm i fasadave duket se nuk ka siguruar edhe ruajtjen e këtyre objekteve me vlere kulturore për qytetin. Specialistët e monumenteve thonë se shume godina ne kete rruge muzeale jane te amortizuara dhe kane nevoje për një ndërhyrje të studiuar.
Bruna Gjoka 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate