20 gennaio 2013

Mbrojtje vlerave kulturore këto objekte nen një sistem te veçante mbrojtjeje

E diel, 20 Janar 2013 14:25
Aldo Bumçi Aldo BumçiPas grabitjes dhe dëmtimit te afreskeve te piktorit te shquar shqiptar Onufri, ministria e turizmit ka marre vendimin për ti vendosur këto objekte nen një sistem te veçante mbrojtjeje. Ministri Aldo Bumçi ka pranuar qe ky investim ne kultet fetare është shume i shtrenjte për buxhetin, nuk ka dhëne shifra se sa mund te shkoje ai. Dite me pare disa persona grabiten afresket e Onufrit ne Kishen e Shën e Premtes ne Valsh te Elbasanit. Kjo ngjarje ngjalli reagimin e ashpër te forumit ne mbrojtje te trashëgimisë kulturore, por nxori gjithashtu ne pah edhe lënien ne harrese dhe pa mbrojtje te këtyre veprave. Madje akuzat shkuan deri ne kërkesa për dorëheqje te ministrit Bumçi, te cilat ai i refuzoi ato duke i cilësuar si deklarata me sfond politik.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate